Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Kriza nė SHBA, si piramidat shqiptare

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 9th November 2008, 22:42

Kriza nė SHBA, si piramidat shqiptare
Media amerikane, CHT: "Lehman Brothers", asnjė ndryshim me Suden


Ajo ēka po ndodh nė SHBA, shqiptarėt e kanė pėrjetuar me firmat piramidale tė falimentuara nė vitin 1997. Situata me humbjen e parave ėshtė aq e njėjtė sa mund tė thuash qė "Lehman Brothers" i ngjason firmės rentiere Sude, ku me dhjetėra mijėra shqiptarė kishin depozituar kursimet e tyre. Kėto krahasime janė botuar dje nė gazetėn amerikane "Chicago Tribune", e cila ka analizuar situatat e ngjashme mes dy vendeve, ku ndryshimi i vetėm ishin vlerat e parave. Gazeta prestigjioze "Chicago Tribune", e cila botohet nė Illinois, nė shtetin e Obamės, duket se kėrkon t‘i hapė sytė Presidentit tė ri. Gazetari i saj, Tom Handley, qė ka ndjekur nga afėr ngjarjet e ‘97-ės nė Shqipėri, thotė se nuk ka asnjė ndryshim pėr sa i pėrket funksionimit nė tė dyja rastet, vetėm se nė Amerikė "Lehman Brothers" dhe AIG zėvendėsuan Suden dhe VEFA-n nė Shqipėri.

Paralelizmi

Krahasimi vjen pikėrisht nė momente tė vėshtira qė po kalon SHBA-ja. "Nga eksperienca shqiptare, Shtetet e Bashkuara mund tė nxjerrin mėsim", thotė Handley, i cili kujton se nė vitin ‘97 rreth 800 mijė shqiptarė vunė kursimet e gjithė jetės sė tyre pėr tė marrė pėrfitime tė mėdha nė njė kohė tė shkurtėr. Nė njė artikull tė gjatė, gazetari ironizon se SHBA-ja nuk ėshtė nė prag anarkie si nė Shqipėri dhe se shpresa mbetet qė liderėt e menēur do ta nxjerrin vendin tė larė nga ky batak.

Artikulli

Gazetari amerikan i ka vėzhguar nga afėr ngjarjet e vitit 1997, ku nga falimentimi i disa firmave piramidale, jo vetėm solli varfėri te mijėra familje shqiptare, por detyroi sistemin qeverisės qė tė ndryshonte. "Nė Shqipėri nuk ishin ‘Lehman Brothers‘, apo AIG dhe ‘WaMu‘. Ishte veēse njė cigane fallxhore 32-vjeēare e quajtur Sude, qė arriti tė marrė mė shumė se 100 milionė dollarė pėrpara se t‘i linte investitorėt e tjerė me gisht nė gojė. Por atje ishte edhe ‘Vefa Holding‘, njė lloj mafieje delikate, qė premtonte trefishim pėrfitim nė muaj pėr ēdo shumė tė futur nė to. Mė pas ēdo gjė u zhduk", vijon artikulli i "Chicago Tribune". Njė pjesė e analizės i dedikohet edhe situatės ekonomike nė Shqipėri, duke iu referuar ditėve tė sotme. "Sot shqiptarėt janė mė tė varfrit nė Evropė, papunėsia aty ėshtė rritur deri nė 30 pėr qind".

Komenti italian

Pak kohė mė parė, tė njėjtin paralelizėm bėnė edhe fqinjėt tanė italianė. Ishte vetė ministri i Ekonomisė italiane, Tremonti, i cili gjatė njė interviste pėr njė media italiane, bėri njė krahasim tė ngjashėm me gazetarin amerikan. "Kriza financiare nė SHBA dhe BE, e cila po shoqėrohet me falimentim institucionesh, i ngjason situatės sė vitit 1997, ku shqiptarėt humbėn paratė nga firmat piramidale".



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi