Greqia njeh pasaportat e Kosovës
Shekulli

Që nga java e ardhshme Greqia do t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës. Lajmi u dha nga shefi i zyrës greke në Prishtinë, Dimitri Moskopulo, pas takimit të sotëm me kryeministrin Hashim Thaçi.


Kryeministri kosovar përshëndeti vendimin e qeverisë greke, ndërsa shfaqi shpresën se Greqia në një afat të shpejtë do ta njohë edhe pavarësinë e Kosovës.

Moskopulo tha se Greqia është e gatshme të thellojë marrëdhëniet dypalëshe në shumë... aspekte, si ato politike, ekonomike e kulturore.
Ambasadori Moskopulo vlerësoi bashkëpunimin si një hap të rëndësishëm të ndërtimit të raporteve ndërmjet të dy vendeve, mirëpo nuk bëri të ditur se kur do ta njohë Greqia shtetin e Kosovës.

Kryeministri Thaçi gjithashtu ka falenderuar Qeverinë greke për rolin në ruajtjen e stabilitetit në rajon.