Shko tek faqja : Previous  1, 2

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:28

Ata qe dashurojne akoma




Ata qe s'kane buke,

kur te kujtojne buken,

ty dhe mua le te kujtojne.

Ata qe s'kane zjarr,

kur te kujtojne zjarrin,

ty dhe mua le te kujtojne.

Te pagjumet e botes,

me syrin hapur si nata,

ne mesnaten e tyre

ty dhe mua le te kujtojne.

Ata qe kane vdekur

dhe dashurojne akoma,

ty dhe mua le te kujtojne. 



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:28

Ti do vish



Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se une ty te pres

duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di qe une po te mundnja,

rreth vetvetes rruzullin do vertitnja

si nje portokall’ ne doren time-

te rrjedhe koha shpejt

e ti te vish… 



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:28

Ti do vish



Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di se une ty te pres

duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes

duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?

Kur e di qe une po te mundnja,

rreth vetvetes rruzullin do vertitnja

si nje portokall’ ne doren time-

te rrjedhe koha shpejt

e ti te vish… 



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:29

Mos eja ne enderr




Mos eja ne enderr, e paenderrta ime

Nuk je Safua me zemer te brishte.-

Ngopur me vdekjen e dashurise

gjer ne gryke, jam!

Edhe ne gjumin e vdekjes

trembem nga britma ime

per ty.

Mos eja ne enderr, e paenderrta ime.

Mos e bej shakane e mbremshme.

Si ta duroj diten,

qe me sheh me sy endrre?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:29

Cast buze Jonit


Dhe vargjet erdhėn me ritme tė kaltra

Nėr degė tė tyre figurat e gjelbra

Ēelin - si gjethet nėpėr portokalle.

Nėn degėza vargjesh fėshfėrijnė figurat,

Si mbrėmjes Jonit fletėsat e ullinjve.

E mbusha gojėn me erėra tė Jonit,

Ndjej nėpėr dhėmbė kokrizat e jodit,

Shoh se si thyhen mirazhet mes valėsh,

Se si thėrmohen pėrflakjet mes gurėsh...

Dhe jam i tėri

grimca dritaresh e ngjyrash



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:29

Dite tiranase


Ti mbyll derėn pas e nisesh

Nė mesin e rrugės takon ditėn

Qė tė pyet e hutuar: - Nga tė shkoj?

Shpresėn e ushqejnė me shpresė, -

Pastaj shpresės i vrasin shpresėn.

Vetėm pasqyrat ndryshojnė,

Teknologjia pėrsosėse e tyre, -

Fytyrat janė po ato.

Jo, ti, - hija jote shkrin nė gotėn me ujė

Diellin dhe kokrrėn e aspirinės, -

Ke dhimbje tė forta koke.

E di: zembereku i zemrės sime

Eshtė pluhurosur , - kur do tė vijė Ajo,

Me frymėn e saj t'i fryjė,

Tė ndjej ecjen tingėlluese tė kohės.

Nė qiellin e Tiranės, njė unazė e zjarrtė

Fluturon nga syri nė sy -

Kėrkon gishtin e nuses.

Kėrciti gonxhe e zambakut tek ēelej,

Dhe marsi eci para meje.

Tė paktėn, o zot, akoma jemi njerėz

Respektojmė dallėndyshet dhe vdekjen.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar
Anėtar

Posted prej 25th February 2014, 22:30

Nuk mbyllen dot


S'kam fuqi mė as tė trishtohem

Jemi anije pa spirancė

Mes erėrave tė egra tė kundėrta.

Peshqit Ilafazanė shurdhojnė qiellin

Mė jepni ju njė copė ironie,

Se nuk e gjej dot nė veten time,-

Njė copėz ironie

Sa gjysmėz e krahut tė zogut,-

Tė mbrohem nga shirat e verdhė

Tė predikimeve tė apostujve tė lajthitur.

Tė gjithė na kanė faj dhe askush:

Deshėm tė krijohemi nė asgjėsimin tonė

Tani gjithė dritaret e shpirtit

Janė hapur, bymyer e kalbur

Nga shirat e lotėve,-

Dhe s'mbyllen mė dot

Mund te hyje kush te doje.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:46

ELEGJI PĖR BABANĖ

Ti nuk je mė.
As do tė na shohėsh,
as do tė shohim,baba, mė kurrė.
Ti nuk je mė..
Emrin tėnd e mori ky gur,
Vdekja - si vdekje ,
gjithmonė e dhimbshme,
gjithmonė e verdhė...
Me njė kordhele
tufa kujtimesh nė zemėr na lidh.
Tufa kujtimesh
edhe elegjish.
Jam i trishtuar dhe mė mori malli.
Dhe mbi trishtime e mall duke ecur,
ngjita rrugėn e ngushtė tė fshatit.
Shtyva derėn e varrezės sė vogėl
dhe t'erdha te varri...
C'fjalė tė pathėna do tė mė fiasėsh?
C'fjalė tė reja dėshiron tė dėgjosh?
Prej kėtij varri
tani, baba, c'do tė mė japėsh?
Atė ditė tė thatė janari:
pėrpara teje Halil Alija
e mercenari.
Prapa shtėpia nė zjarr e flakė

Duart e tua nė pranga,
plak i ngartė?
Erdha tė marr
cfarė perket prei kėtij varri.
Kujtime tė dhimbshme.
Vuajtje krenare.
Ti mos mė thuaj:
"Biro... ianė tė trishtuara".
Baba i gjorė!
Unė, pa ato,
do t'isha nė jetė edhe mė i trishtuar.
Dhe kur tė vdes
s'dua asgjė
vec njė varr tė thieshtė.
Atje nė bregdet,
ku nėpėr net
bisedojnė yjet me qiparisat.
Dhe fjalė tė kaltra
flet e shprėndan
deti matanė.
Fjalėt qė i njohim,
qė i kuptojme,
unė
me babanė...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar elitė
Anėtar elitė

Posted prej 28th February 2014, 15:46

VDEKJA E GJYSHES

Ja, edhe gjyshja nė arkėz,
kukull e vogėl nė kartėz,
Eshtė... dhe prapė s'ėshtė e tėra,
sikur nuk ėshtė si pėrhera.
Gjithė karfica, gjilpera
kapur satenet nė kokė,
lidhur kėpuckat pėrposh,
shami e lule nė gjoks.
Mbyllur kapakėt e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh... dhe tė duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogėl, e bukur,
e pastėr...
Nė arkėz kukull.

Gjithė karfica, gjilpėra,
qepur vite tė tėra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qė duken si pėrrallė.
E sheh... dhe tė duket heshtja



Shiko profilin e anėtarit


#30

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 2 e 2)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi