avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:05



Nėn Tingujt e Natės

NĖNĖ

Ēdo tė thotė nėnė vallė?
Tė duash me zemėr jo me fjalė.

Ēdo tė thotė nėnė tė jesh?
Nė mbrėmje e fundit tė biesh tė flesh.

Ēdo tė thotė nėnė tė quhesh?
Asnjė lodhjeje mos i druhesh.

Ēdo tė thotė nėnė tė thėrrasin?
Lumturinė e botės ndėr duar tė zgjasin.



MEGJITHATĖ...JETOJMĖ

Njė natė pa gjumė,
lind njė ditė tė vdekur...
megjithatė jetojmė
dhe ditėn pa e prekur...



KORĒA

Dashuria s“ka qenė "njė",
Por prej kohėrash vetė i dytė,
Ndaj nuk dua veē Tiranėn,
Por dhe Korēėn kam si sytė.

Degėzat e pemės sime,
Tutje gjer nė Korēė vanė,
Sythet tek ime mė
Dhe rrėnjėt nė Tiranė.



NDONJĖHERĖ...
Bota mė duket e vogėl,
Sa mundem t“a mbaj nė duar.
Ėndrra mė duket pa vlerė,
Sa mundem t“a shoh dhe zgjuar.


Dita mė duket sekondė,
Dhe orėve vlera i“u humb,
Ndonjėherė kėrkoj tė pamundurėn,
Por s“mundem t“a gjej kund.


Ndonjėherė, bota duket e vogėl
Dhe ti ecėn brenda saj.
Unė botėn mbaj nė duar,
Heshtur ndihem pa faj.

Ndonjėherė, por vetėm ndonjėherė,
Arrij tė mbaj botėn nė duar.
E vėrteta ėshtė krejt ndryshe,
Unė thjesht kam imagjinuar.



GĖNJESHTRA

Kush thotė kurrė s“ka gėnjyer,
gėnjen!
Kush pyet ē“ėshtė gėnjeshtra,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtėr s“ka dėgjuar,
gėnjen!
Kush thotė gėnjeshtrėn ē“e dua,
gėnjen!
Derisa nė njė botė tė gėnjeshtėrt,
rron,
Dhe tė vėrtetėn brenda gėnjeshtrės,
gjen.



MORALI

Mbeta njė njeri
i moralshėm nė jetė,
pėrderisa s“jetova,
ashtu siē desha vetė...



DIETAT

Sa njerėz
vuajnė nėpėr botė,
me dieta lloje - llojesh...

Tė mendosh hollė
pėr njė problem,
s“mjafton tė dobėsohesh...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:05

SHPIRT FEMĖR

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja te isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje do shkruaja pritjeve,
Me lotė jo me fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje do shkruaja nė hėnė,
Me puthje jo me fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja,
Pyetur nga zoti mė parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Pėrgjigje mėngjeseve do shkruaja,
E pakohė, ndaj s“do kuptohej fjalė.

Nėse sė dyti do rilindja
Pyetur nga zoti me parė,
Nė doja tė isha vajzė apo djalė,
Skuqja e purpurt do mė pėrshkonte.
A skuqen meshkujt vallė?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:06

POETĖT

Poetėt...ah...poetėt,
...............ē“njerėz qenkan,
...................................vallė?

Lindin,
..........tė dashuruar,
..................dhe vdesin beqarė.



EMIGRANTI

Diku veē nė tavolinėn
Me mbulesė tė bardhė shtruar,
Birrė tė huaj ke pėrpara
Dhe njė pamje tė menduar.


Diku veē nė tavolinėn
Nė njė qoshe tė lokalit,
Shokun tėnd se ke pėrballė
Pi vetmuar ti prej hallit.


Diku veē nė tavolinėn
Nė njė lagje tė panjohur,
Gjithēka ėshtė akull e ftohtė
Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


Diku veē nė tavolinėn,
Qė tė bėn ty shoqėri
Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
Tavolina s“ėshtė njeri.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:06

Xhelozi vjeshte

Unė prisja vjeshtėn ndryshe pėr tu ndierė,
Nėn fėshfėrimė tė flija pak lėkundur,
Si nėpėr ėndėrr vėrdallė tė vija
Dhe tė pėrgjoja, heshtur pa u dukur...

Mė mori malli tė ndihem xheloze,
Ndaj prisja vjeshtėn, ndryshe pėr tu ndierė,
S“mė bie mendja pėr detin e fjetur,
Pėr ngjyrėn e bronxtė, qė mora nė verė...

Unė prisja vjeshtėn tė shtrihesha mbi gjethe,
Aty-kėtu tė verdhesha dhe unė,
Nuk thonė kot kur ndihesh xheloze,
Je dashuruar mbase mė shumė...
Mbrapsht nė krye



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:06

Tjeter - Njeri

Me sa shoh,
S“qenkam mė kush isha,
E tėra kam ndryshuar.
Dua, kė s“do doja
Dhe ushqehem,
Me ē“nuk kisha provuar...

Tė ka qėlluar
Dhe ty ndonjėherė,
Qė veten mos ta njohėsh,
E tjetėr-njeri shndėrrohesh,
Dhe pse jo gjithmonė,
Tjetrin mund ta shohėsh...?!

Ndonjėherė, as ti se di,
Qė je shndėrruar...tjetėr-njeri!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:06

Ti grua

Mė mirė pasqyrės mos u shih,
kur ditės ndonjėherė
tė mbushen sytė me lot,
ti grua...
qė shpesh,
i thua "jo" mėshirės,
dhe pėrflet me vete,
mbylljen e njė dite kot...

E tė nesermen
kur zgjohesh pėrsėri,
njė grusht qiell rrėmben,
e fytyrės ia vesh shkujdesur,
si vetė koha,
kur humbet shenjat gri,
dhe vrenjtėsirėn e saj,
fsheh duke qeshur...

Shpesh buzė-gjakur,
por formė-tjetėrsuar
ndaj e ērregullta hėnė
tėnden gjini ka marrė,
nga tė tuat duar,
pelerinėn pret nata,
qėndisur ėndėrryjesh,
apo ėndėrr-vrarė...

E mbyllet gjithēka,
dhe nis pėrsėri,
ashtu si vetė udhėtimet
rezervuar mė parė,
por ti ndonjėherė,
pasqyrės mos u shih,
nuk je e vetmja grua,
qė njė ditė ka qarė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:07

Lutjet e mia

Nuk lutem pėr vete,
por pėr ty,
qė dashuria tė mungon...
Ti, qė shpesh s“kupton
se ē“ngjet me botėn,
e shurdhėr je,
dhe nėse dėgjon...

Lutem pėr atė,
qė dhimbjen e lindjes,
se provoi kurrė...
e nė zot s“u shnderrua,
pėr t“i treguar botės,
qė qielli ėshtė grua
dhe aspak burrė...

Lutem pėr ty,
qė ėndrrash zilish fle
dhe jo i qetė si tė tjerė...
Sa e padrejtė
tė duket jeta,
ndaj per ty lutem,
mos ndihesh mjerė...

Pėr ty lutem,
qė prej vitesh
lotėt tė janė shteruar...
Nėse dikur sytė
tė bukur qenė,
sot gjurmė-zhdukur pėrrenj,
tokės harruar...


Nuk lutem pėr vete...
Jo!
Unė,
Dashuroj,
Lind,
Qaj,
S“kam zili,
por dashurohem pėrsėri...
Pėr ty dua tė lutem,
qė pasi tė kesh vdekur,
tė kesh kuptuar
artin e tė qėnit njeri



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:07

Ne stolin e vjeshtes

Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
Qilim i vjeshtės tė jetė zbuluar,
Gjithēka pėrreth tė ndihet zhveshur,
Aty do jem, s“tė kam harruar.

Do marr me vete stolin e drunjtė,
Aty-kėtu me gėrma gdhendur
Ca data puthjesh zhgarravitur,
Nuk skuqem mė, pėr ti pėrmendur.

Nėse njė ditė do ndihesh ftohtė,
Kur vera tradhėtisht ėshtė fshehur,
Me stolin tonė do vi me vete,
Pas ngjyrash vjeshte do jem dehur...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 29th November 2013, 01:07

Kur qesh me ty

Nėse e nesėrmja pėr kafe,
Mjergull do mė servirė,
Dhe mėngjesin s“do mund,
Ta shoh si mė parė,
Me ty do vazhdoj tė qesh,
Unė pėrsėri do qesh...
Aspak s“do mė mbetet,
Njė shije e vrarė...

Do t“i them njė dite,
Pėrseri "mirmėngjes",
Tė gjithėve!
Dhe nėse kėmbė njeriu s“do shoh,
Ndodh shpesh qė boshe,
Ditėt mė duken,
E netėve,
Fytyra tė dashura njoh...

Me ty do vazhdoj
Tė qesh pėrseri,
Aq kohė,
Sa mendimet lirshėm do shėtisin,
Mos kujto se jetės,
Gjithēka mund t“i thuash,
Ndodh ndonjėherė qė,
Ėndrra dhe guximi tė braktisin...

Por unė do vazhdoj
Tė qesh pėrsėri,
Dhe jehonėn-zė,
Do pres tė mė rikthehet,
Kur me tėnden orė
Tė kesh arritur ti,
Njė ditė do ketė vdekur,
Njė natė do nisė tė dehet...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:10

Alma Papamihali

Alma Papamihali ka lindur ne Qershor te vitit 1974, ne Tirane.
Arti i te shkruarit ne pergjithesi dhe poezia ne vecanti, ka qene
nje talent i spikatur tek ajo qe ne moshe te vogel.
Prezantohet per te paren here perpara lexuesit shqiptar,
me nje permbledhje me 100 poezi lirike, nen titullin "Nen tingujt e nates",
ne te cilin spikatin poezi me nje tematike te larmishme dhe ndjeshmeri
filozofike, ku nder te tjera dallojne tema e dashurise, nostalgjise, mallit
per vendlindjen etj.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:11

EMIGRANTI

Diku veē nė tavolinėn
Me mbulesė tė bardhė shtruar,
Birrė tė huaj ke pėrpara
Dhe njė pamje tė menduar.

Diku veē nė tavolinėn
Nė njė qoshe tė lokalit,
Shokun tėnd se ke pėrballė
Pi vetmuar ti prej hallit.

Diku veē nė tavolinėn
Nė njė lagje tė panjohur,
Gjithēka ėshtė akull e ftohtė
Vetėm birra ėshtė e ngrohur.

Diku veē nė tavolinėn,
Qė tė bėn ty shoqėri
Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
Tavolina s“ėshtė njeri.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:11

Dheu i jetės

Duarve do ta mbaj
dheun ku ke shkelur,
se vetėm dheu ėshtė ai,
qė pa kushte
mbi vete tė mban...
e nuk pyet nė je i rėndė,
i lumtur jetės
apo dikush qė qan.

Duarve do luaj
me dheun ku ke shkelur,
i vetmi qė tė pret
dhe pėrcjell nga kjo jetė,
ndaj pa kushte do ta dua,
si tė fundit kafshatė-ėmbėl,
qė gjithēkaje mė parė
ti veshet shije e vėrtetė...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:12

Magji Lasgushiane

Pa mundur tė heshtėsh pėrkundesh si valė,
C'ju fal poezive, zė nga yti emėr
Cdokush nuk tė njohu, pleqėrisė a djalė,
Po kujt nuk ju gdhende me njė varg nė zemėr.

Larguar sė larti, kurrsesi harruar,
Nė botėn e saj, u qesh vetė dashuria,
Magji Lasgushiane, qė rron e pazbehur,
Burimit shuajmė etjen, me vargjet e tija.

Cdokush nuk tė njohu pleqėrisė, a djalė
Po kush pa tė njohur, hodhi tjetėr fletė,
C'kuptim mund tė ketė poezia-fjalė,
Lexuar nė s'tė ka, shijuar ty nė jetė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:12

THINJAT

Dje pash thinjėn e parė,
tek krihesha sot
pash edhe njė tjetėr,
...kur isha fėmijė
mendoja, thinjat qenė
pėr njerėzit e vjetėr.

Nesėr do jenė bėrė tre,
pas ca muajsh
nė dhjetra shumuar,
qė flokė tė bardha
do kisha njė ditė,
vėrtetė kisha harruar.

Dikur fėmijė mendoja,
thinjat qenė vetėm
pėr ata nė moshė tė thyer,
por sot i dua thinjat,
mendimi i ēdo dite
m“i ka ushqyer!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:13

HĖNA KURIOZE

Hapi derėn ngadalė
dhe vėshtroi si flije,
kėrkoi tė
puthė
frymėn e ngrohtė,
por s“mundi
dhe pse pa zhurmė
u shfaq si
hije,
urreu ditėn qė zbardhi
dhe e nxori nga dhoma
pa dėshirė,
u
zhduk e gjora hėnė
duke rendur,
ndjekur nga dita,
qė sapo kish“
gdhirė.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 16:13

Afrohu i pari...

Afromu o i uruar, afromu,
ti folmė i pari, ēfarė pret,
gjithēka e thėnė s“ėshtė harruar,
harresa sa dhimbja tė vret.
Ndaj thuam“ mban mėnd ēdo minutė
ēdo timen fjalė sjell ndėr mėnd,
njeriu me kujtime ushqehet
dhe un“ do e bėja nė vėnd“ tėnd.
Me dėshirė do rrija vetmuar,
e lusja ca kohė lėnč pas,
pas zėnkės e para do afrohesha,
e ti do gėzoje kur tė flas.
Afromu o i uruar, afromu,
ti folmė i pari, ēfarė pret,
unė veē tė zemėruarėn po luaj,
ēdo grua tekanjozet nė jetė!



Shiko profilin e anėtarit


#17

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi