Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Publikohet dosja “Taēi”, e gjithė familja nėn hetim pėr miliona euro

Share

avatar

Posted prej 22nd December 2013, 03:39

*
POPULAR

TIRANĖ - Njė dosje me gjashtė akuza pėr Rezart Taēin, por edhe pėr nėnėn, babanė dhe motrėn e tij. Akuzat pėrfshijnė mosshlyerje detyrimesh, abuzim me TVSH-nė, mashtrime prej miliona eurosh, pastrim parash, falsifikim dhe fshehje tė ardhurash
Policia ka kopsitur dosjen e njė mashtruesi qė arriti tė kapte shtetin duke pėrdorur familjen e Sali Berishės. Gjashtė akuza nga mė tė rėndat jo vetėm pėr Rezart Taēin, por edhe pėr nėnėn, babanė dhe motrėn e tij.
Nga Drejtoria pėr Krimin Ekonomik e Financiar, nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, janė administruar informacione, tė dhėna e fakte mbi disa transaksione bankare, kontrata shitje pasurie, kontrata shitje tė subjekteve tregtare, raporte kontrolli nga organet tatimore etj, sipas tė cilave rezulton se shtetasi Rezart Taēi, nė cilėsinė e administratorit, ortakut dhe pronarit tė disa subjekteve tregtare, dhe disa  persona tjerė tė lidhur me tė nė marrėdhėnie tregtare e familjare, kanė kryer dhe vazhdojnė tė kryejnė veprime tė kundėrligjshme qė pėrbėjnė elementė tė veprave penale tė ndryshme si: “Fshehja e tė ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerėn e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 tė Kodit Penal dhe konkretisht:
1. Nga verifikimet e kryera me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Doganave dhe Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve, ka rezultuar se:
-Shoqėria “TAĒI OIL International Trading&Supply”, sh.a, me adresė rruga “Dėshmorėt e 4 Shkurtit”, Sky Tower, Tiranė me Nipt K31902009J, me administrator shtetasin Rezart Taēi, ka kryer nėntėmbėdhjetė eksporte pėr vitet 2012 e 2013 dhe konkretisht sipas deklaratave doganore tė degės sė doganės Durrės Nr.R 61403 date 31.08.2012; Nr.R 63150, dt.07.09.2012; Nr.R 65120, dt.15.09.2012; Nr. 65691 dt 18.09.2012; R.67156 dt. 22.09.2012; R.68196 dt.26.09.2012; R.72204 dt. Nr. R 69677 dt. 01.10.2012; Nr. R 70420 dt. 04.10.2012; Nr.R 70993 dt. 06.10.2012; Nr. R 73560 dt. 10.10.2012; Nr. R 75792 dt. 15.10.2012; Nr. R 75792 dt. 22.10.2012; Nr. R 76310 dt. 24.10.2012; Nr.R 80636 dt. 09.11.2012; Nr. R.81894 dt. 14.11.2012; Nr. R 1164 dt 09.01.2013; Nr. R 17451 dt. 15.03.2013; Nr. R 22425 dt 05.04.2013:  dhe Nr. R 26829 dt. 23.04.2013 me vend nisje Porto Romano Durrės, me destinacion shoqėrinė malazeze “IK REAL D.O.O Podgorica”, me njė sasi totale gazoili 565.820 litra dhe vlerė prej 485.633 USD, por nuk ka bėrė pranė organeve tatimore deklarimin e kėtyre shitjeve, duke fshehur tė ardhurat.
2. Nė pėrgjigje tė shkresės sė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit nr.1689, datė 25.11.2013, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve me shkrese nr.141/1 datė 4.12.2013, ndėr tė tjera ka vėnė nė dispozicion:
-Kopjen e “Njoftim vlerėsimi pėr detyrimet” tė Drejtorisė sė Kontrollit nė Drejtorinė Rajonale Tatimore tė Tatimpaguesve tė Mėdhenj, drejtuar shoqėrisė “A.R.M.O.” sha me Nipt J 82916498 D me administrator tė pėrgjithshėm Rezart Taēi, sipas tė cilit nė bazė tė raportit tė kontrollit datė 28.3.2013, kjo shoqėri nė total duhet tė paguajė detyrime tatimore, interesat dhe gjobat pėr shumėn 1 494 692 782 lekė. Nga tė cilat pėr periudhėn 2009-2011 pėr tatim fitimin, pėr periudhėn Prill 2009-Tetor 2011 pėr TVSH-nė dhe deri nė Mars 2013 pėr sigurimet shoqėrore detyrime tė papaguara dhe gjoba pėr shumėn gjithsej 996 745 000 lekė, si dhe detyrime gjithsej pėr ulje humbje pėr shumėn 497 947 000 lekė.
Shoqėria A.R.M.O. sh.a. me NIPT J 8291 6498 D ėshtė krijuar nė vitin 1999, me kapital fillestar 5 126 461 000 lekė. Nga data 27.11.2008 administrator i kėsaj shoqėrie ėshtė bėrė shtetasi Rezart Taēi dhe nė kėshillin mbikėqyrės janė shtuar anėtarėt Mustafa Taēi, Anika Taēi etj. Ky ndryshim ka ndodhur pasi shoqėria “ANICA MERCURIA REFINERY ASSECITD OIL” ka blerė 80 % tė aksioneve tė shoqėrisė “A.R.M.O.”
Shoqėria “ANICA MERCURIA REFINERY ASSECITD OIL” me Nipt J 81902013 T ėshtė krijuar me datė 2.7.2008, pra rreth katėr muaj para blerjes sė 85 % tė aksioneve tė kompanisė “A.R.M.O. Sipas ekstraktit historik tė regjistrit tregtar nė kėtė shoqėri herė pas here janė bėrė ndryshime nė kėshillin mbikėqyrės dhe konkretisht: me datė 19.11.2008 ėshtė shtuar si anėtar Gramos Taēi; me datė 14.11.2010 ėshtė shtuar si anėtar Vasil Dede dhe larguar Anika Taēi, me datė 15.11.2010 ėshtė shtuar si anėtar Anika Taēi (motra e Rezart Taēit), ndėrsa me datė 01.7.2013 janė riemėruar si anėtar tė kėshillit mbikėqyrės Mustafa Taēi (babai i Rezart Taēi-t), Drita Aliēka (nėna e Razart Taēi-t) dhe Z.Joseph Melton Desormeaux.
- Kopjen e “Njoftim vlerėsimi pėr detyrimet” nr.prot 45566/10 dt 29.6.2012, tė Drejtorisė sė Kontrollit nė Drejtorinė Rajonale Tatimore tė Tatimpaguesve tė Mėdhenj, drejtuar shoqėrisė “Taēi Oil International & Suply Company” sha me Nipt K 31902009 J me administrator tė pėrgjithshėm Rezart Taēi, me adresė Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranė, sipas tė cilit nė bazė tė raportit tė kontrollit, kjo shoqėri nė total duhet tė paguajė detyrime tatimore, interesat dhe gjobat pėr shumėn 1 375 824 lekė, me arsyetimin  pėr moslėshim fatura dhe gjoba. Ndėrsa janė zbuluar shkelje nė agregatin sigurime shoqėrore pėr periudhėn Nėntor 2009-Janar 2012 pėr shumėn 1 815 000 lekė. Ndėrsa pėr periudhėn Shkurt 2012-Prill 2013 pėr agregatin TVSH dhe sigurime shoqėrore dhe pėr periudhėn 2010-2012 pėr agregatin tatim fitimi kontrolli tatimor ėshtė nė proces.
- Kopjen “Njoftim vlerėsimi pėr detyrimet” nr.prot 7547/7 dt 16.8.2013 drejtuar “Kuid”shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taēi, me adresė Rruga Durrės-Nikėl-Rinas, zyra nė pikėn e karburantit “Taēi Oil International & Suplly Compan, Pranė Aeroportit Nėnė Tereza, sipas tė cilit kjo shoqėri pėr periudhėn 2010-2011 duhet tė paguaj menjėherė shumėn 42 216 783 lekė si detyrime tė papaguara dhe gjoba pėr TVSH dhe Tatim Fitimi.
-Praktika  shkresore nr.prot 7547/4 dt 31.7.2013, e Drejtorisė sė Kontrollit nė Drejtorinė Rajonale Tatimore tė Tatimpaguesve tė Mėdhenj, drejtuar shoqėrisė “Kuid”shpk  me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taēi, me adresė Rr. D. 4 Shkurtit P. Sky Tower Tiranė, sipas tė cilit  nė bazė tė raportit tė kontrollit, kjo shoqėri  ka detyrime  pėr agregatin Tatim Fitimi pėr periudhėn 2009-2011, pėr agregatin TVSH pėr periudhėn Maj 2010-Nėntor 2012 dhe agregatin Sigurime Shoqėrore Maj 2010 – Nėntor 2012 me zbulim gjithsej 30 660 000 lekė dhe ulje humbje 107 883 000 lekė  ose nė total  detyrimet tatimore tė kėsaj shoqėrie janė 138 543 000 lekė.
Nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve me shkresėn nr.141/1 datė 4.12.2013 ėshtė konfirmuar se pėr subjektet e lartpėrmendura do tė ushtrohet kontroll dhe rikontroll tatimor dhe nė pėrfundim tė procedurave do tė njoftohemi pėr rezultatet.
3.      Me kontratė noteriale nr.8186 rep, dhe nr.2560 kol, datė 05.07.2013, redaktuar nga noter Julian Zhegu, shtetasi Rezart Taēi i ka shitur shtetasit Fuad Haxhiymeri, 4.46 %  tė   aksioneve  tė   zotėruara  prej  tij  nė  bankėn X sha,  kundrejt  vlerės 4 655 000 euro. Shuma prej 155 000 euro ėshtė likuiduar nga pala blerėse me datė 8.7.2013 nėpėrmjet transfertės bankare pranė bankės X, ndėrsa shumėn prej 4.5 milionė  euro shtetasi Fuat Haxhiymeri  e ka transferuar nė favor tė shtetasit Rezart Taēi me datė 24.09.2012.
4.      Me datė 24.9.2013 shtetasi Arjanit Kolgega, administrator dhe ortak i vetėm i shoqėrisė “Niti Petroleum Company”sha, me NIPT L11530005M nė cilėsinė e blerėsit ka transferuar pėr llogari tė shoqėrisė Societe Generale de Surveillace” shumėn 1 milion USD nė bazė tė marrėveshjes sė bashkėpunimi (CMA 2387/12 AB-Trafigura) lidhur me datė 24.4.2012 midis tre palėve:
- Societe Generale de Surveillace”(SGS) me seli nė Gjenevė Zvicėr,
-Trafigura Beher BV, e themeluar nė Holandė si degė e shoqėrisė sė huaj me seli nė Zvicėr(e quajtur depozituesi) dhe
- Niti Petroleum Company”sha, i quajtur blerėsi
Sipas kėsaj aktmarrėveshje depozituesi(Trafigura..) ėshtė pronari i produktit naftė e rafinuar pėr sasinė 19 milion tonė me vlerė 30 milion USD e cila ėshtė parashikuar tė depozitohet nė depozitat qė ndodhen nė terminalin “Taēi Oil”, nė Porto Romano”. Nė zbatim tė kėsaj marrėveshje ėshtė lėshuar faturė  datė 24.9.2013 nga SGS nė favor tė “Niti Petroleum Company” sha. Nė kėtė faturė nė pjesėn pėrshkruese tė mallit ėshtė shėnuar “Deklaratė pėr humbjen e produktit tė CMA pėr sasinė 27311.514 MT dhe vlerė totale 28 403 974.56 USD. 
 Shoqėria “Niti Petroleum Company”sha ėshtė krijuar me datė 29.03.2011 me kapital fillestar 2 000 000 lekė, me objekt veprimtarie “Import, eksport, tregtim me shumice dhe pakicė tė naftės dhe nėnprodukteve tė saj, shpėrndarja dhe marketingu i produkteve nėpėrmjet tregtimit tė nėnprodukteve tė naftės dhe tė gazit etj”, me administrator tė vetėm shtetasin Arjanit Kolgega, me adrese tė ushtrimit tė aktivitetit Lagje nr.1 Laē pėrballė Hotel Diplomat. Me 16.1.2012 ėshtė ndryshuar adresa e shoqėrisė dhe ėshtė bėrė Rruga “Dėshmorėt e 4 Shkurtit”, Sky Tower, 5/2, Tiranė.; ndėrsa me datė 18.9.2013 ka ndryshuar adresa duke pėrcaktuar si adresė tė ushtrimit tė aktivitetit adresėn e parė(Lagje nr.1 Laē pėrballė Hotel Diplomat) Nga verifikimet policore rezulton se nė kėtė adresė nuk ushtrohet asnjė lloj aktiviteti tregtar. Pra adresa e depozituar nga shtetasi Arjanit Kolgega nė QKR si adresė e ushtrimit tė aktivitetit tė kėsaj shoqėrie ėshtė fiktive.
Me datė 23.12.2011 dhe 27.12.2011 nė llogari tė kėsaj shoqėrie janė xhiruar shumat: 40 987 000 lekė; 9 231 221 lekė dhe 12 976 95 lekė nga shoqėria “A.R.M.O.” sha pėr likuidim faturash shuma tė cilat janė tėrhequr brenda tė njėjtės ditė nga Arjanit Kolgega.
Me datė 28.10.2011 shoqėria “Niti Petrolium Company” sha e pėrfaqėsuar nga Arjan Kolgega ka lidhur kontratė pėr blerjen e 20 % tė aksioneve tė shoqėrisė “I.S.C” Petroleum” sha nga  Irgen Selfo(pala shitėse) me ēmimin e blerjes 5 175 000 euro ndėrkohė qė vlera kontabėl e 20 % tė aksioneve sipas kontratės sė ekstraktit nė QKR ėshtė 400 000 lekė. Nga verifikimi nė QKR nė ekstraktin historik tė shoqėrisė “I.S.C” Petroleum” sha nuk rezulton i pasqyruar asnjė ndryshim qė vėrteton ekzekutimin e kėsaj kontrate dhe aksioner i vetėm i kėsaj shoqėrie qė nga krijimi ėshtė shtetasi Irgen Selfo.
Ky subjekt gjatė periudhės Prill 2011-Janar 2013 ka lidhur disa kontrata me bankėn X pėr pėrdorim overdraft-i nė vlera deri 4.5 milionė USD. 
Me datė 28.7.2011 ka transferuar nė favor tė shoqėrisė “A.R.M.O.” sh.a. vlerėn 4.5 milionė USD me pėrshkrim “kalim fondi”.
Me datė 12.7.2011 ka lidhur me bankėn X kontratė overdraft-i nė vlerėn 400 000 000 lekė.
Me datė 4.11.2011 ka transferuar  nė favor tė “A.R.M.O.” shumėn 2 183 900 USD.
Me datė 31.102011 nė llogarinė e kėsaj shoqėrie ėshtė transferuar nga shoqėria “Fokus Group” shuma 1 633 410 euro mė pėrshkrim “shlyerje detyrimi sipas kontratės”.
Shoqėria “Fokus Group” shpk me Nipt L11618006J ėshtė krijuar nė prill 2011 me objekt tė veprimtarisė nė fushėn e mediave elektronike dhe tė shkruar, shitblerje e pasurive tė paluajtshme  me ortakė Bashkim Hysenbelli dhe Asllan Grezda.
Me datė 29.06.2012 nga “A.R.M.O.” nė llogari tė kėsaj shoqėrie janė transferuar  13 425 000 lekė me pėrshkrim “pėr kthim detyrimi”.
Me datė 19.62013 ėshtė lidhur kontratė midis shoqėrisė “A.R.M.O.” dhe shoqėrisė Niti Petrolium Company me objekt njohje detyrimi ndaj kėsaj shoqėrie nga shoqėria “A.R.M.O.” pėr shumėn 1 960 549 549 lekė.
Pėrveē transaksioneve me shoqėrinė “A.R.M.O.” shtetasi Arjanit Kolgega ka bėrė edhe disa depozitime nė kesh nė llogari tė subjektit tė tij, ndėr tė cilat veēojmė:
-Me datė 26.11.2012 ka depozituar shumėn 77 260 000 lekė.
-Nė datat 6.8.2012, 17.1.2013 dhe 20.3.2013 ka depozituar mė secilin rast shumat nga 50 000 euro.
Po ashtu gjatė viteve 2012-2013 shtetasi Arjan Kolgega nga llogaria e shoqėrisė sė tij ka kryer disa trasferta bankare, depozitime dhe tėrheqje me ēek nga dhe pėr nė llogari tė  subjekteve:
-“Kuid” shpk me Nipt K 63005203 O ku ortak dhe pėrfaqėsues ligjor nga muaj korrik 2007 deri me 18 Tetor 2013 ishte Rezart Taēi.
-“Taēi Oil International Trading& Supply Company” me NIPT K 31902009J me ortak tė vetėm Rezart Taēi.
-“Kuarta” sha me NIPT L 21721005U krijuar me datė 21.5.2012, ku ortak ishte Rezart Taēi dhe mas pas me 17.7.203 ortak i vetėm u bė Irgen Selfo.
-Me datė 15.8.2013 ka depozituar nė llogari tė shoqėrisė “I.S.C.Petroleum Company” sha shumėn 500 000 euro. “Shoqėria “I.S.C.  Petroleum Company” ėshtė krijuar me 25/01/2011 me aksioner tė vetėm Irgen Selfo”
5. Shoqėria “Heaney Asset Corporation” e pėrfaqėsuar nga shtetasi Abe Halati, lindur nė Iran dhe banues nė Azerbaxhan, ka blerė nga shtetasi Rezart Taēi kundrejt shumės  50 milion euro shoqėritė:
1.Anika Enterprisses” SA me adresė ne Gjeneve nė shumėn 35 000 000 euro.
2.Taēi Oil” me NIPT K31902009J pėr shumėn 500 000 euro.
3.“Europetrol” sha me NIPT K 11808502 I pėr shumėn 14 000 000 euro.
4. “Kuid” shpk me NIPT K 63005203 O pėr shumėn 500 000 euro.
Shoqėria “Heaney Asset Corporation ėshtė krijuar sipas legjislacionit tė Ishujve tė Virgjėr Britanik(British Vigin Islands. Aksioner i vetėm nė kėtė kompani ėshtė Jean-Claude Dauvergne.
Me datė 6.8.2013 ėshtė kryer trasferta e parė prej 35 milion euro nė favor tė Rezart Taēi nė llogarinė e tij personale nė bankėn X. Nė datat 6 dhe 7.8.2013 shtetasi Rezart Taēi ka transferuar nė emėr tė afėrmeve tė tij shtetasve Anika Taēi, Drita Aliēka dhe Mustafa Taēi respektivisht nė bankat RBZ dhe Tirana  nė total shumėn 12 milion euro. Nga kėto rezulton se me datė 13.8.2013 janė kryer veprimet si vijon:
-Nga banka RZB, Anika Taēi ka tėrhequr shumėn prej 1 850 000 euro, Drita Aliēka ka tėrhequr shumėn 2 054 000 euro dhe Mustafa Taēi ka tėrhequr shumėn prej 1 850 000 euro. Nė secilėn tėrheqje arsyetimi ka qenė i njėjtė “pėr shpenzime dhe investime nė imobilarė”.
-Nė llogari tė shtetasit Mustafa Taēi, nga BKT, ka mbėrritur nė bankėn RZB shuma 925 000 euro dhe nga llogaria e tij personale nga banka ISP ėshtė transferuar shuma 2 925 000 euro, nga kėto fonde janė tėrhequr nga ai 3 milionė euro.
Nė llogari tė shtetases Drita Aliēka ėshtė transferuar nga llogaria e saj personale nė bankėn ISP shuma 2 549 290 euro, nga e cila ėshtė tėrhequr shuma 2 400 000 euro.
Nė llogari tė shtetases Anika Taēi ėshtė transferuar nga banka ISP shuma 2 924 290 euro, nga tė cila ėshtė tėrhequr vlera 1 milion euro 
Nga kėto tė dhėna rezulton se familjarėt e shtetasit Rezart Taēi kanė pėrfituar nė bankėn RZB dhe Tirana Bank pėr njė periudhė dy ditore shumėn 12 milion euro nga tė cilat janė tėrhequr me para nė dorė shuma 5 754 000 euro. Ndėrsa nė BKT ėshtė tėrhequr nė total shuma 6 400 000 euro nga transfertat e pėrfituara nga llogaritė personale tė familjarėve tė Rezart Taēi-t nga banka RZB.
Me datė 16.7.2013 shtetasja Anika Taēi ka lidhur deklaratė noteriale pėr njohjen dhe shlyerjen e detyrimit monetar nga shoqėria “A.R.M.O.” sha nė shumėn 20 milion euro.
Totali detyrimeve tė njohura nėpėrmjet deklaratave noteriale  nė favor tė Rezart dhe Anika Taēi ėshtė 10 359 000 lekė dhe 80 milion euro. 
Nga tė dhėnat dhe faktet e trajtuara mė sipėr veēojmė:
-Mosdeklarimi i shitjeve pranė organeve tatimore i 565 820 litrave gazoil me vlerė  485 633 USD eksportuar nga kompania“TAĒI OIL International Trading&Supply”, sha me administrator Rezart Taēi, pėr shoqėrinė malazeze“IK REAL D.O.O Podgorica
-Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave nga shoqėria A.R.M.O.”sha me administrator tė pėrgjithshėm shtetasin Razart Taēi, pėr shumėn  1 494 692 782 lekė(rreth 8.2 milion euro) dhe transferimi i 80 % tė aksioneve nga aksionari “Anika Enterprises SA(i cili zotėronte 85 % tė aksioneve tė “A.R.M.O-s.”) tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.
- Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  pėr shumėn 1 375 824   nga subjekti Taēi Oil International & Suplly Company”  me administrator tė pėrgjithshėm Rezart Taēi, dhe transferimi i 100 % tė aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.
- Mosshlyerja e detyrimeve tatimore dhe gjobave  pėr shumėn 138 543 000 lekė nga subjekti Kuid”shpk me Nipt K 63005203 O me administrator Rezart Taēi dhe transferimi i 100 % tė aksioneve  tek aksionari i ri Heaney Asset Corporation.
-Mosveprimi i organeve tatimore pėr kontrollin e plotė tė gjitha subjekteve nė administrim tė shtetasit Rezart Taēi dhe personave tė lidhur me tė, si dhe mos marrja e masave ligjore pėr tė penguar transferimin e aksioneve tė kėtyre shoqėrive debitorė tek aksioner tė tjerė.
 Krijimi i disa kompanive nga i njėjti person Rezart Taēi, me tė njėjtin objekt aktiviteti tregtar(si A.R.M.O. sha; “Kuid” shpk; “Taēi Oil International Trading& Supply Company” sha; “Kuarta” sha  etj.) dhe kryerja e transaksioneve financiare e  bankare ndėrmjet tyre mund tė jenė bėrė me qėllim mashtrimin me TVSH-nė dhe fshehjen e tė ardhurave. 
-Kryerja e transaksioneve derdhje-tėrheqje nė vlerė tė larta me para nė dore dhe tėrheqja  e menjėhershme e tyre nga bankat nga familjarėt e shtetasit Rezart Taēi. 
-Faktin se nuk ekzistojnė transaksione bankare dhe kontrata noteriale qė tė justifikojnė qėllimin e pėrdorimit tė kėtyre fondeve, pėr periudhėn pas tėrheqjes sė tyre.
-Transferta prej 4.5 milionė euro nė favor tė shoqėrisė “A.R.M.O.” me arsyetimin kalim fondi.
-Transferta nė vlera tė larta nga shoqėria “A.R.M.O.”sha pėr likuidim detyrimesh dhe tėrheqje e kėtyre shumave menjėherė brenda ditės.
-Kontrata pėr blerje e 20 % tė aksioneve tė shoqėrisė nė vlerė tepėr tė lartė. Megjithėse e pa ekzekutuar ende.
-Lidhja e njė deklarate noteriale midis Anika Taēi dhe shoqėrisė “A.R.M.O.” pėr shumėn 20 milion euro pėr njohje dhe shlyerje detyrimi.
-Prania e tė njėjtėve persona nė cilėsinė e anėtarit tė kėshillit mbikėqyrės, apo  tė aksionerit nė disa kompani nė pronėsi tė Rezart Taēit.
-Shitja e menjėhershme e katėr kompanive nga shtetasi Rezart Taēi. 
-Fakti qė selia e kompanisė “Niti Petroleum Company” me administrator Arjan Kolgega ėshtė nė tė njėjtėn adresė me adresėn e subjektit. 
- Nga fakti qė shoqėria Societe Generale de Surveillace me seli nė Gjenevė Zvicėr me datė 24.9.2013 ka lėshuar faturė nė favor tė “Niti Petroleum Company” sha, ku nė pjesėn pėrshkruese tė mallit ėshtė shėnua “Deklaratė pėr humbjen e produktit tė CMA pėr sasinė 27311.514 MT dhe vlerė totale 28 403 974.56 USD, krijohen dyshime se ndodhemi para njė mashtrimi tė shoqėrisė “Niti Petroleum Company”.
Nga kėto tė dhėna dhe fakte krijohen dyshime tė bazuara se shtetasit:
1. Rezart Mustafa Taēi, i datėlindjes 7.6.197 
2. Anika Mustafa Taēi, e datėlindjes 25.6.1975
3. Mustafa Nevrus Taēi, i datėlindjes 18.4.1934
4. Drita Riza Aliēka e datėlindjes 7.5.1945
5. Arjanit Bexhet Kolgega, i datėlindjes 8.1.1975
6. Irgen Arian Selfo, i datėlindjes 13.7.1986 
Sė bashku edhe me punonjės tė tatimeve (qė duhen identifikuar gjatė procesit hetimor) dhe me persona tjerė, shtetas shqiptar apo tė huaj qė mund tė identifikohen gjatė hetimit, kanė kryer dhe vazhdojnė tė kryejnė veprime tė kundėrligjshme qė pėrbėjnė elementė tė veprave penale: “Fshehja e tė ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore” “Falsifikimi i dokumenteve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerėn e shtuar” dhe “Pastrimi i produkteve tė veprės penale ose veprimtarisė kriminale”, parashikuar nga nenet 180, 181, 181/a, 186, 144/a dhe 287 tė Kodit Penal.
Sė bashku me kėtė informacion dėrgohet edhe dokumentacioni pėrkatės me qėllim regjistrimin e procedimit penal pėr veprat penale tė mėsipėrme.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi