Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Ligji i te drejtes se autorit

Share

avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 24th April 2008, 23:42

LIGJIN PĖR TĖ DREJTAT E AUTORIT
DHE TĖ DREJTAT E TJERA TĖ PĖRAFĖRTA


I. DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME
1. Objekti i ligjit
Neni l
Ky ligj pėrcakton:
1.1. Tė drejtat e autorit qė, nė bazė tė pronės intelektuale, u takojnė autorėve pėrkitazi me
veprat e tyre nė lėmin e letėrsisė, shkencės dhe artit (nė vijim: e drejta e autorit);
1.2. Tė drejtat qė, nė bazė tė pronės intelektuale, janė tė afėrta me tė drejtėn e autorit
(nė vijim: tė drejtat e afėrta ) dhe u takojnė:
a). interpretuesve pėrkitazi me interpretimet e tyre;
b). prodhuesve tė fonogrameve pėrkitazi me fonogramet e tyre;
c). producentėve tė filmit pėrkitazi me videogramet e tyre;
d). organizatave tė radios e tė televizionit (Transmetuesve) pėrkitazi me emisionet e
tyre;
e). prodhuesve tė bazave tė tė dhėnave pėrkitazi me bazat e tyre tė tė dhėnave
f). botuesve pėrkitazi me botimet e tyre;
1.3. Administrimin e sė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė afėrta;
1.4. Mbrojtjen e sė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė afėrta;
1.5. Zbatimin e kėtij ligji ndaj personave tė huaj.
2. Parimet e zbatimit
Neni 2
Masat administrative, inspektimi, mbrojtja juridiko-civile dhe penale, tė pėrcaktuara me
kėtė ligj, zbatohen nė pėrputhje me rregullat e pėrgjithshme tė procedurės administrative,
kundėrvajtėse, civile dhe penale.
3. Marrėdhėnia midis sė drejtės sė autorit dhe tė drejtave tė afėrta
Neni 3
3.1. Mbrojtja e parashikuar nė kėtė ligj pėr tė drejtat e afėrta nuk prek dhe nuk ndikon nė
asnjė mėnyrė nė mbrojtjen e sė drejtės sė autorit.
3.2. Dispozitat e kėtij ligji lidhur me elementet e sė drejtės sė autorit, me supozimin e
autorėsisė, me bashkautorėt dhe autorėt e veprės sė gėrshetuar, me pėrmbajtjen e tė
drejtave ekonomike tė autorit dhe tė drejtėn nė kompensim tė veēantė pėr reprodukim
privat ose tjetėr vetjak, me marrėdhėnien midis sė drejtės sė autorit dhe sė drejtės sė
pronės mbi ekzemplarin e veprės, me kufizimet e sė drejtės sė autorit (pėrfshirė edhe
sigurimin e kufizimeve), me llogaritjen e fillimit dhe efektin e mbarimit tė kohėzgjatjes
sė mbrojtjes tė sė drejtės sė autorit, si dhe kalimin e sė drejtės sė autorit, zbatohen
ngjashėm dhe sa u takon (mutatis mutandis) edhe ndaj tė drejtave tė afėrta.
4. Pėrkufizimet
Neni 4
Nė kėtė Ligj vlejnė kėto pėrkufizime:
a. “Punė audiovizuele”pėrfshin punėt e filmit (punėt kinematografike dhe ato tė TV-sė)
dhe punė tė tjera audiovizuele.
b. “Transmetues” ka kuptimin e personit fizik apo juridik, i cili ka pėrgjegjėsi editoriale
pėr pėrmbajtjen e shėrbimeve programore radio-televizive qė duhet tė pranohen nga
publiku i pėrgjithshėm dhe qė ato t’i transmetojė, apo qė i ka transmetuar tė tėra dhe tė
pandryshuara nga pala e tretė.
c. “Asociacione kolektive” do tė thotė asociacionet e formuara nė pajtim me pjesėn IV,
pėr tė kryer aktivitetet e administrimit tė tė drejtave tė autorit.
d. “Tė drejtat e autorit” do tė thotė tė drejtat e bazuara nė pronėn intelektuale, tė cilat u
pėrkasin autorėve lidhur me punėn e tyre nė fushėn letrare, shkencore dhe artistike.
e. “Baza e tė dhėnave” do tė thotė grumbullimi i punės sė pavarur, i tė dhėnave apo
materialeve tė tjera nė ēfarėdo forme, tė radhitur nė mėnyrė sistematike apo
metodologjike, tė cilave mund t’iu qasemi individualisht nė mėnyrė elektronike apo
pėrmes mėnyrave tė tjera, ku marrja, verifikimi apo paraqitja e pėrmbajtjeve tė tyre
kėrkon investime tė konsiderueshme kualitative dhe/ose kuantitative.
f. “Shpalos” do tė thotė kur njė vepėr e mbrojtur me tė drejta tė autorit apo material me tė
drejta tė afėrta i ėshtė vėnė nė dispozicion publikut me pėlqimin e bartėsit tė sė drejtės.
g. “Tė drejtat morale” kanė kuptimin e kompetencave ekskluzive personale me tė cilat
mbrohet pacenueshmėria e veprave tė mbrojtura me tė drejtat e autorit dhe personaliteti i
autorit.
h.“Zyrė” do tė thotė zyra pėr tė drejtat e pronės intelektuale qė duhet tė krijohet nė pajtim
me nenin 169.1 tė kėtij Ligji.
i. “Vepra origjinale” do tė thotė pikturat origjinale, kolazhet, vizatimet, tapiceritė,
skulpturat, veprat nė qeramikė dhe qelq, fotografitė dhe vepra tė tjera origjinale tė artit.
j. “Fonogram” do tė thotė incizim i zėrit ose sekuencave tė zėrit nė bartėsin e zėrit.
k. “Posedues” do tė thotė personi fizik apo subjekti juridik i cili posedon tė drejtėn e
autorit.
l. “Publik” do tė thotė njė numėr mė i madh i njerėzve tė cilėt janė jashtė rrethit tė
zakonshėm tė familjes apo rrethit tė zakonshėm tė njerėzve qė i njihni personalisht.
m. “Botim” do tė thotė kur njė sasi e mjaftueshme kopjesh e veprės sė mbrojtur me tė
drejtė tė autorit apo e ndonjė materiali me tė drejta tė afėrta ėshtė botuar dhe i ėshtė
ofruar publikut apo ėshtė shpėrndarė me pėlqimin e bartėsit tė sė drejtės.
n. “Tė drejta tė pėrafėrta” do tė thotė tė drejtat e bazuara nė pronėn intelektuale qė janė
tė lidhura me tė drejtėn e autorit.
o. “Videogram” do tė thotė incizim i njė sekuence tė fotografive pa ose me zėrin
shoqėrues nė bartėsin e fotografisė ose nė bartėsin e fotografisė dhe tė zėrit.

PJESA II
E DREJTA E AUTORIT
Kapitulli 1
DISPOZITA TĖ PĖRGJITHSHME
Neni 5
Autorėt e veprave nė lėmin e letėrsisė, shkencės dhe tė artit gėzojnė mbrojtjen lidhur me
veprat e veta dhe shfrytėzimin e tyre, nė pėrputhje me kėtė ligj.
Neni 6
6.1. E drejta e autorit ėshtė e drejtė e posaēme, e cila i takon autorit si subjekti tė pronės
intelektuale mbi veprėn e vet.
6.2. E drejta e autorit pėrmban:
a). autorizimet ekskluzive personale pėr tė mbrojtur pacenueshmėrinė e veprės sė
autorit dhe personalitetin e autorit (nė vijim: tė drejtat morale tė autorit);
b). autorizimet ekskluzive ekonomike pėr tė mbrojtur interesat ekonomike te autorit
(nė vijim: tė drejtat ekonomike tė autorit);
c). autorizimet tjera tė autorit (nė vijim: tė drejtat tjera tė autorit).

Neni 7
7.1. E drejta e autorit i takon autorit me vetė faktin e krijimit tė veprės.
7.2. Pėr tė gėzuar mbrojtjen e sė drejtės sė autorit nuk kėrkohet plotėsim paraprak i
ēfarėdo formaliteti administrativ.
Kapitulli 2
VEPRAT E AUTORIT DHE KUSHTET E MBROJTJES
1. Veprat e mbrojtura
Neni 8
8.1. Vepra tė autorit janė krijimet intelektuale origjinale nė lėmin e letėrsisė, tė shkencės dhe
artit, qė janė tė shprehura nė ēfarėdo mėnyre, nėse me kėtė ligj nuk parashikohet ndryshe.
8.2. Vepra tė autorit konsiderohen sidomos:
a). veprat gojore, siē janė fjalimet, leksionet, tregimet dhe vepra tė ngjashme tė
shprehura gojarisht;
b). veprat e shkruara siē janė tekstet nė libra, broshurat, gazetat ditore dhe tekste tė
tjera nė lėmin e letėrsisė, tė literaturės shkencore e profesionale, si dhe programet
kompjuterike;
c). 3)veprat muzikore, me ose pa tekst, pavarėsisht a janė tė shėnuara pėrmes notave
apo nė ndonjė mėnyrė tjetėr;
d). veprat teatrore, teatrore-muzikore dhe tė kukullave, pėrfshirė edhe radiodramat;
e). veprat koreografike dhe pantomimore;
f). veprat filmike (kinematografike dhe televizive) dhe veprat e tjera audiovizuele (nė
vijim: veprat audiovizuele);
g). veprat fotografike dhe veprat e bėra ngjashėm procesit fotografik, siē janė
fotografitė artistike, fotomontazhet, fotoafishet, fotografitė e reporterėve, etj.;
h). veprat e artit figurativ nė lėmin e vizatimit, tė pikturės, grafikės, skulpturės;
i). veprat e arkitekturės, siē janė skicat, planet, maketat dhe objektet e ndėrtuara tė
veprave arkitekturore dhe tė inxhinierisė nga fusha e arkitekturės, urbanizmit,
arkitekturės sė peizazhit dhe rregullimit tė enterierit;
j). veprat skenografike;
k). veprat e artit aplikativ, si dhe tė dizajnit industrial e grafik;
l). veprat kartografike (hartat, planet, skicat, demonstrimet tredimensionale ) nė
lėmin e gjeografisė dhe topografisė;
m). prezantimet e natyrės shkencore, edukative a teknike (vizatimet teknike,
grafikonet, tabelat, ekspertizat, demonstrimet tredimensionale).
2. Elementet e veprės sė autorit
Neni 9
9.1. Vepra e autorit e pambaruar, pjesėt pėrbėrėse tė veprės si dhe titulli i veprės sė autorit,
qė janė vetvetiu krijime intelektuale origjinale, gėzojnė mbrojtje si edhe vetė vepra.
9.2. Nuk ėshtė e lejueshme qė pėr titull tė veprės sė autorit tė merret njė titull qė mė parė
ėshtė pėrdorur pėr ndonjė vepėr tė autorit tė llojit tė njėjtė, nėse titulli i tillė shkakton ose
do tė shkaktonte huti lidhur me autorėsinė e veprės.
3. Veprat e prejardhura
Neni 10
10.1. Vepėr e autorit konsiderohet edhe vepra e prejardhur (e pėrpunuar ose e formėsuar)
nėse i plotėson kushtet nga paragrafi (1) i nenit 8. tė kėtij ligji.
10.2. Vepra tė prejardhura janė pėrkthimet, pėrshtatjet, aranzhmanet (orkestrimet)
muzikore dhe pėrpunimet e tjera tė njė vepre tashmė ekzistuese apo materialit tjetėr.
10.3. Mbrojtje gėzojnė edhe pėrkthimet e teksteve ligjore, tė vendimeve gjyqėsore dhe tė
akteve administrative, me kusht qė pėrkthimet e tilla tė mos jenė bėrė pėr botim zyrtar
dhe tė mos jenė botuar si tė tilla.
10.4. Tė drejtat e autorėve tė veprave tashmė ekzistuese nuk mund tė cenohen me
pėrpunimin e veprave tė tyre.
4. Koleksionet e veprave
Neni 11
11.1. Vepėr e autorit konsiderohet edhe koleksioni i veprave ekzistuese tė autorit ose
materialeve tė tjera qė, pėr nga pėrzgjedhja, pėrshtatja apo bashkėrenditja e pėrmbajtjeve
tė tyre paraqet krijim origjinal intelektual, pėrkatėsisht vepėr tė pavarur (enciklopeditė,
antologjitė, pėrmbledhja e citateve, e poezive apo e veprave nė prozė, pėrmbledhja e
shprehjeve folklorike, e dokumenteve dhe vendimeve gjyqėsore, etj).
11.2. Konsiderohet koleksion edhe baza e tė dhėnave tė veprave tė mėvetėsishme, tė
dhėnave ose materialeve tė tjera, tė rregulluara nė mėnyrė sistematike ose metodike dhe
qė mund tė qasen veē e veē me mjete elektronike apo mjete tė tjera.
11.3. Mbrojtja sipas kėtij neni nuk zbatohet ndaj programeve kompjuterike tė pėrdorura
pėr bėrjen apo funksionimin e bazės elektronike tė tė dhėnave.
11.4. Me ngėrthimin e veprave tashmė ekzistuese nė koleksion nuk mund tė cenohen tė
drejtat e autorėve tė kėtyre veprave; me ngėrthimin nė koleksion materiali ekzistues nuk
bėhet vepėr e mbrojtur.
5. Krijimet pa mbrojtje
Neni 12
Mbrojtja juridike e tė drejtave tė autorit nuk pėrfshinė:
a). idetė, parimet, udhėzimet, procedurat, zbulimet ose konceptet matematikore si tė tilla;
b). ligjet zyrtare, aktet nėnligjore dhe rregullativat e tjera;
c). materialet zyrtare dhe botimet e organeve parlamentare, qeveritare dhe tė
organizatave tjera qė kryejnė funksione publike;
d). pėrkthimet zyrtare tė rregullativave dhe materialeve tjera zyrtare, si dhe tė
marrėveshjeve ndėrkombėtare dhe instrumenteve tė tjera.
e). parashtresat dhe aktet e tjera nė procedurat administrative ose gjyqėsore;
f). materialet zyrtare tė botuara pėr informim tė publikut;
g). shprehjet folklorike;
h). lajmet e ditės dhe informacionet e ndryshme qė kanė karakter tė raportimeve tė
rėndomta tė shtypit.

Kapitulli 3
AUTORI
1. Personi fizik
Neni 13
Autor ėshtė personi fizik i cili e ka krijuar veprėn.
2. Supozimi i autorėsisė
Neni 14
14.1. Personi, emri i tė cilit, pėrkatėsisht firma, pseudonimi apo shenja e tij ėshtė shėnuar
ne ekzemplarin e veprės ose ėshtė theksuar me rastin e publikimit tė veprės, supozohet
autor i veprės, respektivisht titullar i sė drejtės, derisa nuk provohet ndryshe.
14.2. Tė drejtat e autorit nė veprat e botuara, autori i tė cilave ėshtė i panjohur ( vepra
anonime dhe vepra e botuar me pseudonim apo shenjė ), supozohet se ėshtė i autorizuar
t’i realizojė botuesi, pėrderisa nuk zbulohet identiteti i autorit, Po qe se edhe botuesi
mbetet anonim, supozohet se ėshtė i autorizuar t’i realizojė personi qė ka bėrė
publikimin e veprės.
14.3. Zbatimi i paragrafit paraprak 2 pushon po qe se provohet identiteti i autorit. Bartėsit
e sė drejtės se supozuar tė autorit ia pėrcjellin autorit pėrfitimet pėrkatėse, nėse me
kontratė nuk parashikohet ndryshe. Tė drejtat qė paraprakisht i kanė fituar personat e tretė
mbeten nė fuqi.
3. Koautorėt
Neni 15
15.1. Nėse vepra e autorit qė pėrbėn tėrėsi tė pandashme ėshtė krijuar nė bashkėpunim tė
dy a mė shumė personave, ata konsiderohen koautor tė veprės sė tillė.
15.2. E drejta e autorit mbi veprėn e koautorėve u takon bashkėrisht tė gjithė koautorėve
dhe administrohet me pėlqimin e tė gjithė atyre, nėse nė kėtė ligj ose me kontratė nuk
parashikohet ndryshe.
15.3. Koautori nuk mund tė kundėrshtojė pa ndonjė arsye dhėnien e pėlqimit tė vet pėr
publikimin ose shfrytėzimin e veprės. Nė mungesė tė marrėveshjes, asnjė nga koautorėt
nuk mund t’i administrojė ndaras tė drejtat..
15.4. Marrėdhėniet e koautorėve pėrkitazi me pjesėt e tyre nė ndarjen e pėrfitimit
ekonomik nga shfrytėzimi i veprės pėrcaktohen nė pėrpjesėtim me kontributet e secilit
prej tyre nė krijimin e veprės, nėse me kontratė nuk parashikohet ndryshe.
15.5. Nėse ndonjėri nga koautorėt heq dorė nga pjesa e tij nė pėrfitimet ekonomike,
shtohen pjesėt e koautorėve tė tjerė nė pėrpjesėtim me madhėsitė fillestare.
4. Autorėt e veprave tė gėrshetuara
Neni 16
16.1. Nėse dy a me shumė autorė bashkojnė veprat e tyre me qėllim tė shfrytėzimit tė
pėrbashkėt ose pėr disa forma tė shfrytėzimit (p.sh. muzika e teksti, muzika e
koreografia, veprat e shkruara dhe ilustrimet etj.), secili prej tyre gėzon tė drejtėn e
autorit lidhur me kontributin e vet.
16.2. Marrėdhėniet midis autorėve tė veprave tė gėrshetuara rregullohen me kontratė.
16.3. Dispozitat e paragrafėve 3 deri 5 tė nenit 15 tė kėtij ligji, zbatohen nė mėnyrė
analoge (mutates mutandis), edhe ndaj autorėve tė veprave tė gėrshetuara.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi