Forumi Zeri YT! » Shkencat Ekzakte » Turizėm - Arkiologji »
20 arsye pėrse duhet tė pushojmė nė Shėngjin

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 23rd February 2014, 20:57



Nuk dihet pėrse Zoti bėri mrekullinė nė Shėngjin, teksa malin dhe detin i bashkoi nė njė pikė. Nuk dihet pėrse dhuroi njė plazh tė mrekullueshėm, nuk dihet pėrse dhuroi njė lagunė tė papėrsėritshme nė llojin e vet. Nuk dihet pėrse dha ujin, ajrin, rėrėn. Ajo qė na mbetet ne, ėshtė sė pari tė eksplorojmė kėtė mrekulli dhe mė e rėndėsishmja, tė kalojmė pushimet e verės atje. Nė fakt Shqipėria ka me dhjetėra plazhe, vende e perla qė ndjellin vendas e tė huaj. Porse pėr Shėngjinin janė me dhjetėra arsye qė duhet tė zgjedhim, ndėrsa ne kemi zgjedhur 20 prej tyre. Janė me tė vėrtetė bindėse, janė ndjellėse, janė tėrheqėse. Pasi t'i mėsojmė, o burra, tė marrim bagazhet dhe t'i qepemi Shėngjinit. Nuk do zhgėnjehemi nė asnjė ēast. Dhe jo vetėm kaq, do tė kalojmė njė eksperiencė tė jashtėzakonshme.

1. Rėra e plazhit

Arsyeja e parė pėrse ne duhet tė shkojmė nė Shėngjin, lidhet me rėrėn e plazhit. Ajo ėshtė me njė pėrmbajtje tė lartė tė jodit, komponenti mė i rėndėsishėm i saj. Sipas specialistėve, tė gjitha plazhet shqiptare nuk e kanė kėtė lloj rėre qė ndodhet nė plazhin e Shėngjinit. Ajo ka vlera tė mėdha kurative dhe shumė njerėz e preferojnė pikėrisht pėr kėtė. Sidomos ata qė vuajnė nga reumatizma, sėmundjet e kockave, tė ftohtit e tė tjerė sėmundje si kėto, rėra e Shėngjinit ėshtė njė kurator mė shumė se i mirė.

2. Pastėrtia e ujit tė detit

Pastėrtia e ujit tė detit ėshtė nga mė tė mirat nė vendin tonė. Uji i detit me njė pėrqindje kripe tė vlerėsuar si kuratore pėr organizmin e njeriut, quhet e tillė edhe pėr faktin se ėshtė e pastėr. Nė vijėn e bregdetar nuk derdhen nė det ujėrat e zeza, njė karakteristikė e ndryshme nga shumė plazhe tė tjerė nė vend. Janė nė minimum elementė tė huaj tė ujit tė detit nė kėtė zonė. Kjo ėshtė vlerėsuar jashtėzakonisht nga tė gjithė pushuesit.

3. Pastėrtia e rėrės sė plazhit

Mirė cilėsitė e rėrės, po si ėshtė pastėrtia e saj? Pastėrtia e rėrės nė plazhin e Shėngjinit ėshtė nga mė ekstremet. Thamė mė lart pėr vlerat e kėsaj rėre, por nė Shėngjin kjo i shtohet mirėmbajtjes dhe pastėrtisė. Komuna, por edhe vetė individėt, kanė pastruar disa herė rėrėn mė parė se tė niste sezoni turistik.

4. Ushqimi i jashtėzakonshėm

Ushqimi nė kėtė zonė ėshtė i jashtėzakonshėm. Nė mėnyrė tė veēantė, shija e peshkut ėshtė nga mė tė mirat duke e krahasuar me tė tjera, pėr vetė karakteristikat e tij qė ushqehet nga dy derdhjet e Drinit dhe Bunės. Por edhe shumėllojshmėria e produkteve tė detit ėshtė e papėrsėritshme nė tė gjithė vendin.

5. Jeta e natės

Kush pushon bėn edhe jetė nate. Jeta e natės ėshtė nga mė tė organizuarat nga tė gjitha plazhet e vendit tonė. Janė me dhjetėra restorantet dhe baret qė ofrojnė jetė nate me kėngėtarė tė njohur dhe muzikė "live" qė pėlqehet nga tė gjitha moshat.

6. Siguria

Siguria nė zonėn e plazhit tė Shėngjinit ėshtė nga mė tė mirat nė vend. Qė nga masat qė ka marrė drejtori i Policisė sė Lezhės, Mėrgim Hoxha, si edhe komisariatet dhe postat e policisė nė Shėngjin kanė sjellė njė siguri maksimale. Gjatė gjithė kėsaj periudhe nuk ka asnjė ngjarje tė ndodhur. Kjo falė njė patrulle prej 24 orėsh qė ėshtė e instaluar nė tė gjithė hapėsirėn e pushimit.

7. Thithni ajėr tė pastėr

Ajri nė kėtė zonė ėshtė nga mė tė pastrit krahasuar me tė gjitha zonat e tjera turistike nė vend. Specialistėt e rendisin zonėn e Shėngjinit nė zonat e para nė vend pėr nga pastėrtia e ajrit. Shumė vetė e pėlqejnė kėtė zonė pikėrisht pėr kėtė cilėsi qė rrallė e kanė tė tjerėt.

8. Ujė i pijshėm, 24 orė pa ndėrprerje

Uji i pijshėm ėshtė 24 orė pa ndėrprerje nė zonėn e plazhit tė Shėngjinit. Kjo ėshtė siguruar pak ditė mė parė, me pėrurimin e ujėsjellėsit tė qytetit, ku njė ndihmesė tė jashtėzakonshme ka deputeti i zonės, Aldo Bumēi, si edhe kryetari i komunės, Luigj Prelaj. Kanė qenė pėrpjekjet e tyre qė kanė bėrė tė mundur qė ky plazh tė ketė lėngun jetik pa asnjė problem. Mė parė me tė vėrtetė Shėngjini vuante pėr mungesėn e ujit dhe njė pjesė e pushuesve e vuanin kėtė. Por tani njė gjė e tillė nuk ndodh mė. Uji ėshtė pa ndėrprerje dhe nuk quhet mė luks.

9. Drita, 24 orė pa ndėrprerje

Sigurimi non stop i 24 orė tė dritave. Kjo ėshtė arritur falė njė investimi nė linjėn e tensionit tė lartė qė ėshtė bėrė enkas pėr tė mos u krijuar probleme turistėve dhe pushuesve. Kjo vlen jo vetėm nė ditėt dhe muajt e sezonit veror, por edhe nė dimėr.

10. Shėrbimet publike

Shėrbimet publike qė afron komuna janė nė kushte optimale. Jo vetėm banjo publike, dyshe publike, por edhe rojet publike janė shėrbime qė ēdokush i vlerėson si tė domosdoshme.

11. Njė komunitet model

Komuniteti dhe banorėt e zonės janė nga mė tė rregulltit dhe mė tė kulturuarit. Deri mė sot, jo vetėm qė nuk janė konstatuar ngjarje dhe probleme tė vendasve, por tė gjithė janė tė prirur tė kalojnė njė sezon sa mė normal. Janė tė gjithė tė prirur qė qytetin e tyre ta ruajnė nga ēdo fenomen qė largon turistėt. Sė shpejti pritet qė komuna tė kthehet nė bashki dhe kjo do t'i japė njė dimension tjetėr pushtetit vendor. Tė dhėnat flasin se projekti ėshtė gati, pritet vetėm vendimi i qeverisė.

12. Pushim dhe peshkim

Ėshtė njė zonė qė jo vetėm vendasit, por edhe turistėt mund tė aplikojnė peshkimin falė mjeteve qė u vihen nė dispozicion. Ėshtė mjaft e favorizuar nė kėtė drejtim dhe shumė pushues qė janė amatorė nė kėtė drejtim, e preferojnė Shėngjinin pikėrisht pėr kėtė arsye. Nuk janė tė pakta rastet qė shumė njerėz vijnė kėtu vetėm pėr kėtė sport.

13. Klimė malore pranė detit

Nė kėtė zonė ndodhet edhe mali i Shėngjinit qė ka njė klimė malore shumė pak larg plazhit. Ėshtė nga ato vende tė rralla nė botė qė mali dhe plazhi i detit bashkohen nė njė pikė. Nė plazhet turke reklamohet me tė madhe kur ekziston njė rast i vetėm dhe me njė largėsi tė madhe. Por nė Shėngjin mali dhe deti takohen nė njė pikė.

14. Vizita qė tė lėnė pa gojė

Vizita dhe frekuentime tė vendeve tė tilla si e famshmja "Rėra e hedhur", ku ēdokush mund tė shkojė dhe ta shijojė duke shkuar atje nė pak kilometra rrugė. Ėshtė njė fenomen natyror i papėrsėritshėm nė botė. Turistėt kėrkojnė ta vizitojnė kėtė fenomen duke lėnė pas njė shprehje se ai qė nuk ka shkuar atje, mos tė thotė se ka qenė turist nė Shėngjin.

15. Vizitė nė histori

Nė kėtė zonė ndodhen edhe objekte historike dhe arkeologjike. Vizita nė varrin e Heroit Kombėtar, Skėnderbeu, si edhe tė kalasė sė Lezhės, janė mjaft tė preferuara nga turistėt dhe pushuesit. Janė dy objekte qė sjellin me mijėra turistė qė kėrkojnė tė dinė pėr historinė e kombit tonė. Bėhet fjalė pėr periudhėn mė tė lavdishme tė historisė sė Shqipėrisė dhe qė Skėnderbeu e ka pikėrisht varrin nė Lezhė, vetėm pak kilometra larg Shėngjinit.

16. Njė hap larg Tiranės

Njė avantazh i madh pėr tė frekuentuar plazhin e Shėngjinit ėshtė edhe largėsia e vogėl me Tiranėn. Janė vetėm 65 kilometra rrugė shumė e mirė nė superstradė, e cila pėrshkruhet vetėm nė 40 minuta. Tani arratisja nga Tirana nuk ėshtė vetėm Durrėsi dhe Kavaja, por dhe Shėngjini. Madje tashmė qė Tirana dhe Durrėsi po bėhen njė, duhet thėnė se tė shkosh nė Shėngjin ėshtė me tė vėrtetė tė thuash se je jashtė Tiranės.

17. Mėsymja e Kosovės

Plazhi i Shėngjinit ėshtė nga mė tė populluarit nga familjet kosovare. Janė me qindra familje qė vijnė nga Evropa dhe Kosova, dhe qė Shėngjinin quajnė si pikė takimi pėr tė kaluar pushimet e verės. Kosovarėt e shikojnė kėtė vend edhe si njė perspektivė tė jashtėzakonshme nė bashkėpunimin e tė dy vendeve.

18. Argėtim pėr fėmijė

Vendet e argėtimit pėr fėmijė janė nga mė tė mirat nė vend. Jo vetėm qė kėto i ka ēdo hotel, por edhe vetė komuna ka menduar qė tė ketė hapėsirat pėr fėmijėt.

19. Plazh dhe sport

Ambientet sportive janė pa fund nė zonėn e plazhit. Jo vetėm "Voley Beach", minifutboll, por edhe sporte tė tjera ujore mund tė frekuentohen nė kėtė zonė. Janė dhjetėra fusha minifusha qė frekuentohen nga tė rinjtė dhe jo vetėm nga tė rinjtė.

20. Porti

Njė avantazh jo i vogėl ėshtė edhe porti i Shėngjinit. Ndonėse me njė kapacitet tė vogėl, me investimet e reja qė janė bėrė, ai siguron pėrpunimin e anijeve me tonazh tė konsiderueshėm. Por nga aty nisen dhe mbėrrijnė edhe tragete apo anije tė vogla.



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi