Ish-e dashura dhe mikja më e mirë e Paul Walker e konsideroi veten të shkatërruar nga vdekja e yllit të “Fast & Furious”. Kjo është periudha më e vështirë e jetës së Aubrianna Atwell, e cila vetëm pesë ditë më parë kishte humbur edhe babain e saj për shkak të një tumori.
“Walker dhe babai ishin dy dashuritë e jetës sime. Dy meshkujt më të rëndësishëm të jetës sime dhe tashmë i kam humbur të dy”, deklaroi Atwell. Ajo u takua me Walker në Hollivud 20 vjet më parë dhe patën një marrëdhënie afatgjatë, e cila kur përfundoi u shndërrua në një marrëdhënie tepër të ngushtë shoqërore. Por një tjetër person që po e kalon jashtëzakonisht rëndë këtë moment është e dashura aktuale e aktorit, Jasmine Pilchard-Gosnell, e cila po planifikonte martesën me Walker. Sipas familjarëve, 23-vjeçarja po mbahet nën mbikqyrjen e vazhdueshme të të afërmve të saj, pasi po kalon një gjendje të rëndë tronditje mendore.