Michael Schumacher eshte ne gjendje kritike. Pas lajmeve kontradiktore te oreve te fundit, konfirmimi ka mberritur ne mbremje vone, nga nje komunikate zyrtare e qendres spitalore te Grenobles. 

Shtate here kampioni i Formula 1 u aksidentua paraditen e sotme ndersa ishte duke bere ski gjate pushimeve dimerore me familjen e tij. 

Sipas komunikates zyrtare, ai ka mberritur ne spital ne gjendje kome dhe i eshte nenshtruar me urgjence nje nderhyrjeje kirurgjikale ne tru, por gjendja e tij mbetet kritike. Nuk eshte e qarte nese ai vazhdon te jete ne gjendje kome. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar nje hemorragji cerebrale si pasoje e nje traume kranike. 

Ne spital me te gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy femijet, nderkohe qe tifoze te shumte jane mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur per informacione. / Top Channel