avatar
Anėtar i vjetėr
Anėtar i vjetėr

Posted prej 22nd February 2014, 20:10

FEMIJA I PARE



Tregim nga Aida Bode

Kisha shtrėnguar krahun e vjehrrės dhe ecja duke u pėrpjekur tė arrija hapat e saj te nxituar. Herė pas here i kėrkoja tė ndalonim dhe qėndroja tė merrja frymė. Gjunjėt mė dridheshin dhe ndjeja fytyrėn tė mė zbardhej nga prerjet e forta qė me bėnte barku.

-Hė se dhe pak kemi dhe arrijmė nė maternitet.

-Sikur tė ishte dhe Martini… – i thashė ndėrkohė qė zėri m’u mpi nė grykė.

-Burrat nuk vijnė nė maternitet tė shikojnė. Do vijė Martini kur tė kesh mbaruar dhe tė kesh fėmijėn nė krahė.

Ē’kuptim kish kjo lloj tradite nuk e kisha marrė vesh asnjėherė. Pse duhej qė babai i fėmijės tė mos ishte pranė meje ndėrkohė qė unė hiqja tė zitė e ullirit pėr tė lindur foshnjėn tonė? Zemėrimi qė po mė ngrihej nė shpirt po mė bėnte tė harroja dhimbjet qe sapo mė kishin lėnė. Fillova tė nxitoj dhe pashė qė e kisha lėnė vjehrrėn prapa. Eca dhe disa hapa dhe ndjeva qė po mė vinin pėrsėri tė prerat. Nuk kish kaluar mė tepėr se njė minutė dhe fuqitė qė kisha fituar nga zemėrimi po mė linin pėrsėri. Qėndrova dhe pashė vjehrrėn tė afrohej duke marrė frymė thellė. M’u duk sikur gjithė qyteti ishte gri dhe rrugėt bashkė me ndėrtesat, dyqanet, vitrinat, lulishtet, stolat, pleqtė qė luanin me letra, tė rinjtė qė pinin bareve, njerėzit qė nxitonin, ishin harruar diku prapa kėtij sfondi gri tė pakuptimtė. Gjithė ē’kishte mbetur ishte kjo grua e moshuar, veshur me tė zeza, me ēorape bezhė tė vjetėruara nga i lari i shpeshtė, me pandofla plastike pak tė ngrėna nė thembrat nga tė ecurit nėpėr rrugėt e kalldrėmta, me syze pak tė gėrvishtura, mbėshtjelle me njė shall gri tė punuar me grep nga rinia e saj. Nė ēdo rudhė fytyra i fshihte urtėsinė e viteve tė padrejta qė kish jetuar si vajzė, grua dhe nėnė. Tashmė ajo nxitonte me mua pėr t’u bėrė gjyshe pėr herė tė parė. Ajo nuk ndjente lodhje ndonėse mbante njė ēantė tė rėndė tė mbushur me ēarēafė, dy jastėkė, kėmisha nate dhe disa ushqime tė thata. Materniteti ishte ndikuar nga varfėria totale e vėndit dhe ne ishim kėshilluar nga shumė tė njohur tė pėrgatiteshim jo vetėm me rroba pėr tė pritur foshnjėn, por dhe me pajisjet mė elementare pėr lindjen. Pėr shkak tė kushteve shumė tė dobėta higjenike, disa gra kishin marrė infeksione ngaqė kishin pėrdorur ēarēafėt e maternitetit dhe pėsimi i tyre ishte bėrė mėsim pėr tė gratė e tjera qė kishin ardhur pas tyre. Kėto mendime mė bėnė t‘i ndjej dhimbjet dhe mė tė forta dhe njė frikė e papritur filloi tė mė pushtonte tė tėrėn.

-Ēupė duhet ta kesh. Ato i kanė dhimbjet kėshtu. – mė tha pa e fshehur gėzimin e kėtij parashikimi. Ajo dėshironte njė mbesė mė shumė se ēdo gjė tjetėr.

-Sikur tė kishim gjetur ndonjė makinė. U lodha mama, nuk eci dot mė.

-Po tė ishe e bija e Sekretarit, epo hajde, moj e uruar. Mblidh forcat aty dhe atė bėj. Sikur kemi arritur.

Ecnim dhe grija s’kish tė sosur. Mė dukej sikur po ecnim nė fundin e njė filmi bardh e zi pasi ishin dhėnė gjithė kreditet dhe, e vetmja gjė qė kish mbetur ishte ekrani i errėt me zhurmė hapash tė padukshėm nė njė rrugė tė ftohtė.

-Ē’pret? Hajde, ngjiti shkallėt!

Kisha qėndruar pa e kuptuar. Dhimbjet mė kishin zėnė pėrsėri. Ngrita sytė dhe pashė shkallėt tė ngrėna nga koha dhe pakujdesia, disa letra gėrvishtnin pluhurin dhe dukej sikur shkruanin mesazhe tė inkriptuara. Ē’tė thoshin valle? Po mė uronin? Hodha njėrėn kėmbė dhe ndjeva qė kisha nevojė tė mbahesha. Vjehrra mė shtrėngoi krahun me dorėn e lirė qė kishte.

-Tė dija tė fortė moj ēupė, por ti po pėrkėdhelesh njė ēikė.

Nuk i ktheva pėrgjigje. Shumė mendime po mė zhurmonin nė kokė dhe asnjė prej tyre nuk donte tė pėrgjigjej. Tė gjitha ishin pėrqėndruar nė pluhurin qė ngrihej dhe nė pamjen e zbehtė tė maternitetit qė po dilte si fantazmė nga grija e qytetit. Suvaja kishte rėnė nė disa vėnde, dera dikur prej xhami, tani ishte veshur me plasmas dhe korniza e bardhė ishte tėrė shenja duarsh tė mbetura nga nxitimi pėr tė hyrė e dalė sa mė parė. Dera lėvizte lehtė dhe gėrrhiste me sforcarje si njė njeri nė fund tė jetės. U tremba! Ku po hyja kėshtu? Ku do lindte fėmija im?

S’kisha kohė tė gjeja pėrgjigje. Vjehrra e shtyu derėn dhe njė erė e rėndė gjaku mė zgjoi ēdo sens. Infermieret dukeshin si hije tė verdha qė vėrtiteshin pa ndonjė qėllim. Njėra i foli diēka vjehrrės dhe na drejtoi nė njė korridor tė gjatė. Hapat vazhdonin tė bėnin zhurmė dhe grija vazhdonte tė mbante ēdo gjė poshtė perdes sė saj. Dyer dhomash ishin hapur dhe shihja pėrtej vellos sė hirtė gra tė shtrira qė kishin frikė tė rėnkonin. Hymė nė njė dhomė qė kishte ngjyrė gri tė lehtė. Kujtova mos ndoshta ishte thjesht njė fantazi e syve nga lodhja dhe dhimbjet, por jo, dhoma ishte vėrtet gri e ēelur,rrethuar me stima bezhė tė ftohta dhe kushedi qė prej sa kohėsh tė papastruara. Tek qėndroja e mbėshtetur nė qoshen e derės po kėrkoja me sy krevatin ku do shtrihesha. Infermierja e drejtoi vjehrrėn nė njė krevat ku shtrihej njė grua tjetėr. Ēarēafėt e saj zinin vetėm gjysmėn e shtratit dhe vjehrra filloi tė shtronte gjysmėn tjetėr me ēarēafėt qė kishim sjellė. Ndjeva trupin tė humbiste forcėn dhe kėmbėt tė lėshoheshin pėrtokė. Infermierja u kthye pėr tek unė dhe mė mbajti duke mė ndihmuar tė afrohesha tek krevati. Vjehrra kishte vėnė dhe jastėkėt dhe tė dyja gratė mė ndihmuan tė ndėrrohesha. Kisha aq shumė dhimbje sa nuk mund tė reagoja kundrejt asgjėje. Nuk mund tė kundėrshtoja gratė qė donin tė mė ndihmonin nė kėtė realitet tė qelbur, por as mund tė luftoja mendimet pėr jetėn qė po mė pėshtjellonin stomakun mė tepėr sesa dhimbjet e lindjes. “Dhe lopėt kanė kushte mė tė mira se kėto!” fjalė qė jehonin fuqishėm dhe thėrrmonin pamundėsinė time pėr tė qarė, pėr tė ulėrirė, pėr tė refuzuar keto kushte ku do tė lindte njė pjesėz e sė ardhmes, njė grimcė nga mishi im, njė pikė nga gjaku im. U shtriva dhe u bėra njė me korin e bardhė tė grave qė kishin ardhur tė lindnin nė kėtė ndertesė qė ngjante me njė varr shumėkatėsh ku jetėt vinin pėr tė kuptuar fundin e tyre. Tė gjitha tė veshura me kėmisha nate tė sjella nga shtėpitė e tyre, disa madje i kishin pasur stoli tė prikės pėr kėtė qėllim, ēarēafėt e bardhė stononin me shtretėrit e pluhurt dhe tė gjitha koordinonin zėrat sipas dhimbjes. Kėnga e lindjes ishte me e pėrvuajtur se vajtimet e plakave nė varret e qytetit.

-Oh, oh… – psherėtiva dhe mbylla sytė pėr tė shtrydhur lotėt.

Ndjeva kurrizin e gruas prapa meje tė tronditej. Pėr njė moment m’u duk sikur u drodh nga dhimbjet e mia. U ngrita dhe qėndrova gjysmė ulur nė shtrat.

-Si tė quajnė?

-Donika – rėnkoi pa ngritur kokėn. Po ty?

Pėr njė moment m’u duk sikur nuk kisha emėr. Isha vetėm njė grua, harruar nė njė shtrat tė vjetėr materniteti, shtruar me ēarēafė borxh.

-Milika, – u pėrgjigja, – ke shumė kėtu?

-Qė pardje mbasdite. Doktorėt mė kontrollojnė dhe seē mė thonė as ata vetė s’e dinė… Milika, kėshtu quhet dhe vjehrra ime. Nė qoftė se lind vajzė kėshtu do ta quaj, ndėrsa nėse ėshtė djalė do quhet Emil.

Nuk fola mė. Kisha frikė ta pyesja, por ajo vazhdoi tė fliste.

-Ē’dreq gjėje ėshtė kjo kėshtu? Tė lindėsh vetė, pa asnjė njeri pranė… Dhe lopėt kanė kujdes mė shumė..

“Lopėt!” mendova, dhe kjo i paska zili njėsoj si unė. Ndėrkohė imazhe stallash filluan tė ngatėrroheshin me imazhe filmash tė huaj qė kisha parė ku burrat qėndronin pranė grave ndėrkohė qė ato sillnin nė jetė frutin e tyre tė dashurisė. Sa herė e kisha menduar qė dhe lindja ime do tė ishte e tillė, nė njė dhomėz tė rrethuar me buqeta lulesh, me burrin pranė qė me jepte kurajė dhe me nje tv tė vogėl qė mė tėrhiqte vėmendjen nga dhimbjet. Por tashmė e vetmja gjė qė mė hiqte vėmendjen nga dhimbjet ishte frika nga kjo dhomė qė thithte rėnkimet e grave si njė tinė ne mes tė njė xhungle humbur universit.

-S’ke mė dhimbje? – mė pyeti Donika.

-Kam, si s’kam, por po harroj, po mpihem… qėnkam qull!

-Qėnkam me fat, thuaj. Sa shpejt t’u ēanė ujrat!

-Po tani? – pyeta me zė tė dridhur.

-Tani, thirr me sa ke nė shpirt qė ndonjė nga ato hijet e verdha tė tė dėgjojė. Rrinė si tė shastisura ndėrkohė ne rėnkojmė sikur po vdesim dhe jo po lindim.

“Hijet e verdha” s’qenka fantazi e imja.

-Ia di emrin infermieres tė kėsaj dhome?

-Tefta quhet.

Bėrtita me ē’fuqi kisha dhe prita. Nuk e di sa e gjatė ishte pritja. Si duket hijet vonojnė. Ajo erdhi dhe me indiferencė mė pyeti ē’kisha.

-Jam qull.

-Ja tė thėrres doktorin.

Njė tjetėr pritje. Lindja qėnka e tillė. Mė shumė zgjatin pritjet sesa dhimbjet. Kur kisha dhimbje koha shkonte shpejt dhe ndjeja gėzim, mė dukej sikur ēdo gjė do mbaronte dhe do dilja menjėherė nga ai vėnd i kobshėm.

-Qėnke afėr,- mė tha doktori pasi mė kontrolloi. – Kur erdhe ishe vetėm 4 cm e hapur. Tani je gati 8.5. Ujrat duhet tė tė kenė rėnė qė prej njė ore mbase, pse na lajmėrove kaq vonė.

Mbeta e hutuar, ndėrsa Donika ndėrhyri duke thėnė

-Tė thashė qė je me fat.

-Do tė tė kontrollojmė pėrsėri pėr gjysmė ore, por nėse ndjen diēka ndryshe bėrtit. Je shumė afėr, mos ki merak.

-Donika ti si je? – iu drejtua dhe pa i dhėnė shans tė pėrgjigjej i kėrkoi tė pozicionohej qė ai ta vizitonte.

-Do na duhet tė bėjmė ndėrhyrje, Donika. Do lajmėroj tė shtėpisė qė tė vijnė. Infermierja do tė tė shpjerė nė sallė. Nuk duhet tė presim mė gjatė.

Gratė vazhdonin rėnkimet, disa me zili pėr fatin tim tė mirė, disa me keqardhje pėr Donikėn. Kurrizi i saj vazhdonte tė pėrkėdhelte timin ndėrsa zėri i ishte shuar. Kori i ofshamave tashmė dukej sikur tė ishte jashtė tonalitetit. Infermierja ndihmoi Donikėn tė ngrihej nga shtrati dhe shtresat ia shtroi nė njė krevat tjetėr portativ i cili do ta shpinte nė sallė. Pėr njė moment m’u duk sikur mė humbi balanca nė krevat dhe do bija. Ajo ndjeu ē’ekuilibrimin tim dhe qeshi ndėrsa shtrėngonte dhėmbėt nga dhimbja. E qeshura i kumboi si njė pikė shiu qė bie mbi njė teneqe tė vjetėr. Asgjė nuk kishte vlerė nė atė dhomė pėrveē kėngės pėrvuajtėse tė korit tė grave nė dhimbje.Ajo u largua bashkė me tė qeshurėn dhe unė mbeta vetėm nė kėtė shtrat gjysmė tė shtruar. Tė tjera gra do shtriheshin, do dhimbnin, do i bashkoheshin korit e do pėrkujdeseshin nga hije tė verdha infermieresh.

-Oh, oh… – dhe sytė lindėn tė tjerė lotė.

Infermierja u kthye bashkė me doktorin, i cili mė tha se isha gati pėr tė lindur. Mė ndihmuan tė ngrihesha dhe mė shpunė nė kaluē. Doktori mė drejtonte dhe mbas shumė numėrimesh, shtrėngimesh, lotėsh, dhimbjesh, fėmija erdhi. Infermierja doli nė dritare dhe unė dėgjova zėrin e vjehrrės.

-Tefta, ē’ėshtė?

-Ēupė, ēupė.

M’u duk sikur po humbisja nė gri. Kjo infermiere fantazmė mė hoqi tė drejtėn e lajmit tė foshnjės. Fėmija im, fėmija i dhimbjes sime, iu deklarua traditės tė dritareve dhe njerėzve jashtė tyre. Nė kėtė spital tė grinjtė, tė kėtij qyteti tė grinjtė, me traditė tė grinjtė, njerėzit lindin pėr tė zėvendėsuar brezat, bėheshin hije tė njėri-tjetrit dhe siguronin vazhdimėsinė e linjės sė gjakut dhe tė emrave.Asgjė nuk i shpėtonte grisė. Ajo ishte dhuratė e njė varfėrie tė gjatė ngjyrash dhe jete ku lindja ishte vetėm njė formė tjetėr e vdekjes.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:58

DYMBĖDHJETĖ FRYMĖ.Poezi nga Aida Bode
Mutacion
 
Kam vdekur.
S’i sheh gjithė ato
qeliza tė ngordhura
lėkura ka lėshuar
nė duart e tua?
Gjithė ē’ke nga unė
ėshtė aty – vdekje,
asgjė mė shumė.
 
 
Zonja e Artė

Nė Korēė vjeshta hyn qė nga Parku Rinia
nė qafė ka parfum pishash,
pėrkunded me hiret e Moravės
puthet me bliret qė vdesin
dhe kėndon me zėrin e guguēeve
qė pėrcjellin lejlekėt nė mėrgim,
prish takat mbi kalldrėme,
dėgjon plakat qė bisedojnė nė oborr
dhe bėn gjoja sikur fshin
ndėrsa pėrgjon dyert qė hapen e mbyllen.
Nė Korēė vjeshta vishet me gjethe
serenatash qė bien nga dritare tė mbyllura,
struket qosheve tė errėta tė rrugicave
dhe pret tė fshehė dashnorėt
tek vijnė tė ngrohen me frymėt e njėri-tjetrit

 
 
I panjohuri

Ai kujton tė dashurat e vjetra
dhe pėrpiqet t’i formojė tė plota,
nė imazhe tė rastėsishme.
Krahėt i kujtojnė njė balerinė,
gjoksi njė komshie qė
iu dha fshehtasi nė errėsirė,
shalėt njė vizitore nė shtėpinė e gjyshes
e vithet njė shoqe harruar nė adoleshencė
vetėm qafa, buzėt, sytė dhe flokėt
s’i kujtonin askėnd,
kėshtu ai jetonte gjithė tė kaluarėn
me fytyrėn e sė tashmes
 
Dymbėdhjetė frymė
U zbeh hėna, u bė Janar
Hyjnitė kishin ftohtė dhe
u mbėshtollėn me Shkurt…
 
Zgjata dorėn tė kapja erėn,
ajo mė dha Marsin
 
Filloi tė bjerė Prill, i ujshėm, i rrėmbyeshėm,
i papėrmbajtshėm pėr gjelbėrim.



Maji mbante vesh qė prapa hėnės,
aty ruante errėsirėn me sekretet e heshtjeve.
 
Afėrdita ishte me barrė, nuk rėnkoi,
por buzėqeshi dhe lindi Qershorin.
 
Korriku u deh nė Egje,
ndėrsa unė pashė Apokalipsin…
 
Gushti fle me mua
dhe yjet nuk i lė tė bien
 
Patat morėn Shtatorin
dhe u nisėn drejt jugut
 
Tetori mbajti frymėn
dhe ajri u bė i purpurt…


Eja Dionis, eja mė sill
Nėntorin tė zgjoj tė dashurin
 
Ē’i duhet urtėsia Athinasė,
kur ajo stoliset me Dhjetor?
 
 
Ying dhe Yang
nė qoshe tė derės
njė enė me ujė tė shenjtė,
bekova pasigurinė
ndėrsa monedhen e mėkatit
ia dhashe Ēezarit
qė priste si lypsar
nė shkallėt e kishės.
Udhėtime
Nuk ka rrugė tė drejta,
dhe dritės i duhet tė pėrthyhet,
nuk ka as rreth tė pėrsosur,
hėna lodhet pas njė nate plotėsie
E vėrteta nuk bėn udhėtime tė gjata,
ajo fillon dhe mbaron me ēdo
rrahje zemre.

Pėrsosmėri
 
Ti je mė i bukur se mėngjesi
i sė shtunės, mė i dashur
se kafeja e mbasdites dhe
mė i ėmbėl se vallėzimi i Hirushes
me princin para se ora tė binte 12.
 
 
Njė natė nė Itakė
 
shiu varet nga retė
si fill i shprishur
nga njė cohė e vjeter,
 
unė mendoj Penelopėn
dhe kuptoj qė shiu
s’ėshtė gjė tjetėr veēse
njė shpėrbėrje penjsh
thurrur pėr tė shtyrė kohėn…
Shkrime tė ngjashme:



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi