Një gjysh anglez, i cili ka jetuar në koma për 10 vite, u zgjua kur gruaja i vuri këngën e preferuar “I can’t get no satisfaction”. Eva Carter thotë për “Daily Telegraph” se fillimisht dyshoi kur doktorët i sugjeruan të luante muzikë për burrin, ndërsa ai shtrihej pa ndjenja për shkak të anemisë.

Por ajo vendosi ta provonte. Bashkëshorti, Sam, 60-vjeçar falënderoi Mick Jagger dhe “Rolling Stones”, pasi gjëja e parë që mban mend pas zgjimit janë tingujt e kitarës. “Nuk më kujtohet shumë nga koma, por kur dëgjova këtë këngë më erdhi ndër mend fëmijëria”.