Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Shqiptarėt, trafik me skafe greke

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 18th October 2008, 00:01

Shqiptarėt, trafik me skafe greke


Rojat bregdetare helene zbulojnė 32 klandestinė nė Korfuz. Arrestohen dy persona

Rojet bregdetare greke nė ishullin e Korfuzit janė vėnė nė alarm nga frika e rinisjes sė trafikut tė klandestinėve nėpėrmjet ngushticės qė lidh kėtė ishull me brigjet shqiptare. Alarmi ėshtė vėnė pasi nė orėt e para tė mėngjesit tė sė martės u sekuestrua prej agjentėve njė skaf, i cili sapo kishte zbarkuar 32 klandestinė nė brigjet veriperėndimore tė Korfuzit, pikėrisht nė vendin e quajtur Paleokastrica.


Sipas rojės bregdetare greke, skafi mund ta ketė pasur si pikėnisje brigjet shqiptare nė Borsh ose Himarė dhe destinacioni i tij tė kenė qenė brigjet italiane. Kjo pistė ėshtė mė e besueshmja pėr policinė, pasi nė bordin e skafit u gjetėn sasi tė mėdha karburanti qė... mjaftonin pėr tė mbėrritur nė Itali dhe pėr tė bėrė njė pjesė tė mirė tė rrugės sė kthimit. Ndėrkohė, asnjė lloj itinerari tjetėr nuk mund tė kalonte pa u vėnė re prej radarėve tė shumtė qė operojnė hapėsirėn bregdetare helene. Ēėshtja konsiderohet si tepėr e rėndėsishme, ndaj hetimet i kanė marrė nė dorė agjentėt e policisė, nė bashkėpunim me ekspertėt e rojės bregdetare. Deri tani janė vėnė nė pranga dy persona, emrat e tė cilėve nuk bėhen publikė pėr shkak tė hetimeve. Mėsohet se ata janė tė huaj, por nuk jepen detaje mbi shtetėsinė dhe identitetin e tyre. Prej verifikimit tė serisė sė skafit, ai rezulton tė jetė me flamur grek, por pronari e ka deklaruar me defekt dhe tė nxjerrė jashtė pėrdorimit, ndaj ka dorėzuar edhe dokumentet e regjistrimit. Ai do tė pyetet prej hetuesve lidhur me pėrdorimin e skafit tė tij. 32 klandestinėt janė nga vendet e Afrikės Veriore dhe Afganistani. Ata u gjetėn nė gjendje tė mirė shėndetėsore dhe pa probleme. Policia tha se ata kanė vėshtirėsi nė komunikim me agjentėt dhe nuk dinė asnjė fjalė greqisht, ēka forcon pistėn e transitit tė tyre nėpėrmjet Shqipėrisė.

Nėpėrmjet shenjave, ata u kanė thėnė agjentėve se kishin paguar nga 3 mijė dollarė pėr transportimin nė Itali. Vlen tė pėrmendet qė askush prej tyre nuk kishte dijeni se cili ishte vendi i nisjes dhe as ku ndodheshin nė momentin qė u kapėn prej rojės bregdetare. Policia dyshon se ata janė transportuar me kamion nėpėrmjet kufirit turk dhe nėpėrmjet Greqisė ose Maqedonisė kanė hyrė nė Shqipėri. Nga kėtu do tė dėrgoheshin nė Evropėn Perėndimore. Ndoshta kjo do tė jetė edhe linja e re e kalimit tė klandestinėve nė tė ardhme, pasi policia greke po bllokon linjat e transitit tė tyre nėpėrmjet territorit tė saj. Burime pranė rojės bregdetare greke thanė se ditėt e fundit ka pasur lėvizje tė mjeteve tė shpejta lundruese nė brigjet shqiptare, pikėrisht nė zonėn midis Lukovės dhe Himarės, por nuk jepen detaje mė tė hollėsishme pėr kėto lėvizje. Gjithsesi, policia greke mendon se trafikantėt vazhdojnė trafikun e klandestinėve me Italinė, por gomonet dhe skafet e tyre transportojnė vetėm lėndė narkotike dhe klandestinė jo shqiptarė, nga frika e dekonspirimit tė veprimtarisė sė tyre. Madje, mjetet e pėrdorura mbajnė flamur tė huaj, pėr t‘u mos u ndaluar tė qarkullojnė, si pasojė e memorandumit tė skafeve nė Shqipėri.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi