Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Ne mbrojtje te sovranitetit

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 20th November 2008, 00:11

Dhjetra mijėra qytetarė kanė protestuar sot nė Prishtinė kundėr marrėveshjes gjashtėpikėshe OKB- Beograd dhe i kanė lėnė EULEX porosi tė qartė qė gjatė veprimtarisė sė vet nė Kosovė tė mos sillet ashtu siē ėshtė sjellė UNMIK gjatė 9 viteve tė kaluara. Por, protestuesit ndėrtesėn e EULEX e kanė gjetur tė zbrazėt pasi pėr shkaqe sigurie i gjithė stafi ėshtė larguar nė orėt e paradites. Protesta qė ka filluar nė mesditė para Bibliotekės Kombėtare u organizua kundėr planit 6 pikėsh OKB-Berograd dhe presionit qė ushtrohet ndaj institucioneve tė Kosovės pėr ta pranuar kėtė marrėveshje.

“Kur po thonė EULEX ėshtė neutral po dojnė tė thonė qė pėr ēėshtjen e Kosovės janė dy palė: ėshtė Kosova, por ėshtė edhe Serbia. Nėse EULEX ėshtė neutral ndaj statusit, atėherė ne nuk jemi neutralė ndaj statusit tė Kosovės, e prandaj nuk jemi as neutralė ndaj EULEX-it" tha kryetari i Lėvizjs “Vetėvendosje”, Albin Kurti.

“Dhe ne qytetarėt e Kosovės kemi mesazh pėr kėta njerėz. Ne e dijmė se qėllimi i Beogradit ėshtė ndarja e Kosovės dhe kjo reflektohet pėrmes 6 pikave tė Ban Ki-Munit. Ne i themi "Jo" ndarjes, ne jemi pėr sovranitetin e Kosovės" tha Igballe Rogova nga Rrjeti Kosovar i Gruas.

Protestuesit janė ndalur dhe afėr ndėrtesės sė Parlamentit dhe Qeverisė. “Presionet pėr kompromise qė nuk po kanė fund me misione dhe imponime tė pėrkohshme qė po jetojnė mė gjatė se sa ne, nuk kanė tė bėjnė fare me demokraci. Kjo ka tė bėjė me hipokrizi, kjo ka tė bėjė me mashtrim" tha Alban Bokshi nga Organizata "Ēohu".

“Nėse pėrshkallėzohet gjendja nė Mitrovicė e gjetiu nė Kosovė, atėherė kėto institucione ose duhet tė japin dorėheqje, ose duhet ta ftojnė popullin pėr ta mbrojtur lirinė e fituar me gjak" tha Xhavit Jashari nga Organizatat e ish UĒK.

“Serbia nuk ka vend kėtu, as nuk ka me pasė kurrė. Kjo ka marrė fund pėrgjithmonė" u shpreh njeri prej protestuesve.

“Kėto gjashtė pika i kanė propozuar armiqtė tanė. Ban Ki-Mun apo kush ėshtė ai qė i ka propozuar. Pėr neve ai ėshtė askush, nuk e njohim. Gjithmonė jam nė gjendje tė protestoj, deri nė vdekje" thekson nje tjeter pjesemarres ne proteste.

Pasi kanė pėrshkuar itinerarin e pėrcaktuar nga organizatorėt, protestuesit janė shpėrndarė tė qetė.

Pėrparim Isufi
Azhornuar sė fundi ( e mėrkurė , 19 nėntor 2008 )



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi