Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionKrasniqi lufton Dimitrenkon me 15 Nëntor

more_horiz



Superdueli i kategorisë së rënd Luan Krasniqi vs. Alexander Dimitrenko do të zhvillohet në Düsseldorf të Gjermanisë me datën 15 Nëntor 2008, ketë e konfirmoj menaxhmenti i ukrainasit Alexander Dimitrenko.
Kanë mbetur vetëm 2 muaj larg luftës së ardhshme të Luan Krasniqit e cila do të jetë edhe vëndimtare për të ardhmen e tij. Krasniqi për herë të parë do të paraqitet në Ring pranë publikut Düsseldorf-as në Bundesland-in e Nordrhein Westfahlen ku jetojnë më shumë se 20 milion banorë ndër ta edhe mijëra Shqiptarë të emigruar.
Klubi Universum BoxPromotion e as vetë Luan Krasniqi nuk e ka bër akoma zyrtare datën e cakutar, por këtë e bëri ukrainasi Dimitrenko i cili thotë se Luan Krasniqit i ipet shansi i fundit të boksoj kundër një boksieri aq të cilësuar siç është ai vetë.
"Krasniqi tani duhet të tregoj se si qëndron pas shumë pohimeve dhe akuzave ndaj meje në vitin e kaluar. Edhe pse Luan Krasniqi nuk ka boksuar një kohë të gjatë, unë me trainerin timë Sdunek do të pregaditem maksimalisht dhe do të jemë në top-form me 15 Nëntor në Düsseldorf" kështu Dimitrenko.
Faktë është se ky duel për Luanin do të jetë i vështirë sepse nuk ka boksuar nga muaji Korrik i 2007-ës mirëpo as Alexander Dimitrenko nuk ka patur kurr më parë një boksier më të mirë përballë.

descriptionRe: Krasniqi lufton Dimitrenkon me 15 Nëntor

more_horiz
Luani iu kërkon falje tifozëve të tij



Boksieri kosovar Luan Krasniqi, iu ka kërkuar falje tifozëve të tij pas zhgënjimit të mbrëmshëm kur, megjithëse dominoi rundet e para të përballjes me ukrainasin Aleksander Dimitrenko, u nokautua pas një goditje të pësuar në rundin e tretë.

“Kërkoj falje nga adhuruesit e mi që i zhgënjeva, por nuk munda të bëj asgjë. Bëra më të mirën që munda. Mendova se e kisha situatën nën kontroll”, ka thënë Krasniqi pas boksimit të mbrëmshëm.

Ndërkaq Dimitrenko thotë se goditja triumfuese e tij kishte qenë shumë më e fuqishme se ç’kishte menduar dhe shton se ai tash është i gatshëm të luftojë në nivel të kampionit.

“E di që adhuruesit nuk ishin me mua. Por mendoj se i kam bindur. E kapa me një grusht shumë të mirë, i cili goditi më fuqishëm se ç’mendova”, ka thënë Dimitrenko.

“Jam i gatshëm të luftoj në nivel të kampionit tash. Jam stërvitur me Wladimir Klitschko dhe e di çfarë duhet”, ka shtuar ukrainasi.

I njohur si Sasha, Dimitrenko tash mban rekord prej 29 fitoresh nga po aq boksime, 19 prej të cilave, përfshirë edhe këtë të fundit, me nokaut. Ndërkaq kjo ishte humbja e katërt e Krasniqit, kundrejt 30 fitoreve dhe një barazimi në karrierën profesionale të tij.

descriptionRe: Krasniqi lufton Dimitrenkon me 15 Nëntor

more_horiz
Vertet,humbja e Luanit ishte zhgenjim,porse Luani ka bere mjaft deri me tani,dhe domosdo se edhe humbja nuk eshte diqka e tmerrshme duke llogaritur se gjithmone nuk fitohet.

descriptionRe: Krasniqi lufton Dimitrenkon me 15 Nëntor

more_horiz
duhet te terhiqet sa eshte ne kohe

descriptionRe: Krasniqi lufton Dimitrenkon me 15 Nëntor

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi