Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Kriza financiare, qeveria bėn gati 21 miliardė lekė

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th November 2008, 01:01

Kriza financiare, qeveria bėn gati 21 miliardė lekė

Ministri Bode pranon efektet negative nė ekonomi: Por bankat nuk do tė preken


Pas publikimit tė deklaratės nė "Shqip" mbi krizėn financiare, ministri i Financave, Bode, ka folur dje nė Komisionin pėr Ekonominė dhe Financat mbi efektet qė mund tė sjellė rėnia e disa ekonomive tė mėdha nė botė. Pas paralajmėrimeve nga guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė mbi rreziqet e mundshme, vjen qėndrimi zyrtar i qeverisė, e cila tregohet realiste rreth situatės ekonomike nė vend, qė mund tė cenohet nga kriza financiare mbarė botėrore. Aktualisht, tha ministri, nuk jemi tė prekur pėr sa i takon sistemit bankar, por kriza do t‘i japė efektet nė sektorė tė tjerė. "Pėr t‘i paraprirė ēdo luhatjeje nė ekonomi, kemi vendosur nė dispozicion plot 15 miliardė lekė, ndėrsa 6 miliardė tė tjera janė vendosur rezervė, tė padestinuara", tha ministri. Bode deklaroi se pėr momentin nuk dihet sesa do tė vazhdojė kriza, ndėrsa gjithēka do tė qartėsohet pranverėn e vitit 2009. Pėrveē kėtyre fondeve janė parashikuar dhe 200 milionė lekė nga privatizimet.

Rritja ekonomike

Qeveria nuk ka njė metodikė pėr tė llogaritur se sa ėshtė rritja ekonomike, duke u mjaftuar me atė ēka u japin ndėrkombėtarėt. Kaq ka mjaftuar pėr tė krijuar debat tė fortė nė Komisionin parlamentar pėr Ekonominė dhe Financat. Ishte rasti i prezantimit tė projektbuxhetit 2009, kur ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se rritja ekonomike pėr vitin 2009 do tė jetė mbi 6 pėr qind. Nuk kishin tė njėjtin mendim deputetėt e opozitės, tė cilėt me anė tė Erjon Braēes deklaruan pėr njė rritje dyfish mė tė vogėl se 6,3 pėr qind. "Gjatė takimit tė zhvilluar me Fondin Monetar na u tha se rritja ekonomike pėr vitin qė vjen do tė pėsojė ulje pėr shkak tė krizės financiare qė ka prekur mbarė botėn", tha Braēe, ndėrsa ministri e hodhi poshtė kėtė pretendim, duke shtuar se kriza nuk e cenon rritjen ekonomike nė Shqipėri, pasi janė marrė tė gjitha masat. Por, Braēe ngulmonte te takimi me FMN-nė, nga ku u mėsua se rritja ekonomike pėr 2009-ėn do tė jetė 3,7 pėr qind. "Kėto nuk janė tė vėrteta. Rritja ekonomike nuk dihet ekzaktėsisht sesa ėshtė. Ne e marrim ashtu si na e japin ndėrkombėtarėt, ndėrsa INSTAT thotė pėr rritje mbi 6 pėr qind. Brenda stafit tė FMN-sė mė ėshtė thėnė se rritja reale ekonomike e Shqipėrisė ėshtė 16 pėr qind", tha ministri. Kjo deklaratė e nxiti dhe mė shumė debatin mes dy forcave politike. "Po si mund tė bėsh llogari tė rritjes sė Produktit tė Brendshėm Bruto dhe tė projektbuxhetit kur nuk jeni nė dijeni sesa ėshtė rritja ekonomike. Kjo ėshtė absurde", iu drejtua mė tej Ermelinda Meksi ministrit Bode. Opozita kishte dyshime edhe pėr deficitin buxhetor, ku sipas tė cilėve nuk do tė jetė 4,2 pėr qind nga sa pretendon qeveria, por rreth 5,3 pėr qind, duke e vėrtetuar me shpenzimet. Pas kėsaj, opozita ka braktisur sallėn, duke u lėnė tė pėrfaqėsohet vetėm nga deputetja e PSD-sė, Angjelina Kola.


Batuta e Bodes

Bashkitė, si "daci nė kos"

Nė njė kohė qė administrata qendrore po zvogėlohet, rritet ajo vendore. Kėta krerėt e bashkive kanė rėnė si "daci nė kos". Ne u japim para pėr investime dhe ata i kthejnė nė rritje pagash dhe personeli. Boll mė!



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi