Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Fatos Arapi

Share

description Fatos Arapi

more_horiz
Fatos Arapi lindi në qytetin e Vlorës. Po
atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në
Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka
punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji
të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për
poezi. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e
ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë,
F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës,
1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i
shqetësuar,1970; Shokët,1977; Deti në mes,1986; disa drama: Partizani
pa emër,1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku,1995; ka
bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi,
Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe
ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Poezitë
e para F. Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe,
përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe
"Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të
vëçantë në artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të
vetin mbi realitetin. Fillimet poetike të Fatosit do të jenë
tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke u kushtëzuar nga
rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe të
entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve
krijuese të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria
ecte drejt një rruge të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej
më lehtë durimi dhe sakrifica. Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh
do t'i përqeshë e përbuzë burokratët dhe demagogët, si në poezinë
"Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti përmbajtësore dhe
ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thurr
ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal
madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
Parë
nga kjo perspektivë vetë çensurimi, mund të bëhen interpretime të
shumëfishta: se shoqëria e re është ajo që sjell dhe garanton lirinë,
apo, se poeti sikur e ndien të rrezikuar lirinë, prandaj del në
kundërshtim të brendshëm me kohën e vet. Cilido nga interpretimet duhet
marrë parasysh dhe për faktin e leximit zyrtar të poezisë. Por, edhe në
rrafsh të artikulimit gjuhësor, në përzgjedhjen e figurës dhe të
figuracionit, Arapi do të kërkojë mundësi të reja në thurrjen e vargut
dhe artikulimin e fjalës. Eshtë ndjerë e hutuar mbase dhe vetë çensura
përballë vërshimit të figurshëm në stilin "Nata shkon shaluar mbi
kurriz të maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e
ndjerë dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme të përgjakura".

fillim të viteve shtatëdhjetë, e sidomos me veprën e botuar më 1972 "Më
jepni një emër", besimi dhe entuziazmi mbi të nesërmen e sigurtë sikur
fillon të meket. Do të vërehet kjo në dy rrafshe: në përsiatjet për
idenë e ekzistencës, (në çastet e dëshpërimit personal) dhe, në prirjen
e figurshmërisë së mbyllur, për të mos qenë deri në fund i lexueshëm. E
tillë mund të jetë dhe poezia, titullin e së cilës mban vëllimi "Më
jepni një emër". Vërehet se shumë dilema shqetësuese fshihen nëpër
vargje, shumë çështje dhe kategori vihen para pikëpyetjeve, ose të
paktën shumë çështje të ekzistencës mbesin të hapura... Dhe pikërisht
gjatë viteve shtatëdhjetë, syri zyrtar do të dalë publikisht me alarmin
nga rreziku i një poezie të tillë. Qoftë në frymën e entuziazmit dhe të
besimit të fillimit, qoftë në kuadër të shenjave të para për zvetënimin
e këtij besimi, poezia e Fatos Arapit për gjatë gjysmë shekulli arriti
ta ruajë tërësinë e qëndrueshme estetike dhe etike. Në planin tematik,
poezia e tij nuk e vuri poezinë në shërbim të politikës së ditës. Në
rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi të jetë origjinal duke e zgjeruar
hapësirën krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetëm me një
lëvizje, me një shpërthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron
thellësí dhe hapësira universale përfytyrimi, duke e vendosur
objektivin poetik brenda konteksteve të reja ekzistenciale, ku shquhet
mprehtësia e mendimit. Edhe figura, prandaj del përherë e re,
çuditërisht e freskët, e ngarkuar me përmbajtje dhe ndjeshmëri të
papërsëritshme.
Është një gjuhë poetike e aftë ta ndjekë e ta
artikulojë të fshehurën, të padukshmen, të ndrydhurën në mjedisin që e
rrethon, me tërë tragjedizmin, trishtimin dhe egërsinë bashkë. Mund të
thuhet se figura në poezinë e Arapit është ndër më efikaset dhe
ekspresivet në poezinë bashkëkohore shqiptare. Në mpleksjen ndërvarëse:
nga njëra anë realiteti, nga ana tjetër imagjinata, emocioni dhe
intelekti, lind kjo lirikë. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me
ndjesinë se dhe ai kështu e përjeton botën përreth, por nuk ka mundur
ta formulojë ashtu. Nga përplasja e poetit: (imagjinata, emocioni,
filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt përsosjes së njeriut

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
ATDHEU ...


Atdheu éshté dhimbje, éshté dhimbje.
Njé prill i pikélluar né shpirt.
Atdheu éshté kryqi, éshté kryqi.
E mban - dhe té mban ty - né shpirt.

Atdheu éshté toka e premtuar.
Ti shkel si njé zot dhe s'e ka ndén kembe.
Atdheu s'ka fjalé, ka sy té trishtuar.
Vdes dashuria né dashuri qé té c'ménd.

Atdheu éshté buka e uritur,
Té ikén nga duart e dot nuk e ngop;
Endérr dhe ankth dhe shpresé e sfilitur;
Me syté n'errésiré vetveten kérkon.

Atdheu éshté varr i hapur, éshté varr.
Njé jeté drejt tij shkon me besé qé bind.
Né njé piké loti mbyt lotin fatvraré.
Né njé piké loti liriné e lind.

Atdheu yt i vogli, i vogli
ai hyjnori i pavdekshmi si loti.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
COPRIFUOCO


Hapat e patrullés godasin né trupin e metalté té natés.
Gjer né toké kérrusen e rrasen shtépité pérdhese.
Mendmet lévrijné né kokat e njerézve
dhe thérrrmohet pastai péshpérima nga buzét e varura
rreth vatrés.
Kjo ore vjen e ngarkuar rne zjarre dhe hekur.
Si njé xhandar i egér qéndron para dyerve té shtépisé.
Pyet veten: "Pérse té hapura"
dhe si pérgjigje tund kokén, helmetén.
dhe si kércénirn i metalté patrullon errésirén.
dyert rnbeten té hapura:
rnund té hyjé ndér to liria ilegale e Shqipérisé.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
ELEGJI PER BABANE


Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..
Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké


Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
ELEGJI PER BABANE


Ti nuk je mé.
As do té na shohésh,
as do té shohim,baba, mé kurré.
Ti nuk je mé..
Emrin ténd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmoné e dhimbshme,
gjithmoné e verdhé...

Me njé kordhele
tufa kujtimesh né zemér na lidh.

Tufa kujtimesh
edhe elegjish.

Jam i trishtuar dhe mé mori malli.

Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugén e ngushté té fshatit.

Shtyva derén e varrezés sé vogél
dhe t'erdha te varri...
C'fjalé té pathéna do té mé fiasésh?
C'fjalé té reja déshiron té dégjosh?
Prej kétij varri
tani, baba, c'do té mé japésh?

Até dité té thaté janari:
pérpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtépia né zjarr e flaké


Duart e tua né pranga,
plak i ngarté?

Erdha té marr
cfaré perket prei kétij varri.

Kujtime té dhimbshme.
Vuajtje krenare.

Ti mos mé thuaj:
"Biro... iané té trishtuara".

Baba i gjoré!
Uné, pa ato,
do t'isha né jeté edhe mé i trishtuar.

Dhe kur té vdes
s'dua asgjé
vec njé varr té thieshté.

Atje né bregdet,
ku népér net
bisedojné yjet me qiparisat.

Dhe fjalé té kaltra
flet e shpréndan
deti matané.
Fjalét qé i njohim,
qé i kuptojme,
uné
me babané...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja né arkéz,
kukull e vogél né kartéz,
Eshté... dhe prapé s'éshté e téra,
sikur nuk éshté si pérhera.
Gjithé karfica, gjilpera
kapur satenet né koké,
lidhur képuckat pérposh,
shami e lule né gjoks.
Mbyllur kapakét e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.

Gjyshja e vogél, e bukur,
e pastér...
Né arkéz kukull.


Gjithé karfica, gjilpéra,
qepur vite té téra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qé duken si pérrallé.

E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
MARGARITE MOJ
(fragmente)

- Per heronjte e Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani -


Margarité, moj.
Motra ime, rnoj.
Shoqja ime,
moj.
Makina gjarpéron,
Dy llambat e ndezura né turinjté e saj,
porsi syté e ujkut natén po e presin.

Bri teje Kristaqi té shikon dhe hesht.
Ti e sheh véllané
edhe i buzéqesh.

Margarité trime.
shoqedhembshura ime.

Buzéqesh me vdekjen, moj, Margarité e zezé.

Népér natén cube
ca té shténa raílé.
Rané njéri bri tietrit.
motra me véllané.

Margarité, moj!
Me dy syté e zezé.
Ne mbledhjet e fshehta cicéroje érnbél.
E flisje pér éndérra
ti,
qé vet ishe éndérr;
e flisje pér shpres
qé vet ishe shpresé.
Shoqia ime, moj,
me dy sy si nata té médhenj. té zez
Me bukuriné toné té virgjer, te virgjer
vdekjen po ushqejmé.
Se kjo toké ka ftohté,
mardhi
e ka ngriré.

Dhe ne biem rnbi te, porsi bllaca zjarri
futerni nén dhe porsi rrénjé éndérrash,
qé té vijé pranvera, qé té vijé behari,
toka pérrnbi ne e balta té shkrijé,
éndérrat té shpérthejné, si shpérthen bari.

Dashuria joné.
me dy sy si nata cuditérisht té zez.
nga plumbat armike preré mes pér mes.
Dashuri e lindur,
dashuri e rritur
nen qiejt e thyer té varférisé shqiptare.
Dashuri tragjike
pér botén e madhe.

Margarité, moj.
Motra ime, moj.
Shoqja irne, rnoj.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
DETI


I vogél, me pantalona té, shkurtra,
me kémbé té zbathura e njé kémishé humaije,qé e qepte veté gjyshja...
Ashtu darké pér darké dilja né breg.
Ndér gíshtérinjté e kémbés sé ftohté mé rridhte rera.


Uné prisja me oré té téra,
gjersa pérnjéherésh, tutje népér fushat e gjéra te nates
ngríheshin kope té cuditshme, té panumerta kuajsh té bardhé.
Népér hapésirat e pafundme suleshin aradhé - aradhé.

Turfullonin.
Binin me kémbé té thyera,
rrokulliseshin duke gulcuar népér té zezat humnera.

Mbi ta fiuturonin té tjere.
Jelet e hakérruara dallgé - dallgé fushén e diellit fshihnin.
Hingéllima té frikshme para tyre bridhnin.
Ata vinin, afroheshin drejt meje.
Gjokset e médhenj e té bardhé
kreshpéronin pérpjeté;
kémbét e para rrihnin né eré...
Syté u flakéronin.
Njé cast... dhe nén thundrat e tyre do té mé copétonin.
Kur ja me poteré
si njé gjérnim i madhérishém pérplaseshin
te kémbét e mia. Nga flegrat gjigante
miliarda grimcéza té krístalta shfrynin
pér té fundit heré.

Té tjeré
hingéllinin népér fushén e gjeré té natés.
Me gézim e friké, oré té téra uné, shihja
kuajt bardhé
té suleshin népér furtuné.
Thyenin kémbét, rrokulliseshin,
qé té vinin sa mé paré tek uné
shkelnin, fluturonin njéri mbi tjetrin...

Dhe tani, kudo qé jam,
ashtu fantastik e i madhérishém, mé ndjek pas deti...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
CAST BUZE DETIT


Dhe vargjet erdhén me ritme té kaltra.
Ndér degé té tyre figurat e gjelbra
celin, - si gjethet népér portokalle.
Ndér degza vargjesh féshférijne figurat.

Si mbrémjes Jonit, fletézat e ullinjve.
E mbusha gojé, me eréra té Jonit,
ndiej népér dhémbé kokrrizat e jodit.
Shoh se si thyhen nìirazhet mes gurésh...
Dhe jam i téri
grimca dritash e ngjyrash.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
E Paëndërrta Ime


Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

Vë kokën në gjoksin tënd
E tani përplasem
Te kokë e një tjetri.

Më duhet një gjysëm ëndrre.

Shigjetat e orës së dorës
Tutje i shtyjnë kalimtarët,
në ditë të rrëpirta tiranase.
Shpirtra jo shpirtra që shkojnë...
Bri meje dikush flet me vete.
pa e kuptuar besoj në rrëfimin e tij.

Dikush, prej zhgënjirni të egër,
mbërthen kryqe të reja.
I hedh një gjysëm leku
Dhe blej kryqin tim.

Tani që ta ngre
Më duhet një gjysëm ëndrre,
E paëndërrta ime.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Nuk Mbyllen Dot


S'kam fuqi më as të trishtohem
Jemi anije pa spirancë
Mes erërave të egra të kundërta.
Peshqit Ilafazanë shurdhojnë qiellin
Më jepni ju një copë ironie,
Se nuk e gjej dot në veten time,-
Një copëz ironie
Sa gjysmëz e krahut të zogut,-
Të mbrohem nga shirat e verdhë
Të predikimeve të apostujve të lajthitur.
Të gjithë na kanë faj dhe askush:
Deshëm të krijohemi në asgjësimin tonë
Tani gjithë dritaret e shpirtit
Janë hapur, bymyer e kalbur
Nga shirat e lotëve,-
Dhe s'mbyllen më dot.

Mund të hyjë kush të dojë.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Si s'të Desha pak më Shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s'ia fal dot vetes:
S'i s'e desha pak më shumë...

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T'i them ndarjes: - Prit, ca pak...
Të gënjejmë mallin që s'shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis "ca pak" tjetër,-
Asaj që më rri mes Zotave:

"Si s'të desha pak më tepër...".

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Gloria Victis (Lavdi Humbësve)

Sepse jemi ne humbësit e mëdhenj.
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Sepse ne, vetëm ne, dimë të gabojmë.
Ne gabojmë në miqësi, dhe humbasim.
Ne gabojmë në dashuri, dhe humbasim.
Ne gabojmë në shpresat tona, dhe humbasim
Zaret e bardhë të fateve tona
Ne i hedhim para - dhe vazhdojmë
T'i hedhim ato edhe mbasi ta kemi kaluar Rubikonin.
Të gjithë na kanë faj dhe askush.
Të tjerët vetëm fitojnë,
Ndërsa ne jemi populli humbës

I humbjeve të mëdha. Zemra jonë
Eshtë një mollë e artë dhimbjeje.
Nuk duam të njohim pushtetin e errët të smirës,
Dhe gabojmë, nuk e njohim
Lakminë akrep të pushtetit, dhe gabojmë.
Sepse ne-vetëm ne! Dimë të gabojmë.
Këmbët tona të zbathura janë ato gjethe vjeshte
Që bien dhe ecin në rrugë; shpirti ynë
Eshtë prej lënde të brymtë trishtimi,
Të gjithë mund ta vrasin.
Të tjerët jo, ata janë fitonjës të përjetshëm,
Ata s'humbasin kurrë, sepse
Kurrë nuk gabojnë.

Ndërsa ne gabojmë - ashtu siç dimë vetëm ne!
Artin e shkëlqyer të humbjes
Ne e kemi ngritur në fat.
Dhe i kemi kthyer krahët lavdisë fitonjëse.
Ne njohim vetëm lavdinë e popullit
Të humbjeve të mëdha. Sepse ne
- po vetëm ne!-
Jemi të vërtetë.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Alarme të Përgjakura (kënga e parë)


Mbi rrogozin prej kashte,
Ku netëve fle,
Shtrova
Dashurinë time...
Po prap, brinjët t'i vret toka, plisi,
E prap i fortë është te koka
Trungu prej lisi.

Hej, vend!
Plot diell e pa dritë!
Pagan dhe fron për perënditë!
Jetojmë nër male të lartë,
Ku qlellln me dorë mund të zëmë
Dhe prapë:
Në ç'humnera kemi rënë!

Hej, vend!
Që ngjyrat e Jonit,
Erërat e portokallit me lule
Mbyll
Në një vorbë fasule.
Dhe ndihesh
I pasur në varfërinë tënde
I lirë në robërinë tënde...

Hej, vend,
Që prej dhimbjes po më bën të çmendem.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Nje grusht dhe mbi varr




Te gjithe po hedhin nga nje grusht dhe.

Po une mbi te hedh:

dy-tri copera qielli,

dy-tri kenge labe

dhe sterkala gjoli,

kur perplaset vala neper rinnje ulliri.

Keto donte shume babai im, i gjori,

Babai im, i miri.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
28 Korrik 1451



...Kte dite si Rozafen

muroseni themelit ne keshtjelle

Dhe vetem gjirin ia lini pak jashte,

gjaku i Muzakes te rrjedhe.



Do vijne dite te tjera

aty te pine paprere.

Do te jene ato dite--Vajkal,

Albulene do te jene...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Jeta




Jeta eshte stacion ndarjesh e takimesh.

Jemi perhere udhetare

dhe nder duar, bagazh te pandare,

nje valixhe te vogel

perpjekjesh, sulmesh, kujtimesh.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Lamtumire




Lamtumire.

Marr me vete

djegie perendimesh neper muzgje te qeta,

silueta qiparisash neper sfonde te murme

ullinjsh.

Dhe blloqet e hijeve te Cikes,

qe perkunden netve

mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.

Lamtumire.

Kudo qe shkoj

jam nje copez peizazhi nga vendi im. 

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Miliona dashuri...




Miliona dashuri po nisen nder takime.

Te gjithe kane qendruar perpara pasqyres.

Shtrengojne me gishterinjte e gjat' pincat e

mprehta

e me durim qemtojne qerpike dhe vetulla

e me kujdes i lyejne buzet e fytyren

Miliona dashuri u nisen nder takime.

Po ecin permbi taka te holla e te shpejta.

degjoni trokellimen e rrembyer te tyre?

Nen trokellimat-ritme te kembeve te lehta,

me nje gezim te kthjellet, drejt dashurise shkon

jeta,

qe kure s'qe aq e mencme - sa kur shkoi ne takime.

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Edhe sonte...




Edhe sonte ne kurizin e ruzullit

do te gjeme nje cope vend

ku te ulet dashurija jone.

Edhe sonte, ne ceturine e qiellit

do te kerkojme yllin,

qe i panevojshem, mbi koke te na ndricon.

Dhe dicka te gezueshme

per t'i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe sonte...

descriptionRe: Fatos Arapi

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi