Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Prokuroria, Damir Fazliē dhe Erion Isufi ...

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 14th October 2008, 00:27

Hetuesit: Po pėrgatisin bllokimin e shitjes dhe tjetėrsimit tė aktivitetit.Prokuroria e Pėrgjithshme i ėshtė pėrgjigjur me “punė” sulmeve tė Kėshillit tė Ministrave nė lidhje me dosjen “Fazliē”. Nė fshehtėsi tė plotė hetues tė Prokurorisė sė Tiranės dhe akuzės qendrore kanė sekuestruar tė gjithė dokumentacionin nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit (QKR) pėr firmat e Damir Fazliē dhe tė (ish) bashkėpunėtorit Erion Isufi. Pas marrjes nė dorėzim tė aktiviteteve private, prokurorėt janė drejtuar nė zyrat e hipotekės pėr tė evidentuar pronat e personave nė fjalė. Hetuesit kanė marrė nė dorėzim informacione tė detajuara dhe mė pas kanė vendosur pėr tė bllokuar tjetėrsimin e tyre. Tjetėrsimi, sipas akuzės, ėshtė njė mėnyrė qė prona dhe subjekti privat tė mos shiten apo tė jepen me qira. Hetuesit saktėsojnė se aktiviteti nė kėto subjekte do tė vazhdojė si nė tė kaluarėn, me gjithė personelin dhe administratorin. Krahas sekuestros konservative tė pronave tė Fazliē, prokuroria po pėrgatit edhe njė bllokim tė njė subjekti, qė ėshtė nė pronėsi tė Erion Isufit. Emri i subjektit, sipas hetuesve, nuk bėhet i ditur.
Subjektet e bllokuara
Prokuroria e Tiranės tha dje se ka regjistruar procedimin penal ndaj shtetasit Damir Fazliē pėr “pastrim tė produkteve tė veprės penale”. Dyshohet se biznesmeni serbo-boshnjak ka disa prona nė Shqipėri, me bashkėpronarė. Dyshimet e prokurorisė kanė rėnė mbi shtetasin Erion Isufi, i denoncuar publikisht nė media si krahu i djathtė i Fazliē. “Kemi marrė tė gjitha tė dhėnat nga QKR-ja pėr pronat e Damir Fazliē dhe shtetasit Erion Isufi. Kemi dyshimin, krahas denoncimeve publike, se dy personat e lartpėrmendur kanė bashkėpunuar dhe kanė nė aktivitet disa firma. Madje, dyshimet vazhdojnė deri te bashkėfajėsia e kėtyre dy shtetasve pėr shitjen e njė firme prej 1.7 milionė eurosh te njė firme fantazmė nė Qipro”, thanė burimet nga Prokuroria e Tiranės. Sipas tyre, do tė hetohen tė gjitha lidhjet e Fazliē nė Shqipėri, ku deri tani emri qė ka dalė si bashkėpunėtor i tij ka qenė pikėrisht Erion Isufi. Personi, i cili ėshtė edhe kunati i ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha, ka qenė administrator nė njė firmė tė tij. Lidhur nga kėto informacione, hetues tė Prokurorisė sė Tiranės thanė se kanė pėrgatitur bllokimin e njė aktiviteti tė tij, i cili ka seli nė autostradėn Tiranė-Durrės. Gjithsesi, burimet pohojnė se pėr sekuestron konservative tė kėtij aktiviteti do tė veprohet me Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. Kopje tė urdhrave pėr bllokimin e aktivitetit kanė mbėrritur nė hipotekė dhe sot pritet qė tė vendoset bllokimi. Gjithsesi, hetuesit e ēėshtje si druhen njė tjetėr “bllokade” tė qeverisė, pasi zyrat e hipotekės administrohet dhe ka varėsi nga Ministria e Drejtėsisė. Frika e prokurorėve dhe hetuesve ėshtė dekonspirimi i hetimeve.
Dėshmitarėt e parė
Prokuroria e Tiranės tha dje se ka pėrgatitur listėn e personave qė do tė merren nė pyetje pas hapjes sė procedimit penal pėr shtetasin Damir Fazliē. Hetues tė ēėshtjes thanė se personi i parė, qė mund tė shkelė nė organin e akuzės, ėshtė Erion Isufi. Kunati i Lulzim Bashės mund tė pyetet pėr bashkėpronėsinė e disa aktiviteteve tė tij me shtetasin Damir Fazliē dhe dijeninė e tij rreth njė shitjeje fiktive. Gjithashtu, hetuesit saktėsuan pasditen e djeshme, pėr gazetėn “Shqip”, se Isufi mund tė jetė personi qė mund tė ketė dijeni rreth kėtij veprimi tė paligjshėm.
Krahas Isufit, hetues tė Prokurorisė sė Tiranės po kryejnė veprimet hetimore pa humbur shumė kohė, duke pėrpiluar edhe fletė-thirrjet e para. Njė ndėr to ėshtė edhe avokatja Flutura Kola, e cila ka pėrfaqėsuar firmėn qipriote nė blerjen e “Crown Acquisitions” pėr 1.7 milionė euro.
Sekuestrimi nė Porto Romano
Prokuroria e Tiranės ka ndėrmarrė njė hap pėr tė sekuestruar njė pronė tė Damir Fazliē nė Shqipėri. Pas deklaratave tė ashpra, PD-PS dhe porkurori-ministri, ēėshtja “Fazliē” po precipiton me shpejtėsi. Prokurorėt e Tiranės kanė vendosur t‘i bllokojnė atij pronat e blera nė Porto Romano, nė Durrės, nėn akuzėn e pastrimit tė parave. Burimet saktėsojnė se prokurorėt kanė vendosur tė bllokojnė tokėn nė Porto Romano prej disa mijėra metra katrorėsh, ku do tė ndėrtohej njė park energjetik.
Prona rezulton se ėshtė blerė nga firma “Crown Acquisitions” nė pronėsi tė serbo-boshnjakut Damir Fazliē, nė gusht tė vitit 2007. Prona e tij u bllokua nė hipotekėn e qytetit tė Durrėsit dhe me tė nuk mund tė bėhet asnjė veprim, deri nė pėrfundimin e hetimeve. Fazliē ka blerė me ēmim tė lirė pikėrisht aty ky qeveria ka vendosur tė ngrejė njė park energjetik dhe qė natyrisht merr njė vlerė tė madhe monetare nė momentin qė konkretizohet ky projekt.
Deklarata
Isufi: Nuk kam aktivitet me Fazliē
Erion Isufi, nė njė deklaratė tė shpėrndarė pėr mediat, tha se nuk ka ushtruar asnjė aktivitet ekonomik tė pėrbashkėt me Damir Fazliē. Isufi thotė se ka qenė i punėsuar nė njėrin prej bizneseve tė boshnjakut. “Unė nuk kam ushtruar asnjė aktivitet ekonomik tė pėrbashkėt me z.Fazliē, dhe nuk kam qenė asnjėherė partner, ose ortak me z.Fazliē. Kam qenė i punėsuar si administrator pranė kompanisė “SRF Developments”, e cila nuk ka kryer asnjė aktivitet ekonomik gjatė kohės qė unė kam ushtruar kėtė detyrė”, thotė nė deklaratėn e tij Erion Isufi. Mė tej, ai shprehet se nė fund tė vitit 2006 ka dhėnė dorėheqjen nga posti i administratorit nga dy kompani, tė cilat ishin nė emėr tė Fazliē nė vendin tonė, ndėrkohė qė nga kompania e tretė ka dhėnė dorėheqjen nė mars tė vitit tė shkuar. “Dy kompanitė e tjera, “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions” nuk janė bėrė asnjėherė aktive dhe nuk kanė kryer asnjė aktivitet ekonomik gjatė kohės, qė unė kam qenė administrator. Nga pozicioni i administratorit kam dhėnė dorėheqjen e parevokueshme pėrkatėsisht mė 30 dhjetor 2006 pėr “Virtu Acquisitions” dhe “Crown Acquisitions”, dhe mė 20 mars tė vitit 2007 pėr kompaninė “SRF Developments”. Tė gjitha kėto janė lehtėsisht tė vėrtetueshme dhe verifikueshme nga organet pėrkatėse”, thekson nė kėtė deklaratė Erion Isufi. Lidhjen e Isufit me Damir Fazliē e mohoi edhe ministri i Jashtėm, Lulzim Basha. Gjatė njė fjalimi nė parlament, por edhe nė njė prononcim pėr mediat nė pėrfundim tė seancės kuvendore, Basha tha se as ai dhe as kunati i tij nuk kanė pasur ndonjėherė lidhje biznesi me Damir Fazliē. “Edhe njė herė unė i qėndroj asaj qė kam thėnė nė Parlament, e transmetoni pikė pėr pikė. Ėshtė e qartė dhe i qėndroj me pėrgjegjėsi tė plotė, mendoj se shtypi i lirė, media e pavarur, ka pėr detyrė qė ta hetojė dhe ta zhbirilojė tė vėrtetėn deri nė fund. Nga zhbirimi i sė vėrtetės deri nė fund duket qartė se kemi tė bėjmė me njė fushatė shpifjesh, asnjė nga familjarėt e mi. Zoti Isufi e as unė nuk kemi pasur asnjėherė lidhje biznesi, biznese tė pėrbashkėt, ortakėri apo nuk kemi zhvilluar asnjėherė aktivitet ekonomik me zotin Fazliē”, theksoi Basha. Emri i Erion Isufit u bė publik, pasi ai figuronte si administrator i kompanive tė Damir Fazliēit nė vendin tonė. Nga ana tjetėr, kėsaj ēėshtjeje iu bė jehonė, pasi biznesmeni boshnjak, i cili ka qenė pjesė e stafit tė BG&R (kompania e cila bėri fushatėn e Partisė Demokratike nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut 2005), u pa nė disa pamje filmike i ndaluar nga policia e Bosnjės fundjavėn e kaluar.
Kush ėshtė Erion Isufi?
Erion Isufi ka pėrfunduar gjimnazin “Sami Frashėri”, nė vitin 1996 dhe njė vit mė vonė ka bėrė njė kurs gjuhe nė Holandė. Nga viti 1998 deri nė 2004 ka ndjekur studimet e larta dhe masterin nė Universitetin e Utrehtit, nė Holandė, pėr histori tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Nga nėntori 2004 deri nė shkurt 2005 ka punuar si pėrkthyes nė UNMIK nė Kosovė. Nė periudhėn mars-gusht 2005, ka qenė koordinator i Komitetit tė Orientimit tė Politikave, ndėrkohė qė nga marsi deri nė qershor tė kėtij viti ka qenė pjesė e fushatės sė kandidatit pėr deputet nė zonėn 33 nė Tiranė, Lulzim Basha. Ndėrkohė, pėr tre muaj, nga maji 2007 deri nė korrik 2007 ka qenė pjesė e fushatės sė kandidatit pėr deputet, Eris Hoxha, nė Pogradec.
Burimi Marre nga “Gazeta Shqip”



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi