Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Share

descriptionMARTESA

more_horiz
MARTESA

E pyet nxënësi mësuesen:
- pse kur martohet nusja veshet me të bardha?
- Sepse për të është ditë gëzimi - ju përgjigj mësuesja
- Aha, tani e kuptova pse dhëndri veshet me të zeza -tha nxënësi

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
Nuset Në Poezi
NUSET

Të dy sytë e nuses
seç po rjedhin lot?
“Mos ja fshi!,- thotë nëna
se nuset qajnë kot!..”

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
Nusëzë moj të kam thënë
Moj thellëzë e malit o,
Kur të zbresë nata pa hënë,
Kur të flerë e gjora nënë,
Dhe qetësia të ketë rënë,
Derën moj t'a hapësh o.

Dhe le të flerë vjerra e qetë
Vjerra zemërgure moj
Me Luminal a Mogadan
Me kokën futur nën jorgan
Të shohë në ëndërra partizanë
Se ti fshin trimi lotët moj

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
Pse po qan moj nuse
Dhe po ben shamate
Me kujtove kohen
Kur mora ten'ate

Jo moj nena ime
Po bej sikur qaj
Se poshte vellos sime
Nuk ka lot as vaj.

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
DASME

Jashte eshte nje vajze e huaj.
Eveshur me te bardha,
e gjitha magji.

Vjen ajo,
i heq te bardhat
dhe me te bardha mbetet.
Nuk ishte me nuse tani.
Qe njera nga te dashurat.
Me ferkohet ne lekure

si murgu mbetem.

Nuk ka me te bardha ajo,
mua pa te bardha me la,
luante me mua,
luaja dhe une.

......isha martuar..

Kishte shkuar krushku,
qe dehur im ate.
Nje qetesi
e veshur ne te bardhe.

Ajo ende shtrire,
ajo ende bishe.

Nuk gjendet nje mengjes
ta mbuloje ne te bardha.
Pas deres e kisha fshehur,
ate
dhe shume te pagjume.

Oh,c'ere e mire!
U martokam une.

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
Hajede hedhim valle
reja ime bijë
sot po martoj nipin
vallëzojmë me shami

Lumja unë moj nuse
lumja ti moj bijë
si ma ke bë mua
reja ta bënë ty

Hajde hedhim valle
valle me shami
Lumja unë e gëzuara
lumja ti moj bijë

descriptionRe: MARTESA

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi