Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Ari Han eshte trajneri i ri

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 25th December 2007, 18:00

E Marte, 25 Dhjetor 2007

Ari Han do te jete trajneri i Kombetares kuqezi. Ende nuk eshte vulosur, por duket se presidenti i FSHF-se, Armand Duka, eshte pro kandidatures se holandezit. Kreu i federates ka bere dy takime ne Vjene. Te shtunen, ai eshte takuar me austriakun Hans Krankl, ndersa nje dite me pas me holandezin Ari Han. Ne 24 ore kane ndodhur shume ndryshime. Dy kandidatet kane nderruar vendet me njeri-tjetrin. Favoriti i pare pas bisedimeve dukej se ishte Krankl, por pas takimit edhe me Ari Han, presidenti Duka ka ndryshuar 180 grade ne qendrimin e tij. Megjithate, ne deklaraten e tij ne media, kreu i FSHF-se eshte prononcuar ne menyre diplomatike, duke u lene shanse te barabarta te dyja kandidaturave.

Por, burime nga brenda federates konfirmojne se njeshi i FSHF-se e ka bere zgjedhjen e tij, vecse kerkon te jete i kujdesshem ne prononcime ne rast te zhvillimeve te kunderta. 60-vjecari Ari Han, me nje bagazh te madh si trajner, ka bindur teresisht Duken per t'i besuar projektin e nisur me pare dhe te lene pergjysme nga Oto Baric. Ende nuk ka informacion rreth kushteve kontraktuale te holandezit, por keto pritet te behen te ditura ne ditet ne vijim. Ne federate te gjithe jane te bindur se do te jete Ari Han trajneri i ri, sidomos pas prononcimit te presidentit Duka, qe e etiketoi Ari Hanin si "emrin e pare".

Duka: Trajneri i ri, per 2-3 dite

Ne prononcimin e tij te shkurter, sapo vuri kembe ne Shqiperi, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, ka folur per mediat, duke shtjelluar zhvillimin e bisedimeve dyditore ne Vjene me Krankl dhe Han: "Jemi dakord me dy trajnere, qe kane goxha eksperience, por, mbi te gjitha, kemi arritur te gjejme gjuhen e perbashket. I pari eshte Ari Han, qe ka nje eksperience si trajner nga viti 1985 dhe ka drejtuar skuadra kombetare, ndersa tjetri eshte Hans Krankl, qe se fundmi ka udhehequr Kombetaren austriake. Une besoj se per 2-3 dite do te firmosim kontraten me trajnerin e ri", ka deklaruar presidenti Duka.

Koha Jone



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi