Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Makina bie nė greminė nga lagėshtira,vdes Sokol Olldashi

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 21st November 2013, 07:01

TIRANĖ-ELBASAN - Deputeti i PD, ish-ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka humbur jetėn mbrėmė nė njė aksident nė rrugėn Tiranė-Elbasan. Lajmi konfirmohet nga burime nga burime tė Policisė sė Shtetit dhe Ministrisė sė Brendshme.

Siē informon nga vendngjarja korrespondenti i 'A1 Report", Arsen Rusta aksidenti i "ish-ministrit tė Rrugėve" ka ndodhur sot (dje) nė mbrėmje nė aksin rrugor Tiranė-Elbasan nė lapidarin e Kėrrabės rreth orės 21:20 minuta tė mbrėmjes sė djeshme tek zona e quajtur lapidari i Kėrrabės, nė kilometrin e 6 tė rrugės Tiranė-Elbasan, ku automjeti, tip Benz, me targė AA003NH, nė zotėrim tė Olldashit ka dalė nga rruga. 

Siē konfirmoi mė vonė policia, mendohet se veprimi fatal ka ndodhur ngjitur me varrezat dhe xhaminė e fshatit Kėrrabė nė njė kthesė tė harkuar pėr shkak tė shpejtėsisė sė madhe, kthesės sė fortė dhe terrenit tė lagėsht, nė njė pėrzierje tė baltės me shiun, qė binte rrebesh nė ato momente. Mė pas automjeti ka bėrė disa rrotullime dhe ka rėnė nė njė humnerė 20 metra tė thellė. Ngjarjen fillimisht e kanė pikasur banorėt e zonės, tė cilėt kanė njoftuar policinė, e cila ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje. Po ashtu kanė mbėrritur edhe dy ambulanca, e para ka mbėrritur ambulanca nga Elbasani, e dyta ajo nga Tirana, po ashtu dhe forcat e policisė sė komisariatit numėr 1 dhe policia rrugore.

Ka qenė e vėshtirė fillimisht tė konfirmohej humbja e jetės sė deputetit Olldashi pėr shkak se pamja e tij ishte shfytyruar dhe makina gjendej e pėrmbysur 180 gradė nė njė terren tė vėshtirė. Por tek trupi i tij janė gjetur syzet dhe dokumentet e identifikimit tė deputetit, tė cilat krijuan menjėherė idenė se viktima ėshtė pikėrisht Olldashi, i cili ka qenė nė timon nė ēastin e aksidentit dhe i vetėm nė makinė. Ėshtė provuar edhe tė telefonohej Olldashi dhe telefoni binte, por askush nuk pėrgjigjej. Rreth njė orė pas aksidentit, nė 23:35 ėshtė bėrė e mundur dhe nxjerrja e trupit tė tij.

Nė vendgjarje kanė mbėrritur tė parėt deputetėt e Partisė Demokratike, Flamur Noka dhe Astrit Patozi, mė pas ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, mė pas edhe kreu i PD, Lulzim Basha, ish-kreu i PD, Sali Berisha, djali i Berishės, Shkėlzen Berisha. I gjithė grupi parlamentar i PD ka mbėrritur nė vendngjarje, gjithashtu edhe deputetė tė PS, si Taulant Balla, Ilir Beqaj, Alfred Peza, por dhe drejtuesit mė tė lartė tė Policisė sė Shtetit. Nuk ka munguar as kryetari i Kuvendit dhe kryetari i LSI, Ilir Meta apo edhe nėnkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Nė vendngjarje edhe bashkėshortja e Sokol Olldashit, e cila ka pėsuar njė tronditje tepėr tė madhe kur ka mėsuar lajmin. Ajo shoqėrohej nga deputetja e PD, Mesila Doda, e cila mė parė pėrpiqej t'i fshihte tė vėrtetėn, duke i thėnė se "Sokolin po e ēojnė nė spital".

Trupi i Olldashit mė pas ėshtė ēuar nė morg, ku kanė mbėrritur tė shumtė figura tė politikės, miq tė tij, tė njohur, ku nuk ka munguar Lulzim Basha, Edi Paloka, Gerti Bogdani, Ilir Beqja etj. Familja e Olldashit ka hapur dyert e zisė nė apartamentin nė rrugėn e Elbasanit, pėrballė Ambasadės amerikane.

Ndėrkohė qė pritet ekspertiza mjeko-ligjore dhe ėshtė ngritur edhe njė grup hetimor pėr rastin. Aktualisht rruga ėshtė e bllokuar, ka shumė trafik dhe po bie shi i rrėmbyeshėm. Zjarrfikėsja pas dy orė pėrpjekjesh ka tėrhequr fuoristradėn, e cila gjendej 180 gradė e pėrmbysur.


MERO BAZE: SHPEJTĖSIA DHE RREZIKU I JEPTE ADRENALINĖ
"Nuk e pėrfillte rrezikun deri nė atė shkallė sa krijonte mitin e njeriut tė fortė dhe tė pamposhtur. Kam plot episode grindjeje nga jeta ime e pėrbashkėt me tė, qė nisnin dhe mbaronin me faktin, se ai donte tė ishte nė timon.  Adrenalina qė i jepte shpejtėsia dhe rreziku ishin arsye pse ai eci aq shpejt", shkruan ndėr tė tjkera Mero Baze nė njė editorial kushtuar Sokol Olldashit tek Tema. 


Redaksia Online
(mag/a.c./shqiptarja.com)



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi