Unë jam ajo që ëndërron përsëri...
Që kur ishte e vogël skuqesha deri tek veshët për çdo kompliment që më bënin dhe pse nuk i besoja.
Unë jam ajo që kur isha adoleshente nuk besoja kurrë që dikush do më dashuronte, e që kisha frikë të qëndroja aq pranë frymës së dikujt.
Unë jam ajo që nuk ka reshtur kurrë së besuari, jam ajo vajza e rritur por jo aq sa duhet, e kur i dedikojnë një këngë a poezi shkrihet e tëra nga gëzimi e sytë i shkëlqejnë prej lotëve.
Jam ajo që kur dikush e sheh në sy, i ul poshtë nga frika se mos i zbulojnë botën që ka brenda vetes, e nëse e fikson shumë i rreh fort zemra e të largon.
Jam ajo që ëndërron, e me ëndrrat e saj ka ngritur një kështjellë ëndrrash, e në të merni pjesë dhe ju.