Superylli shqiptar, Xherdan Shaqiri, ka uruar në gjuhën shqipe 101 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.
Futbollisti i Bayern Munich gjithmonë është i kujdesshëm në festat kombëtare dhe këtë ai zakonisht e ka bërë në pavarësinë e Kosovës.
Ai po ashtu mbahet mend të ketë mbajtur edhe flamurin e Kosovës pas triumfit në finalen e Ligs së Kampionëve në maj të këtij viti.
Por, ai ka uruar pavarësinë dhe ditën e flamurit që nuk e mbajti po atë finale. Xherdani befasisht ka uruar 101 vjetorin e pavarësisë së vendit tonë, përkundër shumë fjalëve të ashpra të drejtuara kundër tij në muajt e fundit.