Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionVetem poezi

more_horiz
Shkruani ketu cdo poezi qe iu pelqen...

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Nje nate pa gjume-Migjeni

Pak drite!Pak drite,o shok,o vlla,
te lutem pak drite ne kete nate kur shpirti vuen
kur te dhemb e sdi cte dhemb,e syni gjume nuk ka
urren,nik di curren,don e s'di se cdon.

Pak drite!O burre!O hero! ngado qe te jesh!...
burre qe shkaterron e qe nderton serish,
pak drite vetem,te lutem t'kesh meshire
se po cmendem ne kete nate pa gjume e pa pishe.

................

Hiqmu qafe mendime!
O jastek ty te rroki,te perqafoj si shpetimin,
me fal ate qe due:gjumin dhe andrrimin
e dy buzeve qe peshperisin ngushellimin.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Vlorës - Asdreni

Ti je balli me florinj,
ti je lulja e Shqipërisë
dhe trumbeta e lirisë.
Pleq që ngjalle dhe të rinj,
tërë kombi të sjell nder,
me lavd emrin ta ka shkruar
se ti trime vet' me duar
fij't e flamurit ke tjerr!

Je kurora me shkëlqim
gurështrenjt', margaritarë,
që do mjeshtër magjistarë
t'i radhuan me qëllim.
Zjarr lëshojnë, që verbon,
si yj rrotull të shëndrisin,
rreze njyrash, llamburisin,
për sy bërë që lakmon!...

...Rrotull fqinjët sa fuqi,
sa mënyra nuk përdorin,
me pahir që të na korrin
çdo send, Vlorë, mban në gji!
Mund e bij ke pas' armiq,
me syt' katër gjith' pas arit,
jasht' zakonit të shqiptarit,
që s'shet besën për ca fiq.

Por ti, Vlorë, mos u dro!
Mbaj mburojën me qëndresë,
se kush vetes i zë besë,
e mat grushtin me këdo.
Se dhe Deti mik kur fle,
n'ëndrrat kryen një dëshirë
mbret të jet' e zot i lirë
veç për tokën q'i dha bè.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz


Vajza e Valëvet


Zëmëra s'ja mban
Mbi një gur n'an të detit
Qan, e zeza , qan
Pret atë që pret
E një dhembje ndjen
Gjithë bota ven' e vijnë
Po aty nuk vjen
Prëndëver' arrin
Një mëngjes të qet
Vijn'e shkojnë dallëndyshet
Vajza u thërret:
Ju të bukur zogjë
Tek ju kam një shpres'
Ju që shkoni det'e male
Dua t'u pyes
Një jetime jam
Pa nën e baba
një që kisha, një që doja
iku e më la
Mos e patë ju
Rron apo nuk rron
ndonjë lajm a ndonjë letrë
vallë më kujton
Vajza e Valëvet
Vetëm pa njeri
Qante veten, qante fatin,
n'atë varfëri
Erdhi dimri 'keq
një mëngjes të zi
ç'u nxi qielli dhe deti
gjëmon bie shi
Në ëndrrë se ç'pa
Djalin në vapor
Sikur shkonte dhe i hodhi
Vajzës një kuror
Letra e zezë vjen
E me të vërtet
Djali kishte udhëtuar
Pa kthim e për jetë
Thoshte i mjeri Djal'
"Vajza e Valëvet"
"Mere këtë letrë e qajmë
tjetër vend më pret
"Ah!Këjo dunja
një qëndrim nuk mban
"Dashuria jonë shuhet
Fat'i zi na ndan
"Mos u dëshpëro
Je një vajz' e re
Un martohem n'atë jetë
ti martohu atje
"Vajza e Valëvet
qofshë me shëndet
"mos kujto kohën e shkuar
po harroje shpejt
"O i dashur Djal'
shkove dhe më le
s'pate faj as ti as unë
ashtu qe për ne
ne u ndamë këtu
qielli atje lart
do të na bashkojë, o Djalë
prit se vij për pak
Lamtumir, o Gur
mjaft-ë kaqë koh'
vuajte dhe ti me mua
shkoj e më s'të shoh
Haj Dunja ! Dunja
s'ke gjë të vërtet
Lamtumirë e Jet' e rreme
Merm o valë, o det...

*Versioni i kënduar e i regjistruar nga firma Pathe në vitin 1929 në Paris, prej K.Çakalli, N.Muka,P.Kokaveshi e A.Bala.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Shiu i te marreve/Dritero Agolli

Dikur na bridhte qiejve nje shi,
qe vec poetet cmendte po ti lagte,
dhe ra papritur ky shi mbi njerezi
poetet u lajthiten pas nje nate.

Filluan te kopjonin vec nje varg
te kishin te perbashket vec nje metafore
per shembull"Jam Homeri,bust ne park,
jam Sofokli,Eskil e Pitagore."

Jam rruge vetetimash e rrufe
jam dhe kostelacion ne qiell
jam rrap me rrenjet pleksur neper fhe
jam udhetar qe kam ne sup nje diell...

Po nga ky shi su lag vec nje poet
se ishte fshehur ne nje pyll te dendur
poetet e lajthitur ne qytet
e qeshnin dhe i thoshin"Je i cmendur!"

Dhe u merzit poeti ne vetmi
se talleshin te cmendurit,poetet
dhe luste zotin qe te binte prape ky shi,
qe dhe ai te cmendej si te tjeret.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Mbishkrim mbi nje liber

ne vite dashuria nuk u plak
dhe zemra se treti zerin tend
prano nje pershendetje qe nga larg
nje miqesi qe snjeh as kohe,as vend.

Kete kujtim te thjeshte kur ta kesh
me sill ne mend dhe pakez pshereti
per cka na lodh nje dite e mbushur zheg
apo nje oqean plot ftohtesi.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Xhelaledin Rumi - "Kur dashuria është grackë"

Kur në grackë është kapur dashuria,
Atë që syri vështron, nuk është mëkat.
Tashmë ai nuk sheh, më rrezet e tija,
Nga brenda flet, shpirti i ngratë.
Ai tashmë është dehur, me verë,
Që e piu nga dashuria e vërtetë.
Kur ishe e imja, nuk shkoje me të tjerë,
Më premtove, se kështu do të jesh përjetë.
Dashuria ime, nuk ka për t'u zbehur
Dhe kur të jem larg në syrgjyn
Shkëlqimi tradhton, thëngjillin e fshehur
Dashuria tradhton shpirtin tim.
Vezullimi i syrit, kap dashurinë në grackë,
Toka ku shkel bëhet si fron mbreti.
Sa herë që ti do, do të jemi bashkë
Jam skllavi yt, do kthehem nga kurbeti.

descriptionRe: Vetem poezi

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi