Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Trevat shqiptare »
Gazetaret me te njohur shqiptare ne Diaspore.

Share

avatar

Posted prej 27th November 2013, 01:47

Artikull nga Rajmonda Moisiu,gazetare, fotografia poshte.

Gazetaret me te njohur shqiptare ne Diaspore


Me kėtė rast dua tė sjell pasqyrėn freskuese dhe zėrin e shpirtit femėror, intektual e krijues,vetėdijen e cilėsive shpirtėrore tė gruas shqiptaro-amerikane me vizionin, pozitėn dhe historinė e saj,-dhe jo vetėm kaq-por e bukur dhe unike. Veēmas arritjeve tė ndjeshme, tė prekėshme e tė realizueshme, domethėnies kulturore nga koha nė kohė dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike nė ambient e tolerancės pėr diversitet, pėr tė qenė e barabartė mes tė barabartėve dhe pėr tė arritur qėllimin e pėrbashkėt, – dinjitet e mundėsi tė barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist. Si kurrė mė parė gruaja shqiptaro-amerikane ka mė shumė hapėsirė mes zėrave tė ndryshėm multicanionalė, si ajo tė arrijė ėndrrėn dhe shpresėn ende e papėrmbushur nė vlerėn e diversitetit, pėr tė ndėrtuar urat e mundėsitė me punėn dhe kontributin e saj krijues, qytetar e intelektual, qė nėkupton tė vėrtetėn e madhe se brenda forcės sė krahėve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva tė ndryshme nga perspektivat e shumicės. Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare qė ka nė gjirin e saj gra intelektuale tashmė tė afirmuar; shkrimtare e poete, publiciste e politikane, piktore e pedagoge, artiste me emėr e famė, veprimtare dhe aktiviste tė ēėshtjes kombėtare, patriote e adhuruese tė artit nė pėrgjithėsi, qė i shėrbejnė qėllimit tė universit sė tė drejtave tė komunitetit shqiptar nė njė status tė barabartė me botėn e qytetėruar amerikane, vazhdimėsisė e pėrjetėsimit tė traditės, kulturės, gjuhės shqipe, historisė, letrave shqipe, ashtu sikundėr kanė bėrė paraardhėsit, nė ecje me kohėn e kanė dėshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftėsitė krijuese, talentin e mrekullueshėm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato janė heroinat e heshtura me penė, qė pavarėsisht mundėsive qė ofron Amerika, ato pėrballen me vėshtirėsitė qė hasen nė emigracion dhe kontributi i tyre ėshtė mė tepėr angazhim vullnetar ekstra prej punės e obligimive tė ndryshme familjare e ekonomike. Ato i shėrbejnė, jo vetėm pretendimit legjitim pėr dinjitet e mundėsi tė barabarta mes kulturave tė tjera nė tokėn amerikane, nė Diasporė, por edhe atdheut tonė e gjithė trevave shqiptare tė Shqipėrisė etnike, -kombit shqiptar. Kjo ėshtė ndjenjė atdhetarie dhe qytetarie e veēantė, pėr t’ju lėnė brezave tė ardhshėm, koloritin e ēmuar tė vlerave kombėtare e bėjnė historinė. Dhe nuk ka gjė mė tė madhėrishme se t’i shėrbesh ēėshtjes kombėtare, tė integrosh kulturėn dhe artin, emrin e mirė tė shqiptarit, identitetin kombėtar, nė tokėn e huaj, ta bėsh pjesė tė kulturave tė ndryshme nė Amerikėn multikulturore dhe nė botė. Fusha e komunikimit nė gazetarinė shqiptaro-amerikane nė kohėt e hershme ka qėnė e dominuar nga zėrat mashkullorė.

Sipas disa hulumtimeve zbulova disa tė dhėna tė vakėta, por domethėnėse, rreth tre vajzave shqiptaro -amerikane, qė sė bashku me Sevasti Qiriazin, kanė shkruar disa poezi e shkrime publicistike nė dekadat e para tė shekullit tė XX-tė, pėrkatėsisht nė revistat “Pėrparimi” , 1917-ė dhe “Kalendar i Botės” e vitit 1938-tė, rubrika kulturė e aktualitet. Njėra prej tyre ėshtė Vasiliqi Elia, e bija e Thoma Kondit nga Korēa e lindur nė Athinė dhe e emigruar nė SHBA-ės, qė fėmijė. Ajo ka shkruar nė greqisht dhe anglisht. Tjetra ėshtė njė vajzė nga Vithkuqi i Korcės-e quajtur Bara e rrėmbyer nga njė grek dhe e shitur nė Boston njė tregėtari me origjinė greke, i cili e mbajti grua qė nė moshėn 13 vjeēe dhe kur ajo u bė 18 vjeēe, e divorcoi. Me ndihmėn e Sevasti Qiriazit fitoi gjyqin duke i marrė edhe pjesėn e pasurisė.Filloi tė shkruajė nė revistėn “Pėrparimi” jetėn e saj.E treta ėshtė gruaja Antoneta Limoni, e bija e Tasi dhe Thomaidha Limoni nga Shėn Mėrtiri. Do tė mė duhet tė sjell nė kujtesė edhe amerikanen Sara Panariti, gruaja e botuesit tė gazetės mė tė vjetėr shqiptare nė Amerikė dhe botėn shqiptare, “Dielli”, -Qerim Panaritit.

Nė arkivin e “CNN” dhe “Zėrit tė Amerikės”, njė vend tė veēantė zė edhe profili i gazetares, publicistes dhe intelektuales sė shquar shqiptare, -Nexhmije Zajmi, -e cila bėri emėr nė median amerikane. Shumė personalitete tė njohura tė medias amerikane e pėrmendin herė pas here kontributin e reporteres e gazetares shqiptare, qė pėr asnjė ēast nuk u tėrhoq nga rruga e saj, nga angazhimi nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare dhe shqiptarizmės. Ndėr kujtimet, shkrimet e artikujt e shkruar prej saj, qė ruhen nga i biri, fakte tejet domethėnėse dhe me shumė vlerė, pėrvec mbresave dhe kujtimeve, ajo veēon konsideratat qė senatorė e kongresmenė amerikanė shfaqnin hapur pėr kulturėn, aftėsitė diplomatike dhe inteligjencėn e diplomatit shqiptar, Faik Konica. Ajo ėshtė ndėr personalitet shqiptare qė ka marrė me dhjetėra dekorata nga institucionet ndėrkombėtare, nga shoqėria amerikane e veteranėve tė luftės “American Legion”, titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian”, “Medaljen e Mirėnjohjes” nga presidenti i SHBA-sė, Franklin Delano Rusvelt. Ajo ka qėnė zv/presidente e Vatrės nė mes vitet ’80, kryetare pėr degėt e NYork & NJersey. Ėshtė autore e librit “Daughter of the Eagel” (Bija e Shqipes”.)

Nė mesin e komunitetit tė gazetareve shqiptaro-amerikane tė njohura dhe me influencė tashmė nė median amerikane, ndėrkombėtare, dhe kombėtare, janė gazetaret e institucionit tė transmetimit, njė nga pesė transmetuesit ndėrkombėtarė qė operon nė 43 gjuhė tė botės,- Zėri i Amerikės. Ato janė; Isabela Cocoli, Laura Konda, Mirela Milori, Rudina Dervishi, Ardita Dunellari e Keida Kostreci, -tė cilat nėpėrmjet programeve nė gjuhėn shqipe promovojnė lirinė dhe vlerat e demokracisė amerikane, mbajnė audiencėn shqiptaro-amerikane, botėn shqiptare ngado, tė mirėinformuar me ndryshimet social –ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtė trojeve shqiptare.

Shkrimtarja Rozi Theohari ėshtė gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur nė gazetarinė e hershme shqiptare, me njė karrierė brilante nė shtypin shqiptar, mė pas e deri mė sot nė Diasporė. Krijimtaria e saj karakterizohet nga njė gjuhė e pastėr, rėndėsia, pėrkushtimi qė ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, pėr tė cilat vendos tė shkruajė, pėrshkrimin me ndjenjė e profesionalizėm, janė disa nga pikat e forta nė publicistikėn e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj nė shtypin shqiptar nė Shqipėri, nė gazetėn Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, nė SHBA-ės, Fjala e Lirė, Londėr, paraqesin Amerikėn nė dy plane, si -Vendi i Lirisė e i demokracisė i mbėshtetur nė ligje tė palėkundshme dhe vendi i mijėra emigrantėve shqiptarė. Nė vazhdėn e traditės Rozi Theohari, nė raport me vitet dhe me epokėn, nuk rresht sė shkruari, sjell tė gjalla ėndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetė e shqiptarėve tė parė tė vendosur nė Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombėtare- tė Nolit e Konicės, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovės e Camėrisė, tė shqiptarėve tė vjetėr e tė rinj qė jetojnė e punojnė nė Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellėsisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetėra librave nė publicistikė, prozė e poezi, e pėrkthyer nė gjuhėn angleze dhe e vlerėsuar me ēmime kombėtare e ndėrkombėtare si Pena e Artė dhe ēmimi ndėrkombėtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.

Albana Mėlyshi -Lifschin, njė nga pionieret e para tė gazetarisė shqiptare–femra. Diplomohet nė vitin 1973, nė Universitetin e Tiranės. Fillimisht punoi tek gazeta “Zėri i Rinisė” dhe nė vitin 1977-ė, nė (TVSH) punoi si gazetare dhe pėrgjegjėse e redaksisė pėr moshat shkollore, deri nė vitin 1992, para largimit nė Nju Jork. Nė vitin 2001, mbaron studimet nė Universitetin prestigjioz tė Nju Jorkut (NYU). Ėshtė bashkėpunėtorja mė e vjetėr e gazetės shqiptaro-amerikane “Iliria”, e ka filluar bashkėpunimin me kėtė gazetė qė nė dhjetor tė vitit 1992, me reportazhe, opinione, esse, kėndvėshtrime letrare dhe shkrimeve publicistike. Ka mė shumė se njė dekadė qė mban rubrikėn e pėrjavshme nė ndihmė tė emigrantėve;“Ēėshtje tė emigracionit”. E vlerėsuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave nė New York, pėr kontributin e saj si gazetare e karrierės me “Certificate of Achivement”, dhe Shoqata e grave shqiptaro-amerikane e mirėnjohur “Motrat Qiriazi” e ka vlerėsuar si “Gruaja e Vitit”. Shkrimtarja dhe gazetarja Lifschin, ka shkruar librin dokumentar nė anglisht dhe shqip “Children of Kosova –stories of horror”(Fėmijėt e Kosovės-histori tmerri) pėr ngjarjet e vitit 1999, genocidit tė popullsisė kosovare nga regjimi i Milosheviēit. Libri u vlerėsua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut, si tekst shkollor pėr studimet sociale. Gjithashtu libri i ėshtė dhuruar edhe ish presidentit Bill Klinton, nė njė takim qė Albana pati me tė. Ėshtė autore e dhjetra librave nė poezi, prozė e publicistikė, nė shqip e gjuhėn angleze, e vlerėsuar me ēmime dhe me audiencė tė admirueshme lexuesish nė botėn amerikane e shqiptare.

Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari –McCormack-arritjet dhe eksperiencat e saj studimore, akademike dhe profesionale janė tė nivelit tė admirueshem. Kontribuese nė shtypin shqiptar tė Diasporės, veēmas tė gazeta “Dielli”, dhe nė Shqipėri, Itali, dhe Kroaci, me artikuj, kolona, analiza letrare e sociale dhe shkrime publicistike. Merita ėshtė shkrimtarja e zgjedhur dhe e vetmja nga mėmėdheu ynė, mes 130 e ca kombeve qė marrin pjesė nga Leėis Carroll Society of North America, pėr tė kėrkuar e shkruar mbi historinė 150 vjeēare tė librave “Liza nė botėn e ēudirave” me rastin e botimit tė vėllimit tė parė nga Lewis Caroll. Ajo ėshtė edhe njė aktiviste e shquar e ēėshtjes kombėtare. Presidente e Degės sė Vatrės pėr zonėn e Washington DC dhe shteteve pėrreth. Dega e Vatrės nė kėtė zonė u krijua pėr herė tė parė nė historinė shekullore tė Vatrės dhe shėnoi rigjallėrimin e Federatės Pan Shqiptare tė Amerikės. Kontaktet e para janė rivendosur me Institucionet qeveritare amerikane dhe organizata tė ndryshme qė kanė tė bėjnė me Kombin Shqiptar. Nė bibliotekėn e Kongresit Amerikan krijimi i seksionit shqiptar dhe ndarja nga seksioni sllavik i atribohet kontributit tė Degės dhe Meritės, pėr kėmbėnguljen sistematike e profesionale dhe veprimtarive tė shumta nė divizionin Europian. Objektivat e Degės janė vendosja e statujės sė Nėnė Terezės dhe Skėnderbeut nė kryeqytetin amerikan dhe mbėshtetja e brezit tė ri shqiptaro-amerikan pėr tė vazhduar misionin urėlidhės mes dy kombeve. Ėshtė autore e disa librave me poezi, tregime dhe publicistikė nė shqip e gjuhėn e angleze, pena krijuese e saj dallon mes letrave shqipe e ēėshtjes kombėtare.

Nė prag tė rrėzimit tė diktaturės, korrespondentja e parė grua nga Tirana qė do tė informonte nėpėrmjet Radios “Zėri i Amerikės”, do tė ishte poetja, publicistja, analistja dhe pėrkthyesja Elida Buēpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit tė persekutuar nga regjimi –tė shquarit e tė paharruarit Vehbi Skėnderi.Elida Buēpapaj ėshtė diplomuar nė universitetin e Tiranės pėr Gjuhė –Letėrsi, shkrimet e para filloi t’i botojė nė shtypin e postdiktaturės, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet pėr mė se dy dekada nė Diasporė dhe 22 vjecar nė shtypin shqiptar e atė shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zėri i Amerikės, tek Rilindja Demokratike, Zėri i Rinisė, Republika, Revista RTSH, dhjetė vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh sė bashku me bashkėshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skėnder Bu 135papaj, janė editorė tė portalit Voice of Albania. Po ashtu Edlira ėshtė bashkėpunėtore e rregullt me gazetėn mė tė vjetėr nė Amerikė, Dielli -dhe gazetat e platformat nė Diasporė. Ka tė botuara mijra faqe publicistikė nė gazetarinė shqiptare dhe atė shqiptaro-amerikane. Elida Buēpapaj ka lėvruar e vazhdon tė lėvrojė me sukses pothuaj tė gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, qė nga kronika, reportazhi, pėrshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Jep kontributin e saj tek Bota Sot si redaktore-kolumniste, duke mbuluar rubrikėn e politikės, aktualitetin dhe kulturėn. Autore prodhimtare dhe njohėse nė mėnyrė perfekte e katėr gjuhėve tė huaja anglisht, frėngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke pėrkthyer nė shqip majat e poezisė botėrore. Autore e dhjetra librave nė zhanret e poezisė, prozė, publicistikė e pėrkthimit dhe e vlerėsuar me ēmime kombėtare e ndėrkombėtare.

Poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi me urtėsinė e menēurinė, madhėshtinė qė e karakterizon pėr nga krijimtaria dhe personaliteti i saj, jeton midis New York-ut dhe Shqipėrisė, mes poezisė e gazetarisė, ajo nuk ndalet por vargu dhe pena e saj poetike e gazetareske vėrshon vrullshėm kudo, nė shtypin shqiptar, nė Shqipėri, Kosovė, Ballkan, Amerikė,kudo nė trojet shqiptare. Gjithkush qė lexon publicistikėn e Iliriana Sulkuqit befasohet nga forca dhe e vėrteta e fjalės sė saj, nga ‘vrapimi” i saj pėr tė shkruar e krijuar me mesazhin i virtytit tė mirėsisė e njė shportė sa qielli me dashuri, qė e karakterizon kėtė perlė tė letrave shqipe. Kryeredaktore e revistės tremujore “Pelegrini”, nė bashkėpunim me botuesin e saj Nase Jani, bashkėpunėtore e korrespodentr e gazetave nė shtypin shqiptar nė Shqipėri, Kosovė, Diasporė e SHBA-ės, nė gazeta “Iliria”, Fjala e Lirė, Londėr etj. Ėshtė Nėn/kryetare e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Autore e dhjetėra librave nė poezi e publicistikė, e vlerėsuar me ēmime kombėtare e ndėrkombėtare dhe e nominuar si Ambasadore e Paqes.

Aida Dismondy-i, e diplomuar Bachelor pėr gjuhėn gjermane nė Shqipėri dhe Masterin 2 vjeēar nė SHBA-ės, kėtė muaj mbaron doktoratėn nė Jurisprudencė, ajo ka ravijėzuar profilin e saj nė Diasporėn shqiptare pėr kontributin, angazhimin shoqėror dhe atė tė artit nė veēanti, si poete, pikturiste, kritike letrare, publiciste, esseiste, bashkėpunėtore nė shtypin shqiptaro-amerikan, pėrkatėsisht te revista “Kuvendi”, gazeta Iliria, Dielli, Fjala e Lirė, Londėr, etj. Shkrimet e saj publicistikė kanė paraqitjen e dukshme e tė ndjeshme qė prekin tema sociale: mbrojtjen e fėmijėve nga abuzimet seksuale dhe dhuna ndaj femrave. Nė dokumentarin me temė sociale shfaqur nė New York para do kohėsh, Aida Dismondy-i bėri njė ekspoze tė gjendjes; se ku ndodhet gruaja sot, dhunės ndaj saj, ē’po bėhet e ē’duhet bėrė, rėndėsia e pjesėmarrjes sė gruas nė jetėn aktive, politike e sociale pėr tė garantuar qė tė drejtat e saj tė vazhdojnė tė mbrohen. Aida Dismondy-i si shumė gra krijuese nė mėrgim, larg atdheut, rrezaton shkėlqimin e vet tė brendshėm, vecmas si gazetare e temave sociale.
Elmira Muja, gazetare profesioniste, jeton prej vitesh nė West Neė York, New Jersey, USA. Qė nė moshė fare tė re angazhohet nė Radio-Kukėsi e mė pas nė Radio–Tirana, gazetare dhe spikere e RTSH, deri nė ditėn qė emigroi. Nė Amerikė ajo tashmė ėshtė gazetare e medias sė shkruar e vizive nė shtypin shqiptaro-amerikan, pėrkatėsisht nė gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, nė TV- Albanian Culture i Adem Belliut, nė Telegraf, etj., me artikuj tė temave tė ndryshme nga jeta social –ekonomike- kulturore e politike, analiza, reportazhe, mbulon rubrikėn aktualitet dhe tė kulturės nė Diasporė. Dallohet nė veēanti pėr pasqyrimin nė shtypin shqiptar e atė shqiptaro-amerikan tė historikut, aktivitetit dhe kontributit tė Organizatės tė Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”.

Mimoza Dajēi, gazetare profesioniste dhe aktiviste e mirėnjohur nė komunitetin shqiptaro-amerikan. Me artikuj tė ndryshėm, shkrime, analiza, opinione, kolumna reportazhe dhe dossier, emrin e saj e has nė shtypin shqiptar dhe Diasporė, nė gazeta Iliria, Dielli, Kuvendi, nė SHBA-ės, e Republika, Rilindja Demokratike nė atdhe, Fjala e Lirė Londėr etj. Rrėfimet e Mimozės pėr komunizmin ēnjerėzor nė Shqipėri janė tė vėrtetat drithėruese,. Mimoza Dajēi, si pėrfaqėsuese e asaj shtrese tė popullsisė sė persekutuar mė egėr nga diktatura, qė s’donte tė dinte se i pėrkiste njė familje patriotėsh me lidhje nė trungun mes Isa Buletinit dhe Ēerciz Topullit, ėshtė konseguente deri nė fund nė luftėn e saj, shprehje e humanizmit njerėzor dhe respektit pėr viktimat e diktaturės, tė cilat ajo i sjell nėpėrmjet rubrikės dossier.

Shkrimtarja dhe publicistja, Dr.Yllka Filipi ėshtė diplomuar nė Universitetin e Tiranės, dega Letėrsi dhe Gjuhė Shqipe, e specializuar nė Degėn e Letėrsisė dhe ka mbrojtur Master-in dhe Doktoraturėn. Shkruan kritikė, publicistikė, poezi, prozė dhe esse. Ka botuar nė periodikė tė ndryshėm brenda e jashtė Shqipėrisė, dhe e vlerėsuar nga kritika kombėtare dhe ndėrkombėtare si njė zė unikal nė letėrsinė modern shqiptare. Ka mėse dy vjet qė ėshtė bėrė pjesė e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Aktualisht jeton dhe punon nė New York, ku bashkėpunon midis tė tjerash, me gazetėn Illyria nė New York dhe revistėn Kuvendi nė Michigan, Tirana Observer, Shqipėri. Ėshtė autore e dhjetra vėllimeve me poezi, publicistikė, studimorė dhe prozė, disa prej tyre nė gjuhėn spanjolle.

Elinda Marku, gruaja krijuese nė mėrgim, e angazhuar si editore nė revistėn periodike Kuvendi, sė bashku me bashkėshortin e saj, botuesin e kėsaj reviste shkrimtari e publicisti Pjetėr Jaku. Poete dhe publiciste Elinda e thotė fjalėn e saj tė guximshme, tė thuktė e kryenece, nėpėrmjet opinioneve, analiza, replika, komente, por edhe si krijimtari letraro-artistike. Shkruan vazhdimisht nė revistėn Kuvendi, Fjala e Lirė Londėr, Tirana Observer, Shqipėri, Iliria e Dielli, Gazeta Kritika ,-Amerikė. Ėshtė autore e disa vėllimeve me poezi dhe publicistika e saj botohet kryesisht te Revista Kuvendi, SHBA. Me revistėn Kuvendi bashkėpunon gjithashtu nė rubrikat aktualitet e kulturė, edhe gazetarja Alma Prifti.

Publicistja e poetja Julia Gjika-Naci me emigrimin nė SHBA-ės, natyrisht nė vendin e lirisė e tė fjalės , shpalosi talentin krijues pėrveēse nė poezi edhe nė publicistikė. Brenda njė dekade nė Amerikė, ajo na ka dhėnė pesėfishin e asaj c’ka krijuar mė herėt nė Shqipėri. Ėshtė bashkėpunėtore dhe korrespodente nė organet e shtypit shqiptaro-amerikan tė Diasporės , si nė gazetėn Dielli, Iliria, gjithashtu nė atdhe, Gazeta Shqip, Korca, etj, nė shumė forume, web-site, gazeta dhe lista bashkatdhetarėsh online, duke sjellė portrete, reportazhe nga jeta e emigrantėve nė Amerikė e mė gjerė, tema sociale, kolumniste dhe opinione tė ndryshme nga aktualiteti e kultura. Autore e disa vėllimeve me poezi e pėrkthyer nė anglisht, rumanisht dhe polonisht, vėllime nė prozė e publicistikė.

Shpresa Vrana- shkrimtare, esseiste dhe publiciste. Aktualisht jeton e punon nė Boston, SHBA-ės, Bashkėpunėtore dinjitoze me organet e shtypit nė Diasporė, si nė gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, Fjala e Lirė, Londėr e nė shumė ėebsite e lista internetike e gazeta tė ndryshme nė Shqipėri, vecmas nė gazetat e Vlorės nga ajo ka edhe origjinėn. Autore e librit publicistik “Saga e njė Gruaje”, -alegoria e njė figuracioni tė plotė qė udhėton mes rreth treqind faqeve tė librit. Autore e disa librave me publicistikė, prozė dhe e qindra- qindra rreshtave esseistike nė shtyp.

Kėze-Kozeta Zylo, bashkėpunėtore dhe korrespodente nė periodikė tė ndryshėm tė Diasporės, median e shkruar dhe vizive, mbulon rubrikėn aktualitet dhe kulturė, me artikuj, shkrime e reportazhe, nė gazetat on line, gazeta Iliria, Fjala e Lirė Londėr, web-site e lista internetike, dhe operon nė rubrikėn intervista nėpėrmjet TV lokal Albalife disa orėsh nė javė nė State Island,N. Ėshtė autore e disa librave me poezi dhe publicistike.

Flutura Zavalina,-Presidente e Organizatės Jofitimprurėse “New Life”, (Jeta e Re) AACO, NY,SHBA. Editore e gazetės “Our Words”, qė lindi si domosdoshmėri e kohės dhe ėshtė e pėrjavėshme. Me anė tė shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike reportazhe dhe profile historike, qytetare e intelektuale, Flutura sjell nėpėrmjet gazetės, jetėn e komunitetit shqiptar nė Amerikė, Shqipėri, Londėr e tė shqiptarėve jashtė trungut amė.

Valentina Vila, gazetare televizive e Televizionit tė Shqiptarėve tė Amerikės, nėn logon ALBTVUSA,Detroit, Michigan, nė Departamentin e Informacionit dhe pėrgatitjes sė lajmit,spikere e lajmeve qendrore nė kėtė televizion. Nė stafin e ALBTVUSA, bashkėpunojnė edhe dy gazetare tė reja nė moshė Blerina Lumaj dhe Manjola Tėrshana.

Makfire Maqedonci Canolli, adhuruese e gazetarisė, e ka bėrė atė qė tė jetė bashkėpunėtore dhe moderatore e Radio-Diaspora, nė rubrikėn’Heroizmi i popullit tonė nė shekuj”, dhe -drejtuese e rubrikės “Me krijuesit shqiptarė nė Diasporė”, e Radio Projektit e shqiptarėve tė Danimarkės, -qė operon nė Neė York.

Ermira Babamusta,-editore e portalit mediatik online, Prishtina 24 orė, shkruan editoriale nė rubrika tė ndryshme; politikė, speciale, aktualitet, reportazhe, kulturė, intervista, analiza, koment, replika nė gjuhėn shqipe dhe angleze. Autore dhe experte nė shkencat politike dhe marrėdhėniet me jashtė. Mbėshtetėse e fortė e fushatės sė presidentit amerikan Barak Obama fizikisht dhe me penėn e saj publicistike.

Nastila Mano,- gazetare profesioniste e Radio –Korēa e Radio ABC, qė pėrcillte me zė nėpėrmjet mikrofonit emisionet dhe lajmet, kryesisht nė radiofoninė modern, jeton e punon aktualisht nė Florida. Ėshtė e para gazetare femėr qė pėrgatiste dhe drejtonte emisionin sportiv nė TV KORĒA, “Energy Sport”, dhe emisionin pėr rininė “Studio Kontakt”, vendlindje. Por gazetarja simpatike korcare nuk e ka ndėrpreė pasionin e saj pėr gazetarinė edhe nė mėrgim. Ėshtė bashkėpunėtore e gazetės Tirana Observer, Fjala e lirė, Londėr, Iliria, Kuvendi, SHBA-ės, nė gazetat online, ėebsite e forume bashkatdhetarėsh, me njė penė gazetarie profesionale, intensive, tė suksesshme dhe tė admirueshme. Gjithashtu shkrimet e saj nė gazetari e publicistikė mund t’i gjeni nė rrjetin social Facebook, nėn profilin -Nastila’Page.

Dr.Ruki Kondaj,-korrespondente dhe bashkėpunėtore e gazetės Iliria, Dielli, revista Kuvendi, nė SHBA-ės, -Fjala e Lirė Londėr, Zemra Shqiptare-Europė etj, nėpėrmjet opinioneve, komenteve, reportazheve, kryesisht nė rubrikat kulturė dhe aktualitet, sjell mbresa dhe moment nga jeta nė komunitet. Aktualisht jeton e punon nė Kanada, ėshtė Presidente e Shoqatės Shqiptaro-kanadeze dhe autore e disa librave studimorė e shkencorė.

Edhe unė autorja e kėtij shkrimi, si pjesė e komunitetit tė gazetareve femra nė Diasporė, -Raimonda Moisiu shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, mė lejoni tė shtoj disa rreshta rreth veprimtarisė sime publicistike. Kryesisht prej disa dekada jam marrė me krijimtari nė lėvrimin e tė trejave zhanreve; poezi, publicistikė, prozė, esse dhe kritika letrare. Vlerėsime nga kolegė, institucione tė ndryshme tė medias e shtypit shqiptar e dashamirės tė artit e letėrsisė, mė kanė dhėnė kurajon tė vazhdoj dhe tė ndjehem e motivuar pėr mė tej. Jam autore dhe bashkėpunėtore e dhjetėra vėllimeve me poezi, prozė, esse dhe publicistikė dhe e vlerėsuar me mbi dhjetė ēmime kombėtare e ballkanike, nė Amerikė, Shqipėri, Kosovė dhe Ballkan pėr poezinė dhe publicistikėn. Pėr kontributin qytetar e intelektual jam nominuar nga Bashkia e qytetit tė Hartfordit CT USA, ku unė jetoj me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit nė komunitet”, dhe qė prej vitit 2005 aderoj nė Partinė Demokratike Amerikane. Jam bashkėpunėtore e rregullt me statusin e Freelancer( gazetare e pavarur) e gazetės Tirana OBSERVER dhe Albanian Daily News qė del nė gjuhėn angleze, nė Shqipėri, Fjala e Lirė, Albanianews, Londėr, Iliria, Dielli, revista Kuvendi, SHBA-ės, dhe korrespodente nė organe periodikė tė ndryshme tė shtypit shqiptar online, website dhe lista internetike, nė atdhe, Kosovė,Greqi, Kroaci, me shkrime profil, opinione me tema sociale vecmas asaj pėr dhunėn ndaj gruas e fėmijėve, kėndvėshtrime e kritikė letrare, reportazhe, rubrikėn altualitet, kulturė dhe intervista. Falė angazhimit tim nė publicistikė kam mundur e pasur nderin tė njoh e tė bashkėpunoj me shumė njerėz me prirje tė forta qytetarie e intelektuale dhe tė jem e privilegjuar tė paraqes gruan publiciste nė Diasporė.
Vetė puna dhe shembulli i kėtyre grave, janė dėshmi e gjallė e aftėsive, kontributit e inteligjencės, sakrilegjit tė vetvetes pėr lirinė e shtypit qė mbartin nė vetvete ato, -gazetaret qė nė emėr tė lirisė sė shtypit sakrifikojnė lirinė e tyre dhe pėrcjellin pjalmin e jetės. Jemi forcė e madhe!

Nga Raimonda MOISIU



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi