Brad Pitt ka paguar plot 2 milionë funte për një aeroplan luftarak “Spitfire”, pasi ai është i dhënë pas periudhës së luftës dhe kursit të pilotimit që e ka ndjekur për shkak të rolit.
Aktori 49-vjeç është habitur nga tregimet e ndryshme që i ka dëgjuar për Luftën e Dytë Botërore gjatë xhirimit të filmit “Fury”, dhe për fluturaket e njohura me emrin Spitfire të cilat janë përdorur nga forcat mbretërore gjatë viteve 1939-1945.
“Brad ka mësuar gjithçka rreth ushtrisë falë rolit të cilin e kishte fituar në filmin Fury. Dhe që nga ai moment ishte zotuar se do të paguajë miliona funte vetëm dhe vetëm që në garazhin e tij të ketë një aeroplan luftarak të tipit Spitfire”, ka deklaruar një burim.