Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Armėt kimike tė Sirisė do tė shkatėrohen nė Detin Adriatik?!

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 15th January 2014, 19:06


Ngarkesa e parė e armėve kimike tė Sirisė, mund tė shkatėrrohet nė Detin Adriatik, dhe jo nė ujėrat ndėrkombėtare nė gjirin e Maltės. Kėshtu shkruajnė mediat malteze ditėn e sotme. Revista “L’Espresso” shkruan se Partia Nacionaliste ka shprehur shqetėsime dhe ka kėrkuar sqarime nga qeveria e Maltės, nė lidhje me spekulimet se armėt kimike tė Sirisė do tė ngarkohen  nė anije amerikane, nė njė port italian, dhe mė pas do tė shkatėrrohen nė ujėrat ndėrkombėtare. Shumė nga mediat e vendit nė Maltė, shkruajnė se ka shumė mundėsi qė armėt kimike tė  shkatėrrohen nė ujėrat e Maltės, por “L’Espresso”  shkruan se ka mė tepėr mundėsi qė njė gjė e tillė tė ndodhė nė Detin Adriatik.

Ndėrkohė, ditėn e djeshme, mediat greke raportonin se janė “zhdukur” nga harta anijet e ngarkuara me armėt kimike tė Sirisė si dhe anija shoqėruese e OKB-sė. Kjo ka ndodhur pėr shkak tė mbylljes sė sistemit satelitor, qė monitoron lėvizjen e tyre. Mediat botėrore bėjnė tė ditur se, i gjithė procesi i transportimit dhe i shkatėrrimit tė armėve kimike tė Sirisė ėshtė mbajtur i fshehtė. Armėt kimike janė ngarkuar nė anijen “Ark Futura” qė mbante flamurin danez dhe nė anijen “Taiko” qė mban flamurin e Norvegjisė, tė cilat kanė mbėrritur nė portin e Latakias nė fshehtėsi tė madhe. Dy anijet janė parė pėr herė tė fundit pranė ishullit tė Qipros mė 29 dhjetor 2013. Mbyllja e sistemit satelitor qė monitoron lėvizjen e anijeve, mendohet se ka pėr qėllim mbajtjen sekrete tė pikės, ku do tė bėhet shkatėrrimi i armėve kimike tė Sirisė.


/shekulli/



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi