Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

Share

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Ketebindje e ndaja edhe unë për Desperdos

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Faleminderit per vlersimin Anaa dhe Shaban.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
NESE SONTE


Nese sonte do te qash,
te lutem mos mendo per mua,
mos mendo per ate zemer qe vrave,
mos iluziono se akoma te dua.

Ne zemren time ska asgje tjeter,
pervec dhimbjes,perbuzjes........
Nuk ka dashuri,nuk ka kujtime,
i kam varrosur.

Asnjehere nuk dua te t'shoh,
madje as ne enderr.
GJithshka e jotja
per mua ka vderkur.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Ferri dhe Dashuria

Nje dite nje engjell ne ferr zbriti,
e humneren e erret me rreze e ndriti,
Per nje cast ferrin e ndryshoi,
se hijet e urrejtjes rrezja i largoi.

Gjithcka ne ate moment kishte ndryshuar,
dhe jeta, dhe koha kishte ndaluar,
dhimbje me ne ate moment nuk kishte,
sepse ne zemra dashuria ishte.

E kur ne zemer ke dashurine
edhe bota krejt per ty ndryshon,
edhe ne ferr gjen lumturine,
ate per te cilen njeriu jeton.

Kjo rreze ndriti humneren e pafund,
ku kushedi sa njerez vuajtja dermoi ,
cudi por drita u duk gjithkund,
u duk se dhe plaget kjo rreze sheroi.

Per nje moment gjithcka u ndryshua
Por rrezja ishte pak e shpejt u shua,
por se paku beri te kuptoje
se dashuria dhe plaget mund te sheroje.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Poezia juaj thesar i çmuar,përgëzime dhe vazhdim të sukseshëm.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
faleminderit, pergezime gjithashtu edhe juve.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
ditet e rinisë

më kujtohet takimi ynë i parë
më kujtohet ajo ditë vjeshte,
binte shi i qetë hiq pa ndalë
e ti mua ne vendtakim me gjete.

më kujtohet fytyra jote e rinore
sikur me thoje se më ke xhan,
më ledhatove e puthje m'dhurove
u betuam se askush s'na ndanë.

askush... pos mergimi i zi
ti ngele ne atdhe pa mua
e unë vite t'gjata t'kam enderruar
fati kurr nuk na bashkoj
tanimë ditet e rinisë i kujtoj!

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Albin,e bukur shumë kjo

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
flm i nderuar Shaban,

e perkujtova rininë
meqë tash jam vjetëruar
eh...kujtojmë dashurinë
që s'duhet harruar...

mbi 30-të kur jemi
cka te shtoj me teper
ecin verdallë kujtimet
neper të cilat kemi ecur...


rininë ta kujtojmë
sikur rifreskojmë jetën
por sot me mirë dashurojmë
po mundohem ta shpreh t'verteten!

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
NE SYTE E TU

Nese nje dite do me takosh,
te lutem me lejo vec per nje cast,
te shikoj ne syte e tu.

Ndoshta si atehere dikur,
do mund te shoh nje zjarr,
qe akoma seshte shuar.

Apo ndoshta do shoh,
nje zbrazeti te erret,
nje shpirt qe ska asgje?

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
UNË JAM MBUROJA JOTE

Roje i bëhem lotit tënd
mos të ta pikoj fytyrën
dritë i bëhem faqes tënde
mos përdor pasqyrën.

Të bëjë vend në zemrën time
unë mërgimtari i vjetër
për ty bëjë sakrifikime
s´dua të shoh n´krah tjetër.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
VLERA E KOHËS

Krejt qka ëndërron
krejt qka të gufon
në zemër
është dashuri e verbër
Fundja,dashuri s´mund
të quhet
ajo qka nuk shijohet
dhe nuk preket!...

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
LEJDI


Po flitet
shumë zëra po shtohen
po thonë se do të martohesh!
Në mua nuk ka qetësi
e di Lejdi,nuk është lehtë as për ty
katër rrota kohe,do shkelin mbi ty.

Megjithatë do të ikësh ti
e unë do mbetem korb i zi

mbi një dru të thatë
do e bëjë atë natë

kur ti do të shtrihesh
me tjetrin në shtrat
por,prap nuk mundet zemra
me të largua
të kam thënë të dua

në zemrën time ndajë një grimë për mua

ndoshta një ditë,në atë grimë do hy

Lejdi, Lejdi,Lejdi,unë mendoj për ty.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
NDARJA
Grumbuj kujtimesh
rrjedhin nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
MALL PËR KROIN E FSHATIT

Ngjiten vashat shpatit
për te kroi i fshatit
të buta si delet
i zbukurojnë belet
kur ngjesin kordelet
Qafat me rruzare
kostumet shqiptare
qëndisur me rreze
i hedhin mbi breze
rrjedh kroi i fshatit
ujë teposhtë nga fushat
për të joshur çupat
për të çmendur çunat
Mua më zgjon etjen
në këtë tokë mërgimi
malli më djeg shtatit
për kroin e fshatit.

descriptionRe: TË DUA-CIKËL POETIK PËR DASHURINË

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi