Britney Spears është më në formë se kurrë. Këtë e tregojnë fotot e fundit që i janë bërë dhe që e nxjerrin të dobët dhe me disa muskuj më tepër. Konsumon vetëm 1.400 kalori në ditë, pi disa litra ujë në vend të pijeve energjike dhe ka vënë në llogari 22 mijë dollarë në muaj për t’u dobësuar. Sipas tabloidëve britanikë 26-vjeçarja ka ndërmend që shumë shpejt t’i rikthehet këngës.Çdo muaj shpenzon rreth 14 mijë euro për një dietë speciale, realizuar posaçërisht për të nga mikja që e beson shumë, Victoria Beckham: 6.300 euro i shkojnë dietologut personal, 5.100 për trajnerin personal dhe 2.500 për koreografin.Në këtë periudhë këngëtarja po gëzon pushime në shoqërinë e gjimnastikës së bashku me shoqërinë e saj në Cabo San Lucas, në Meksikë. Nuk rri asnjë çast pa instruktorin e saj me të cilin i është nënshtruar lëvizjeve të rrepta. Por vështrime kritike tregojnë se mes tyre nuk ka vetëm një raport profesional.

Këngëtarja e popit me bikini të bardha nën diellin meksikan tregon se është në rrugë të mbarë për rikuperimin e formës së saj fizike në botën e shoë-bizit.

Artistja, muajt e shkuar e ka mbyllur përfundimisht kapitullin e trishtë të kujdestarisë së fëmijëve; gjykata e Los Angeles ka vendosur që këngëtarja duhet të dorëzojë çdo muaj 20 mijë dollarë për ish bashkëshortin e saj, Kevin Federline, për dy fëmijët. Spears aktualisht ka në progrma një rikthim brenda këtij viti për të bërë bum me një album të ri.