Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Piktori i madh Ibrahim Kodra [1918-2006]

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 27th February 2008, 15:33

Jeta dhe Krijimtaria Artistike

NĖ NDERIM TĖ PIKTORIT TĖ MADH

POEZI NGA IBRAHIM KODRA


Vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė, i shtruar nė njė spital tė Milanos, piktori ynė i madh, "Nderi i Kombit", Ibrahim Kodra. Duke u lutur pėr tė, i sjellim lexuesit tonė disa nga poezitė e tij si shenjė adhurimi.


* * *

…Mes pesimizmit bashkėkohor, kaosit tė modernitetit, ndoshta ėshtė i vetmi piktor i madh qė vizaton buzėqeshjen e njerėzimit, me njė naivitet tė menēur e koloristikė optimiste, gjithė dritė mesdhetare.


…Kodra, pėrveē tė tjerash, kishte miqėsi dhe me dy poetėt nobelistė italianė, me Eugenio Montale, kanė botuar dhe njė libėr sė bashku, (50 poezi tė Montales me 10 piktura tė Kodrės), kurse Salvadore Quasimodo i lutej qė tė luante nė kitarė edhe njė herė atė pjesėn shqiptare, tė cilėn Kodra e kishte titulluar "Dhėntė zbresin nga lartėsitė e Olimpit". Shkrimtari i shkėlqyer Buzzati, i cili dhe vizatonte, mrekullohej kur Kodra i thoshte: "Dino, po vizaton ashtu siē shkruan."

Ka pirė uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenė, tė cilin e ka propozuar me shkrim pėr ēmimin "Nobel" si akademik qė ėshtė, madje dhe i Akademisė Franceze.


Pak veta e dinė qė Kodra ka shkruar dhe poezi. Nė shqip, por mė shumė nė italisht. I janė botuar disa dikur nė Prishtinė, ku dhe ka shkuar mė shpesh e hapur ekspozita…

Duke kujtuar poezitė e tij, kujtojmė zemrėn e tij tė madhe…


Visar Zhiti



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 3rd March 2008, 19:39

IBRAHIM KODRA

10 poezi




O NĖNĖ


Nuk i ndiej mė ledhatimet e tua tė ėmbla
ashtu si era e prillit qė pėrkėdhel lulet,
o nėnė.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh mė buzėqeshjen tėnde,
sytė e tu, sytė e tu gjithė vėmendje,
qė asnjėherė nuk lodheshin
sė ndjekuri ecjen time tė pasigurt.
Ishe gjithēka pėr mua.
Fytyra jote: mė e bukura
mes muzave.
Dhe flokėt e tu
tė gjatė e tė zinj
mbulonin faqet e gėzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtėsinė
nėpėr venat fėminore.
Tani ku je fshehur?
E freskėt nė kujtesėn time,
rikthehu, o nėnė,
tė pėrkėdhelėsh fytyrėn time tė lodhur.


KJO ĖSHTĖ RRUGA


Nėn qiellin yllėsor
tė Pozitanos
njė ēupėz ngjitej pėr nė Fornilo
me hapa heshtjeje.
Rrugėt ishin tė mbuluara
me errėsirrėn e natės.
Dritat lėbyrėse tė njė makine
ndriēonin
figurėn e hajthshme
tė vogėlueshes sė pjekur parakohe,
flokėt e saj tė artė shthurur nga era.

Njė zotėri avitet,
me gishtin tė drejtuar nga mali,
thotė: "Ti qė kėrkon misterin e dritės,
ja rruga qė tė ēon te Shėn Mėria".


NJĖ MIKU SHKRIMTAR

Qielli i Pozitanos
ėshtė mbuluar me retė e freskėta tė agut
e ti, duke kundruar aurorėn,
mbledh mbi njė gjethe
plagėt e kohės.


NJĖ LULE


Mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur,
o lule e livadhit tė virgjėr!
Thuamė qė ėshtė shuar dielli,
thuamė qė toka ėshtė nė flakė,
thuamė qė hėna ėshtė ngjethur,
thuamė qė qielli ėshtė nė gjėmė,
thuamė qė s'ka mė agshole,
por mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur…


URA

Nė atė ditė tė bekuar
vajzat rendnin
nga ura.
Dielli hidhte
rreze nate
pėr t'i bėrė brune.


E PANJOHURA


Ajo ecte drejt majės
e ai zotėri mbeti i hutuar
nga njė bukuri kėshtu aq e natyrshme.
Ishte e panjohur nė atė vend
e tė gjithė kėrkonin emrin e saj.


NJĖ FYTYRĖ E FSHEHUR


Ditėn e 15 gushtit tė '77
mbretėronte heshtja atje.
Djemtė luanin: ping! pong!
nėn pishėn e sheshit.
Vajza me flokė tė gjata
dallgė-dallgė mbi supet e hajthshme
shkėlqente nė dritėn alabastėr.
Duke luajtur me krifėn e gjatė
Era e qeshur fshihte
fytyrėn e saj vezulluese
si njė gur i rrallė orienti.


PĖRSHĖNDETJA E FUNDIT

Gjatė rrugėve tė Palermos
flladi i mėngjezit
xixėllonte mbi gjethet e palmave.
Digjeshin nė diell
sheshet e asfalta.
Njė vajzė e drojtur
e shtrirė nė plazhin e dielltė
vinte nga veriu.
Veshur me ngjyra koloniale,
aq shumė tė befta
e gushti mbaronte,
i jepte pėrshėndetjen e fundit Montrealit
dhe me vendosmėri tė pazakontė
merrte rrugėn e kthimit,
humbte mes mjegullave tė bardha
qė dhunonin kaltėrsinė e shtrirė
tė qiellit mbi qytet.


BESA E SHQIPĖRISĖ

(e shkruar shqip)

Lindi dielli nė Kalabri,
u hapėn malet me rrėmbim,
tue lėnė fushat tė lulėzueshme
nė blerim.
Arbėreshėt u habitėn
pėr bukurinė e Natyrės
e thjeshtė, e pavarur
si ata, qė shprehin me zemėr
dhe harenė e fytyrės.
Nė atė ēast tė pazakonshėm
u hap qielli menjėherė:
njė shqipe e madhe,
tue fluturuar,
tokėn mbarė pėr tė zaptuar,
hapi krahėt e saj,
tue mbuluar Kosovėn dhe Kalabrinė,
Pianėn e Palermit
dhe Shqipėrinė.
Po i mbronte nė zemrėn e saj
qė tė jenė sė bashku si pėrherė,
sepse kanė dhėnė nė histori
nder e lavdi.
Shqipja nė mbrėmje
nė qiejt fluturoi
e lartazi shkoi.
Tue fluturuar lartaz nga qielli
dhe, para se tė hynte, nė hijen e natės
e ēojti lart fletėn e saj
dhe shkrojti
nė qiellin me yj tė ARBĖRISĖ:
"BESA E SHQIPĖRISĖ"


KĖRKOJ

Kėrkoj horizonteve larg
praninė e jetės
tė pafundmen…
rrezen diellore,
lėvizjen.

Kėrkoj mosarsyet
tė pathyeshmet
shkulmet ujore
tė pa nisurat.

Kėrkoj befasinė
tė pėrkohshmen
tė kuptueshmen
kurajon.

Kėrkoj lartėsimin
tė pandryshueshmen,
tė pakėmbyeshmen
rebelimin,

Kėrkoj tė pazakonshmen
tė pazėvendėsueshmen
tė pazgjidhshmen
tė pamundurėn.

Kėrkoj befasinė
tė padukshmen
tė paarritshmen
zanafillėn.


Kėrkoj ēelėsin e gjithėsisė
enigmėn e ajrit
tė puhizės
tė agut tė dritės.

Kėrkoj tė mbjell nė tokė
filizin e parė
farėn e parė
tė ardhmėrisė.


pėrktheu Eda Agaj Zhiti



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 4th March 2008, 16:13

Udhėtimi i fundit i Ibrahim Kodrės

8 Shkurt Vizita e tij e fundit nė Shqipėri ka qenė nė korrik 2003, kohė kur realizoi ėndrrėn e tij pėr tė vizituar vendlindjen, si dhe hapi ekspozitėn e tij "Retrospektivė" nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, ekspozitė qė pėrfshinte 20 vepra tė zgjedhura nga viti 1951 deri nė ditėt e sotme, si: "Kompozicioni" - 1951, "Muzikanėt" - 1961, "Lufta pėr pushtet" - 1972, "Lufta pėr paqe" - 1995, "Shqipėria fantastike" – 1997, etj.

Piktori i njohur shqiptar me famė botėrore, Ibrahim Kodra ėshtė ndarė dje nga jeta nė moshėn 88-vjeēare, nė shtėpinė e tij nė Milano tė Italisė. Kodra kishte disa vjet qė ishte i sėmurė dhe mjekohej, ndėrkohė qė muajt e fundit ka qenė i shtruar edhe nė spital. Ibrahim Kodra ka lindur nė vitin 1918 nė Ishėm tė Durrėsit. Ai edukohet nė oborrin e Mbretit Zogu I, duke u bėrė edhe njė kampion sportiv kombėtar. Nė 1938 shkon nė Itali me njė bursė studimi nė Akademinė e Breras nė Milano. Prej asaj kohe ai ka qėndruar nė Itali, duke u kthyer nė njė ikonė tė pikturės bashkėkohore italiane dhe mė gjerė. Veprat e Kodrės gjenden nė Vatikan, nė muzetė dhe koleksionet private nė Itali, Zvicėr, Gjermani, Belgjikė, Danimarkė, Francė, Britani e Madhe, Japoni, Rusi, Shtetet e Bashkuara, Greqi, Australi etj. Vizita e tij e fundit nė Shqipėri ka qenė nė korrik 2003, kohė kur realizoi ėndrrėn e tij pėr tė vizituar vendlindjen, si dhe hapi ekspozitėn "Retrospektivė" nė Galerinė e Arteve nė Tiranė, ekspozitė qė pėrfshinte 20 vepra tė zgjedhura nga viti 1951 deri nė ditėt e sotme, si: "Kompozicioni" - 1951, "Muzikanėt" - 1961, "Lufta pėr pushtet" - 1972, "Lufta pėr paqe" - 1995, "Shqipėria fantastike" – 1997, etj. "Kur vi nė Shqipėri mė duket se vi nė shtėpinė time, ose e thėnė ndryshe si nė parajsė. Nuk ka vend mė tė bukur se ky. Sot, nė qoftė se kam njė farė emri ia dedikoj vendit tim, popullit, njerėzve qė mė edukuan dhe bėnė qė unė tė ecė pėrpara", kėshtu ėshtė shprehur nė kėtė vizitė Kodra, ndėrkohė qė njė vend tė veēantė i ka kushtuar edhe figurės sė Nėnė Terezės, tė cilėn e ka barazuar me njė engjėll.

Jeta nė Itali

Ibrahim Kodra nis studimet nė Brera tė Milanos, Itali, nė vjeshtė tė vitit 1938. Fėmijėria e tij ka qenė e vėshtirė dhe kur ishte vetėm tetė vjeē ikėn nga shtėpia dhe punon si dizenjator pėr njė tregtar nė Durrės, deri nė momentin qė nga dogana e kėtij qyteti pėrfundon nė oborrin e Mbretit Zog. Aty njeh nėnėn mbretėreshė, e cila i jep mundėsinė tė studiojė nė shkollat e Tiranės, sė bashku me princėrit Tati dhe Sherafin. Pikėrisht ajo e dėrgon nė Itali me njė bursė studimi, nė pėrfundim tė liceut. Duke u nisur nga Durrėsi me miq tė tij, Kodra mbėrrin nė Itali, ku qėndron nė Milano. Ishte koha e Italisė fashiste. Nė Brera ai ndjek kurset nga maestro Carpi, e mė pas ndjek leksionet e professor Carrą, mė pas vazhdon ato tė Messina-s. Kalon provimin e pranimit me Aldo Carpi, pėr tė vazhduar studimet nė atė akademi, ku ndiqnin studimet vetėm artistėt “me prirje pėr t'u bėrė shumė tė famshėm”. Pas luftės ai merr pjesė nė lėvizjet artistike mė domethėnėse me grupe tė tilla, si "Pėrtej Guernikės" (1945) dhe "Linjė" (1947). Po atė vit, Pol Elyar viziton studion e tij, duke e pėrcaktuar "le primitif d'une nouvelle civilitatio".

Ekspozitat

Nė vitin 1948 merr pjesė nė Romė nė Konferencėn Ndėrkombėtare tė paqes dhe me atė rast njihet me Pikasonė, me artin e tė cilit do tė mbetet thellėsisht i lidhur. Tė panumėrta janė ekspozitat e tij personale dhe kolektive, mes tė cilave kujtojmė: Galeria “Bergamini” nė Milano (1957), Galeria “Cčzanne” nė Kanė (1958), Galeria “Senatore” nė Shtutgard (1959), “Muzeu i Ulmės” (1961), Galeria “Studio F22” nė Pallatin mbi Vaj (1974), binjakėzim Milano-Frankfurt nė Frankfurt (1984), Galeria “LaTela” nė Palermo (1988), “Muzeu i shtetit tė Tbilisit” (1989), Napoli (1992), Sanremo (1996), “Kodra dhe Teatri Massimo” (1996) etj.

Ēmimet

Mes ēmimeve tė shumta dhe nderimeve tė marra, kujtojmė "Medaljen e Artė" tė Akademisė Franceze nė 1972, ēmimin "Nder i Kombit", nga Presidenca e Republikės sė Shqipėrisė nė 1996, nė Tiranė etj. Veprat e Ibrahim Kodrės janė tė ruajtura pėrveēse nė Vatikan dhe pranė dhomės sė deputetėve nė Romė, edhe nė muze tė shumtė e nė galeri, si edhe nė koleksione private nė tė gjithė botėn. Kodra ka jetuar e punuar nė Milano, ndėrsa kalonte njė pjesė tė vitit nė Pozitano, vend qė e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. Njė pjesė tjetėr tė kohės e ka kaluar nė Siēili, e mbi tė gjitha nė Aēireale, nė Palermo dhe nė Alkano, ku kohėt e fundit sė bashku me maestron Evola ka realizuar njė skulpturė me titullin “Guri i jetės”.

Vlerėsime

Hysen Devolli

Me Ibrahim Kodrėn jam njohur qė nė vitet '38-'39, para se tė shkonte nė Itali pėr studime. Nė ato vite ('35-'37) ka punuar nė kinema "Nacional" dhe mė vonė iku nė Itali. Gjatė luftės, kur erdhi pėr pushime nga Italia, pruri njė seri punėsh, tė cilat i la tek im vėlla, i cili kishte njė dyqan qė iu dogj dhe fatkeqėsisht kėto punė i humbėn. Ibrahimi bėn rezonancė jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė vendit. Nė vitin 1942 shkova nė Itali, e takova nė Milano dhe shkuam bashkė nė galerinė "Brera", ku kishte hapur njė ekspozitė retrospektivė profesori i tij. Pas kėsaj e kam takuar edhe mė vonė. Vlerat e tij si piktor janė tė sanksionuara. Para tri-katėr ditėve gjeta njė kartolinė tė tij, qė ma kishte ēuar nė vitin 1973. Mė kujtohet qė ēdo vit mė ēonte nė studion time njė kalendar me punėt e tij, derisa studioja ime u sekuestrua nė vitin 1961. Kur vinte nė Shqipėri takohesha gjithmonė. Mbaj mend se takimi i fundit me tė ka qenė nė studion T&G, ku e takova bashkė me Kel Kodhelin dhe Sadik Kacelin. Njeri jashtėzakonisht i mirė, human dhe me njė kulturė jashtėzakonisht tė gjerė, tė pasur. Njė artist i kompletuar.

Ksenofon Dilo

Ibrahim Kodra ėshtė njė ndėr piktorėt, i cili e ngriti lart dhe i dha emrin pikturės tonė nė perėndim. Njė nga figurat e shquara tė artit bashkėkohor modern tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, njihet kryesisht pėr stilin e tij qė pėrfshihet nė "postkubizėm", qė merr shkas nga njė traditė vendėse dhe nga njė art popullor, gjė qė duket nė ornamentikėn e tij, qė e bėn tė shquhet e veēohet si artist, duke pasur dhe karakter ballkanik e shqiptar. Cilėsi botėrisht tė njohura, qė si artist shqiptar i bėn nder artit dhe pikturės sonė nė botė. Humbja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr artin tonė.

Zef Shoshi

Ibrahim Kodra ėshtė njė nga piktorėt shqiptarė, personalitete tė diasporės qė ka ekspozuar nė shumė vende tė botės. Pikaso dhe Pol Elyar e kanė cilėsuar si "primitivi i Ballkanit". Njė nga artistėt modernė tė shekullit XX, qė ka lėnė gjurmė nė historinė e artit italian dhe botėror me stilin e tij artistik dhe figurativ, veēori qė e dallojnė nga piktorėt e tjerė. Pėrdor elementė dekorativė tė thjeshtėzuar tė formės.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


#4

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi