Biznesi: Ne, te rrezikuar nga Prokuroria


E Marte, 14 Tetor 2008

TIRANE - Kompanite serioze shqiptare qe kane investuar dhe ushtrojne bizneset e tyre ne Shqiperi, pohojne se ndjehen te rrezikuar nga organi i Prokurorise. Rasti i menyres si u procedua me biznesmenin boshnjako-britanik, Damir Fazllic, nje investitor i huaj, ku u procedua penalisht mbi pretendime te hedhura ne media dhe u arrit deri ne perpjekje per bllokim pronash dhe fondesh financiare dhe urdher-ndalimesh me telefon, ka ngjallur pasiguri ne radhet e biznesmeneve ne vend.

Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise pohoi dje se po ndjek me shqetesim menyren se si po procedohet ndaj nje investitori te huaj, si Damir Fazllic, nga ana e mediave dhe prokurorise shqiptare.

Zhilla, kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, doli dje para mediave me nje qendrim ku shtroi dhe pyetje qe lidhen me te ardhmen e biznesit ne vend.

Zhilla theksoi se imazhi i deformuar eshte nje problem sa i vjeter, aq edhe i ri, qe ka trasheguar Shqiperia. Ai pranoi ne kete kuader, se vitet e fundit ne kemi pasur arritje te dukshme per sa i perket permiresimit te imazhit. Ndersa i vuri theksin faktit se rritja e imazhit te vendit eshte nje obligim i te gjithe institucioneve dhe i cdo qytetari shqiptar.

Ne kete pike, Dhoma e Tregtise dhe Industrise vlereson se "na duket krejt i pashpjegueshem ritmi ekstremisht dinamik i procedurave te prokurorise perballe nje biznesmeni, e per me teper nje biznesmeni te huaj".

Me te drejte ketu, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, vlereson se "akoma me te pashpjegueshme behen keto veprime kur biznesmeni z.Damir Fazllic vjen te jape shpjegime publikisht, pasi edhe akuzat ishin drejtuar kryesisht publikisht".

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, thote se "ne logjiken elementare, prokuroret e ceshtjes duhet te kishin pritur edhe 24 ore". Ndersa shton se "nese nuk do te ishte i paragjykuar, prononcimet e biznesmenit Z. Fazllic duhet te mirepriteshin nga prokuroret e ceshtjes, sepse, perhere te pare, do te degjonin edhe anen tjeter te medaljes."

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Shqiperise Ilir Zhilla, me tej duke evidentuar se ne Shqiperi demokracia eshte vendosur dhe "ne kemi besim se dhe kjo ceshtje do te hyje ne rrjedhen normale juridike", i drejtohet publikut me nje pyetje.

"Por nje pyetje do t'u qendroje mbi koke, si shpata e Demokleut, biznesmeneve te huaj: "Kur zotit Damir Fazllic, i njohur i kryeministrit te Shqiperise, dhe njekohesisht mik i z. Tom Ridge, ish - Sekretar i Departamentit te Sigurise Kombetare te Shteteve te Bashkuara te Amerikes fill pas 11 Shtatorit 2001, dy prokurore i heqin "skalpin" ne mes te dites, po ne?!".

Ndersa pohon se kjo pyetje kushton disa qindra milione euro me pak investime te huaja", Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Shqiperise, shtron edhe pyetjen tjeter: "Po kete dem ndaj ekonomise shqiptare kush do ta hetoje?!".