Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
Palombaret e harruar te liqenit te Ohrit

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 25th December 2007, 17:50

Pogradec - Per ta kujtohen vetem ne raste fatkeqesish, atehere kur trupi i pajete i dikujt duhet nxjerre nga uji i ftohte i liqenit. Jane tre-kater djem te rinj pogradecare, qe tashme i njeh i gjithe qyteti. Ne cdo kohe, ne dimer dhe ne vere, ata jane aty per te lehtesuar sadopak dhimbjen njerezore per dike qe humbet ne thellesine e liqenit.

Gentian Olldashi, 29 vjec, eshte nje nder palombaret me te zote ne krejt zonen. Veren qe shkoi, me ekipin e tij, mundi te nxjerre nga thellesite trupat e kater personave qe humben jeten ne ujerat e liqenit te Ohrit. Nje operacion teper i veshtire, qe shpeshhere rrezikon dhe vete jeten e zhytesve, e qe ne disa raste ka bere te terhiqen edhe palombaret profesioniste te ardhur nga Tirana. Kjo pasi Liqeni i Ohrit eshte me i thelli ne Ballkan dhe me nje nenshtrese balte, qe veshtireson se tepermi kerkimet nenujore. Gentiani kujton rastin e disa koheve me pare, kur nje person mbeti i mbytur ne rreth 100 metra thellesi dhe deri me tashti ka qene e pamundur nxjerrja e trupit te tij. “Kemi arritur ta percaktojne vendin, thote Gentiani me nje eksperience 10-vjecare ne kete profesion, por nxjerrja e trupit eshte dicka qe tejkalon cdo mundesi tonen”. Eshte pikerisht humanizmi, motivi qe i ben keta djem te rinj te zhyten ne ujerat e Ohrit, sa here qe dikush kerkon ndihmen e tyre. Por, per ta, askush nuk mendon t’u krijoje te pakten disa kushte minimale per t’u ardhur me mire ne ndihme njerezve. Bashkia e Pogradecit, as qe ka e ka cuar neper mend te beje dicka per ta lehtesuar punen e tyre fisnike. Nuk do te ishte ndonje sakrifice e madhe per bashkine percaktimi i nje fondi modest, ndoshta dhe te nje mjeti me te pershtatshem, qe keta djem te mos kujtohen vetem kur ndonje fatkeq duhet nxjerre nga uji, por edhe per te parandaluar aksidentet qe marrin cdo vit jete njerezish.

BOKS

Ohri, nder liqenet me te vjeter ne bote

Liqeni i Ohrit eshte nje nga liqenet me te medha ne Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si nje nga liqenet me te vjetra ne bote. Ai gjendet ne nje lartesi mbidetare prej 695 metrash dhe ka nje siperfaqe prej 349 km². Pika me e thelle e liqenit eshte 289 metra. Pjesa me e madhe e liqenit i takon Maqedonise, kurse pjesa tjeter i takon Shqiperise. Ne bregun e liqenit shtrihen tre qytete te medha: Ohri dhe Struga ne Maqedoni si dhe Pogradeci ne Shqiperi.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi