Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shqiptarėt pėrshėndesin njohjen e Kosovės ...

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 14th October 2008, 20:57

Shqiptarėt pėrshėndesin njohjen e Kosovės nga ana e qeverisė malazeze
Shqiptarėt nė Malin e Zi*dhe pėrfaqėsuesit e tyre politik e kanė mirėpritur me gėzim lajmin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Qeverisė sė Malit tė Zi. Politikanėt shqiptarė nė kėtė republikė kėtė vendim tė Podgoricės zyrtare qeverisė e konsideruan tė guximshmėm*dhe tė rėndėsishėm jo vetėm*pėr Malin e Zi dhe Kosovėn por edhe pėr tėrė stabilitetin nė rajon. Vlerėsimet e tyre janė veēanėrisht tė larta pėr faktin se kjo ndodhi vetėm njė ditė pas votimit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara nė favor tė nismės sė Serbisė pėr tė kėrkuar njė opinion tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės dhe se Mali i Zi e ka pasur tė vėshtirė tė sjellė kėtė vendim, duke marrė parasysh se e gjithė opozita malazeze ka qenė kundėr njohjes sė Kosovės.
Kreu dhe deputeti i subjektit tė parė politk nė Mal tė Zi Mehmet Bardhi , duke u shprehur i kėnaqur me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Mali i Zi dhe Maqedonia vlerėson se kėto vendime janė tė pėrgjegjshme dhe se ato do tė kontribuojnė nė forcimin e marrėdhėnieve tė mira ndėrfqinjėsore dhe do tė forcojnė stabilitetin nė rajon.
Ky vendim sipas Bardhit ėshtė njė sinjal qė Mali i Zi tregon vendosjen e paluhatshme qė tė ēojė mė tej zhvillimet demokratike dhe respektin pėr qasjen obligative nė integrimet evroatlantike, duke shprehur respekt pėr kėt akt i cili sipas Bardhit do tė jetė nė tė mirė tė Malit tė Zi dhe Kosovės,*si dhe njė kontribut i veēantė pėr stabilitetin dhe qetėsinė e qėndrueshme nė rajon.
Ministri pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani thotė*se vendimi i qeverisė malazeze pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės tregon vendosmėrinė e Podgoricės pėr tė ndjekur politikėn proevropiane dhe shprehet i bindur se*Qeveria e Malit tė Zi ka bėrė njė punė tė mrekullueshme dhe jashtėzakonisht tė guximshme, duke ditur faktin qė*Mali i Zi njohjen e pavarėsisė sė Kosovės e ka pasur mė problematike se ēdo shtet tjetėr, mbase e tėrė opozita malazeze e cila pėrfaqėson*32 pėr qind tė popullatės ka qenė kundėr njė vendimi tė tillė.
Luigj Shkreli deputet i Partisė Demokratike tė Socialistėve shprehet se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Qeverisė sė Malit tė Zi*gėzon tė gjithė dashamirėt e stabilitetit tė rajonit dhe u tėrheq vėrejtjen tė gjithė skeptikėve nė skenėn politke malazeze se koalicioni qeverisės nė Mal tė Zi mė nė krye me zotin Millo Gjukanoviq ėshtė pushet me pėrgjegjėsi, i cili di tė ēmojė se cili ėshtė interesi nacional, shtetėror dhe rajonal dhe i cili nė rrethanat mė tė vėshtira tė viteve 1999 ia arriti me maturi diplomatike tė ruaj qetėsinė dhe paqen nė kėtė republik.
Kryetari i Forcės sė Re Demokratike- Forca, Nazif Cungu vendimin e qeverisė malazeze pėr njohjen e Kosovės e vlerėson tė pritshėm, port ė vėshtirė dhe me peshė tė madhe dhe shton se ky moment historik do tė ndihmojė stabilitetin nė rajon dhe do tė hap rrugė pėr njohje tė reja tė Kosovės.” Qeveria e Malit tė Zi me kėtė vendim ka nderuar edhe ne si
shqiptar dhe mendoj se perspektiva nė kėto treva do tė jetė edhe mė e qartė sidomos pas integrimit tė Malit tė Zi nė familjen evropiane”, thotė Cungu.
Lideri i Bashkimit Demokratik tė Shqiptarėve, Ali Doda po ashtu pėrshėndet vendimin e Podgoricės zyrtare pėr njohejn e shtetit tė Kosovės, duke theksuar se ky vendim ėshtė rrugė pakthim pėr stabilizimin poilitk nė rajon dhe hap rrugė edhe vendeve tjera pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. “ Mendoj se nė planin strategjik Mali i Zi ka kryer edhe njė detyrė shtėpiake, pėrmbushjen e standardeve nė pikėsynimin e pranimit nė kėto institucione ndėrkombėtare”, konsideron Doda.
Kryetari i Parlamentit lokal tė Ulqinit, Muhamet Nika, njeheri edhe funksionar i lartė i Partisė sė Prosepritetit Demokratik thotė se njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga qeveria malazeze pėr subjektin e tij politik ėshtė i mirėpritur pasi, siē thotė ai, formimin e shtetit tė Malit tė Zi dhe tė Kosovės e kanė pasur pjesė tė programit politk qė nga viti 2000. Ai pohon se ky vendim do t’i shėrbej stabilitetit rajonal pėr tė krijuar njė bosht ballkanik ndėrmjet Prishtinės, Podgoricės, Shkupit dhe Tiranės, qė njėheri ėshtė edhe politikė zyrtare e SHBA e shprehur nga presidenti Bush gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri.
Subjekti im politik pohon Nika gjatė gjithė kėsaj kohe ka prėkrahur ēdo veprim tė sinqertė politk tė atrye forcave qė janė angazhuar pėr pavarėsi tė kėtyre dy shteteve pėr dallim nga disa subjekte shqiptare nė Mal tė Zi tė cilat mjerisht deri te ky akt pėrfundimtar kanė qenė nė lajthitje, duke u vetėrreshtuar pas programit tė partive opozitare malazeze tė cilat kanė paralajmėruar trazira.
Edhe kryetari i Kėshillit Nacional tė shqiptarėve, Tahir Tahiri vlerson se njohja e pavarsisė sė Kosovės nga Mali i Zi ėshtė njė moment shumė i mirėpritur i cili gėzon tė gjithė shqiptarėt nė Malin e Zi.
“Them se ėshtė njė hap i duhur e i drejtė i shtetit malazez pasi qė me kėtė veprim Mali i Zi jo vetėm qė kontribon nė forcimin dhe stabilitetin e rajonit dhe tė avancimit tė tij nė rrugėn e integrimeve euroatlantike, por tregon se do tė jetė edhe njė shtet fqinj i mirė i Kosovės.Poashtu kjo njohje ka rėndėsi tė madhe edhe pėr Kosovėn sepse tashmė edhe fqinjėt e saj e kanė kuptuar realitetin e ri nė Ballkan dhe se kthim prapa s”ka” nėnvizoi Tahiri, i bindur se Mali i Zi me njohjen e Kosovės si shtet tė pavarur do t’i qaset edhe mė seriozisht avancimit tė tė drejtave tė shqiptarėve si popull autokton nė trevat e veta nė Mal tė Zi, konform normave ndėrkombėtare tė pranuara tashmė nga tė gjitha shtetet demokratike.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi