Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Shqipėria bie nė “Ferenc Pushkash”

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 14th October 2008, 00:24


Skuadra e Ari Han njeh humbjen e parė, mposhtet 2-0 nga Hungaria .Shqipėria njeh humbjen e parė nė eliminatoret e Botėrorit 2010 dhe ajo vjen pikėrisht nga rivalja direkte nė grup, Hungaria. Skuadra e Ari Han humbet 2-0, duke vuajtur mungesėn e fatit (nė dy traversa tė Skelės dhe Agollit) dhe mes protestave pėr gjyqtarin zviceran Kriēeta, nė episodin e golit tė dytė, qė vulosi shifrat e takimit. Loja fillon mjaft taktike e momenti i parė i rrezikshėm shėnohet nga shqiptarėt, pas njė ikjeje spektakolare tė Dallkut nga e djathta, kur kronometri shėnonte dhjetė minuta lojė. Topi i mbrojtėsit shkon te Bogdani, qė pasi vonohet disi nė kontroll, gjuan, por portieri Fulop pret nė pozicion. Vendasit reagojnė menjėherė me Hajnal, i cili gjen reagimin e Beqajt, qė largon i sigurt nė goditje kėndi. Pavarėsisht kėtij momenti, Shqipėria vazhdon tė dominojė dhe tenton portėn me Skelėn, i cili nuk e kalibron si duhet tė majtėn e tij. Nė tė 36-tėn, fantazisti vlonjat gjuan sėrish, por kėtė herė ėshtė i pafat, pasi gjuajtja e tij pėrplaset nė traversė dhe pėrfundon jashtė portės hungareze. Fraksioni i dytė fillon me njė kundėrsulm tė shpejtė tė skuadrės sonė, por qė mbetet i pashfrytėzuar nga Skela, Bogdani e Duro. Pas kėtij shansi tė humbur vjen edhe ndėshkimi, qė mban firmėn e sulmuesit Augsburgut nė Bundesligėn e dytė gjermane, Sandor Torgele. I gjendur nė shtyllėn e parė, 26-vjeēari devijon saktėsisht drejt rrjetės harkimin nga Huszhti, duke mposhtur portierin Arjan Beqaj. Kuqezinjtė reagojnė nė fushė me Ervin Skelėn, qė gjen reagimin e portierit kundėrshtar dhe nė stol, ku tekniku Ari Han hedh nė fushė Jahmir Hykėn pėr Kristi Vangjelin. Por, janė sėrish kundėrshtarėt qė rrezikojnė me Torgele, por kėtė herė devijimi i tij me kokė nuk gjen portėn. Nė anėn tjetėr ėshtė Skela qė provon nga brenda zonės, pa mundur tė mposhtė Fulop. Me kalimin e minutave, hungarezėt tėrhiqen nė mesfushėn e tyre dhe kėrkojnė vetėm kundėrsulmet, gjithsesi, Huszhti dhe Torgele vazhdojnė tė jenė tė rrezikshėm pėr Beqajn. Nė tė 73-tėn, tekniku Han rrezikon duke hedhur nė fushė edhe Kapllanin pėr Beqirin, ndėrsa Cana spostohet nė qendėr tė mbrojtjes. Vendasit provojnė edhe nga goditje standarde, por trajektorja e Huszhti gjen tė gatshėm “gardianin” kuqezi. Nė tė 79-tėn, pėr Shqipėrinė tenton Kapllani, i cili gjen vetėm rrjetė tė jashtme. Hungaria dyfishon nė tė 80-tėn me Juhazh, pas njė goditjeje kėndi tė akorduar mes protestave nga gjyqtari zviceran Klaudio Kirēeta: fajtor nė kėtė rrjetė edhe portieri Beqaj. Shtatė minuta nga fundi i lojės, kuqezinjtė gjuajnė edhe njė herė tjetėr traversėn, kėtė herė pas njė gjuajtjeje nga mbi 30 metra tė Agollit. Loja mbyllet me dy tentativa pėr gol nga vendasit, ndėrsa Shqipėria njeh humbjen e parė nė kėto eliminatore, ndėrsa tė mėrkurėn luhet kundėr Portugalisė. Burimi Marre nga “Gazeta-Shqip”



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi