Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


Ali Asllani

Share

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz


Pjesa e katërt

I

.......................Shpirt e xhanë,
eja, më thot' nipi, vemi në Tiranë,
eja, Hall', të lutem se do bësh sehir
zonja shum' të mira, burra shum' të mir'!

Lëm, të keqen Halla, ti më rruash të paça
un' për her' të fundit do të dal, në dalça;
e do dal, do iki dhe do shkoj për jetë
në sehir të fundit, në sehir' të shkretë!

Un', mor djal' i Hallës, nëna e shtëpisë',
kam një tuf' me halle varur mbi kurris;
kam një tuf' me derte, kam një tuf' me halle
nga ato që zbardhën vetull e qepalle;
e i thash' i thashë...Djali, me shum' mall
eja, nguli këmbët xhan' e shpirt, o Hall'!
Desha dhe nuk desha,
hodha namazbezin, mir' e mir' u vesha,
dhe që atë ditë hipëm në kaike,
ish për her' të parë që po veja mike,
.......................mike në pampor;
prita edhe prita, po sa prita s'di
.......................mbas nonjë orë,
.......................si i thon' nashti,
pasi dhe sahatin, sahatin e gjorë,
që kur na e prishën edhe e bën' orë,
- na u bë dhe koha fare li e lesh,-
sahatin e saktë nuk po e marr' vesh!

Prita në pampor, prita kot së koti:
as e zonja erdhi as edhe i zoti;
"Mirseerdhe, moj zonjë" njeri nuk më tha,
frëngun dhe frëngeshën ujku që s'i ha!

Un', thot Hanko Halla, sado që kam rar'
matem e peshohem me flori e ar;
na jemi si rrëza, mu si rrëz' e djellit
që sado që bije lart nga maj ' e qiellit,
bije nëpër male, krahu nuk i thyhet,
bije në moçale, këmba nuk i lyhet!

II

Pasandaj pampori fryti e u nis;
si kërcasin muret, muret e shtëpis'
si kërcasin muret kur i rreh tërmeti,
po ashtu kërcisnin kur i rrihte deti
eshtra e pamporit; mirpo më së fundi
..............................diti si e tundi!

Kur i vinte vala, bënte sikur kridhej,
kurse valës tjetër drejt për drejt i hidhej,
aty valës dukej anës do ia mbante,
kurse valën tjetër mes për mes e çante!

Ball' i bëri bukur detit të tërbuar,
një dybek i rrihte mu në kraharuar;
dank e dunk dybeku...un' sa jesh kumbisur
kur dëgjoj ca pula tue kakarisur!
Tepër u habita, qënkemi në Vlorë
apo harroj udhën ky i shkret pampor
dhe u kthye prapa? Po në mbeçim udhës?
Kur dëgjoj që thoshin : "kena mrri në Durrës!"

Që thoni, moj zonja, erdhëm në Tiran'.
Po kur disa femra, m'u bëfshin kurban,
disa qyqe femra me një qoshe mbledhur
ferexhet e zeza përmbi krye hedhur,
koka e mbuluar, këmba e zbuluar,
ruana zot nga fëmra kurse ka çkalluar!

Thon' se nga një herë këto ferexhera
....................................diku i ngrë era,
brenda duket zogu ball' e gush flori
që i thot' Tirana "zogëza kumri";
qënka guguftuja që i themi na,
mirpo ësht' gjynah, s'mundet "me u pa"!

Afër disa meshkuj, veshur, po si veshur?
disa për të qarë, disa për të qeshur;
në krye në këmbë pa shije pa hije,
çfar' t'ju them moj motra, pika që s'u bije!

Disa për të qeshur, disa për të qarë,
s'paska më shqiptarka, s'paska më shqiptarë!
Ku jan' ato rroba, rrobat e të parit
rrobat që peshohen me dërhem të arit?

Tej një shesh i gjërë bota jep e merr,
edhe një gjëlpërë s'ka se ku të bjer';
zonja e zonjushe si thëllëza fushe
mu si pika ari, mu si flori gushe;
dy nga dy po ecin, me bërryle shtyhen,
në se u hedh dorën, me një her' do thyhen!

Me një her' do thyhet mez'i holl'i vajzës;
hedhur si lastarë, hedhur si billonja;
zonja mu si çupa, çupat mu si zonja;
palët mu si valët, shkon e vjen një tjetër,
duket than'e juqe edhe fëmr'e vjetër!

III

Blegërin një dele, tingëllin një zile,
bota paska halle, hallet me kaçile;
hallet me kaçile, halle prej Tirane,
lum Tiran' e kuqe mbushur me zeshkane!

Mir' po - vazhdon Halla, pakëz e çuditur,
rri si rri sorkadhja, çap e vrap lajthitur -
mir' po ra mëngjesi, rrugët do i pëllcasën;
lozën edhe karta, birçe ose briç
çekan e çekiç në kok' e godiç.

Folu, nuk të flasën; ktheu, zën e shkasën
dhe më cep të syri din' se si të vrasën.
Dhe ajo që duket ëngjëllush'e butë
në një shishe brënda dy shejtane futë;
llëra lakuriq, këmba lakuriq,
demek sa për mua ...edhe burri vdiq!

IV

Hanko Halla isha, Hanko Halla jam
Hal' në sy i kisha, hal' në sy i kam
Nuk më mbushet syri, nuk më mbushet zëmra,
nuk më piqet ylli me të tilla fëmra!

Mir'po - vazhdon Halla, - edhe psherëtiti, -
aty nga del fjala do më dal' dhe shpirti;
pa do them të drejtën se më bënet derte,
cilido gjynahun le ta ket' për vete,
kur i pash' të parat, desh më zuri frika
kur i pash' të dytat...dhe iu rëntë pika!

Ato në mos qofshin, këto për të qënë...
duket pem' e bukur që ka mbir' me hënë;
duket pem' e bukur që me hën' ka mbirë
dhe që asaj dite ish sahat i mirë:
Porosita djalin: - Në se të kam djalë,
ik e i thuaj nuses të m'a bëj hallallë! -

V

Aty Halla heshti, hoqi, psherëtiti,
një kujtim i vjetër erdhi e goditi...
Kur ish Hanko Halla nuse topi 'i borës
kur "Ai" e mbante në pëllëmb' të dorës,
vishej edhe ngjishej sikurse një flutur,
sikurse një flutur nëpër fleta futur!

Sako dhe tumane...ar edhe mëndafsh;
varur pendolirat...shko një her' më qafsh,
shkonte si veri e vinte si tallas,
këmba, si krah zogu, s'linte gjurma pas!

Halla ish nje lule, dhe nga ato lule,
syri me ta parë, mu në gjunj u ule.
Ajo ish një lule, po edhe "Ai"
ish për atë lule një saksi flori.
Fund'i fjalës Halla ish një dallandyshe,
si ish e si qënka...jan' dy gjëra ndryshe!

Fund

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
MBI QEPALLE ME TROKIT


Mu këtu,
ku ormisi1) zëmrën zoti.
Aty kam një guguftu,
që e koj me pika loti.

Natën vjen e bënet dritë,
bënet drit e bënet yll,
mbi qepallë më trokitë,
s’më lë syrin që ta mbyll.

Ditën bënet vetëtimë
e me krisma e me bujë,
shkrep në mes të shpirtit tim
dhe më prish, më bën rrëmujë.

Iki larg e ngrihem lart
kaloj drit’ e kaloj hije,
pastaj zë e flas përçart
dhe në këmb’ të saja bije.

E kudo që ajo vete
më tërheq si hije pas,
zot, o zot që s’jam në vete,
e humbas, humbas, humbas...

Dhe buças si val’ mbi zallë,
kur buçet e kur dremit,
ajo vjen përher’ vërdallë
mbi qepallë më trokit.

descriptionAli Asllani, poeti i dashurisë

more_horiz
Ali Asllani, poeti i dashurisë

Ali Asllani u lind në Vajzë të Vlorës ku që në moshë të re mbeti jetim. Në Vlorë kreu shkollën fillore, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll. Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga antërët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të¨persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës. Më 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të vilajetit të Konjës në Anadoll. Pas shpalljes së Pavarsisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës e të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri në 22 janar 1914. Mëp pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princi Vidit shkoi disa kohën në Itali e u kthue sërish ku administrata lokale e cakoti sekretar të përgjithshëm (10.11.1915 - 1.1.1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por meqënëse kundërshtoi pushtimin u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 - 5 nëntor 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretari parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 -1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua antar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "Hanko - Halla" në 1942. Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim: "Vidi - vidi pëllumbeshë" (1960), "Shqipëria kryesorja" (1961), "Vajzat dhe dallëndyshet" (1964), "Kur merr zjarr rrufeja" (1966) dhe pas vdekjes iu botua në 1973 "Poezia shqipe". Eshtë autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".
Pas viteve 90 iu botuan disa libra si "Poezi të zgjedhura" në 1996, dhe "Vidi, vidi pëllumbeshë" në 1999.
Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.
Aktori i Teatrit kombëtar Bujar Asqeriu së fundi ka nxjerrë në treg një kasetë me poezitë më të bukura të poetit Ali Asllani

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Vetem jeta s’mund te matet

Dhe ajo qe m’u duk mua e perhershme shkoj e vate
Vate jeta ime vate, me la vetem nje kujtim
S’di, i ziu, c’eshte kujtimi: Vetem shkrep si vetetime
e me ndrit e me tregon gjurmezat e zoteris’ sate

Thone lindi me kemishe, per ate qe paske fate’
meqe une te dua ty, paskam lindur me kemishe
s’di, i mjeri c’eshte kemisha, vetem ish ashtu si ish
midis mishit dhe kemishes futej dor’ e zoteris’ sate

Thone paska paraise, gjith’ lulishte e pallate
tufa, tufa me hyjrira, vargje vargje me humrira
s’di, i ziu, c’eshte hyrija, por hyrirat me te mira
s’mund te ken’, t’u befsha une, ate zjarr te zemres sate

Paska vende gji-ergjend e pallate me shtate kate
ku ka defe, ku ka qefe, ku ka çupa me kaçupa
s’di, dhe s’di, se c’eshte kaçupi, me pelqen me teper kupa
kur ma mbush e kur ma jep, ajo dore pa mekate

Dy te tretat e nje kohe, te nje shekulli qe vate
vate jeta ime vate, me ‘te bashke van’ dhe fatet
s’di, i ziu, se ku vane, vetem jeta s’mund te matet
vec me ditet qe kalova, ne prani te zoteris’ sate

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Do t'i shtrydh të dy sytë

Un' jam un', saksi e vjetër!
Lule gjirit që stolisa shkoi stolisi një gji tjetër
Un' e nisa e stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa

Nëpër vapëz i dhash' hijem nëpër hije er' e shije
i dhash' shije poezie, gjith' fuqit' e një magjie
gjith ato, që fllad i ëmbël nëpër lule mbar e bije
ar' e diellit me tallaze, ar' e hënës fije-fije
dashuria me dollira dhe me thelp lajthije pije...

Po u bë ajo që s'bënej, si, pra, zemra do duroj',
syri lotin ta qëndis, loti syrin ta harroj?
Si, pra, zëmra do durojë un'saksia tash të vuaj
edhe këngë e gjirit tim të këndoj' në gji të huaj?

Un' e nisa i stolisa me ç'i jep e s'i jep sisa,
dhe me këngë ylyveri buz' e gushë ja qëndisa
buz' e gushë ja qëndisa, e ormisa mu në zëmër
plasi hëna ziliqare që shikonte me sy vëngër!

Më së fundi i dhash' lotin, kryepajën time pajë
i dhash' lotët që pikonin ku i shkelte këmbë e saj'
i dhash' vjershën time valë, dy herë valë tri her' zjarr
që buçet në maj të penës edhe bënet këng e marr'
këng' e marr' e mallit tim, që tani e paskëtaj
do t'i shtrydh të dy sytë nëpër gjurma të asaj!

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Zonja Lu

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i embel, çift me shije
çift o çift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Vlora, Vlora!


Jam vlonjat e jam vlonjat,
e kam shkabën mëm' e atë,
shkaba trime dykrenore
fron' e saj e ka në Vlorë!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Vlora trime shqipëtare
si rob jetën s'e do fare,
a do mbetet Shqipëri,
a do bëhet tym e hi!


Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
rroki armët, bëja forra!

Jam vlonjat e jam burrë,
s'duron burri zgjedhë kurrë,
jam vlonjat e si vlonjat
di bëj luftë me të shtat'!

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,
Bjeri, moj, t'u lumtë dora!

Jam vlonjat dhe trim me besë,
rreth flamurit di të vdesë,
a me hir a me pahirë
doemos do rroj i lirë!

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
HAKERRIM

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!

Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!

Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrembeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkelqesa, tuti quanti come vuole!

Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar decorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkelqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!

Grand Cordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të vremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetem titilli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfer digjet… kryekurva nis e krihet!

Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!

Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, neser silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!

Vëndi qënka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku shokut krreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!

Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, benet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!

A e dini që fitimi brënda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mekuar, ësht’ i vëndit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dermon hekur!

Shkruar nga autori Ali Asllani në vitin 1942.

Por mjaft aktuale edhe për gjëndjen e sotme në Shqipëri!

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
VIII

Mir' për na të parët s'mbeti fjal' e vend
brez'i ri vall ç'pati që u prish nga mend?
Gjeti çar nuk gjeti, pati çar nuk pati
amanet nga nëna, amanet nga ati
gjith'ato zakone, gjith'ato zanate
gjith'ato që ishin burime, irate
si ato të burrit dha ato të fëmrës
thell' e thell' rrënjosur mu në thelp të zëmrës
dhe për vendin ishin eshk' edhe stërall
që në gji të burrit zjarr' e mbajn gjall'
zjarrin e Arbëreshit, zjarrin e vatanit
zjarrin që bën vendin, vend i jataganit!
Sidomos, moj motra, punën e tezgjahut,
qe punonin zonjat me fuqin' e krahut
me djersën e ballit
punra që tregonin shpirtin e te gjallit;
guna e mëngore, linja e jelekë
leshin na i çonte stani deles bejkë;
gjith' ato që ishin prokopi e tija
dhe për hera mbahej shtëpi e fëmija
gjith' ata që thoshin: "jemi gjith' Arbresh"
keq a mir' të ishin dhe kudo të jesh
një nga një i hodhën mu si gun' të grisur
deh, moj kok' e krisur, puna e mavisur!

Një nga një i hodhëm mu si gun' e vjetër
dhe nuk qem' të zotët që të bënim tjetër
Papo mbetëm drangull…në shi e në diell
mbytur nëpër halle thell' edhe më thell’

Mbytur nëpër halle si nje frënk myflis
me një pallto kashte hedhur mbi kurris
dhe një palo shapkë me një pal' shallvare
dhe më keq akoma, që nuk vete fare
veshur benevrekë ose një poture
dhe në rrip të mezit varur një kobure!
Jemi bër', moj motra, ç'far' të them nuk di
gjysm' e trupit zok, gjysm' e trupit mi!

XI

Ku jan' ato kohra, kohra të ergjëndit
kur na sillej qjelli si baba i vendit?
Po ashtu dhe shiu, po ashtu dhe djelli
kurse na i deshim binin që nga qjelli;
me të hapur gojën qjelli na i çonte
mu në mes të vapës shi flori pikonte!

Ku jan' ato kohra të ergjëndit
që dhe hëna sillej mu si nën'e vendit?
Pra dhe beja bënej po për hënë
po për atë nënë
për diell, e për qiell
dhe për atë zot q'ësht' më i thell'!

Nashti kur betonet burri thot': "per nder"
be' e par' dhe feja mbeti pa një vler';
bota u çkallmua puna u trazua
burri u bë grua, femra u harbua
hoxha e u bë prift, prifti u tërbua
dhe, gjynah mos qoftë, bënet mish e thua!
vera u bë dimër, dimri u bë bishë
shiu na i kalbi mish edhe këmishë!

Gjëja më e vyer mbeti pa një vler'
e pra hund e botës duhej pakëz thyer…
Edhe mir' u thye
pa kapell' në krye
mu si njeri pylli
humbur vul' e ylli
del e shetit burri…
Vdiqen duke qeshur turku dhe kauri!
Çdo gje e ka humbur, humbi dhe pusullën
s'ka në dor' as kokën që të vër' kësulën!

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
X

Kor atë qe mbolle, thënka fjal’e vjetër
ja, nga an’e zotit dhe vrejtje tjetër:
vinte ramazani, dimër qoft’ o verë
kthehej nga Qebeja hëna, me një herë!
Nashti edhe hëna zuri shkon vëngër
Pasi kemi ndjekur udhën më të shtrëmbër!

Pa veshtroni hoxhët që aty më parë
shkruanin si desh’ zoti, me kalem të mbarë
vinin nga e djathta, venin në të mëngjër
nashti, t’i haj’ ujku, zun’ e shkruajn shtrëmbër!

Gjith’ këto gjynahe nuk i lan as deti
duket që afroi koha kijameti
Thënka dhe qitabi: rob’ i kësaj jete
dale me gadale nuk do jet’ në vete
sa që do harrojë portën e gjitonit
sa që do peshtetet’ degës së rigonit!


XI

Halla aty heshti, hoqi thell' në zemër
diçka iu kujtua, sikurse një ëndërr...
Një kujtim i vjetër erdhi e qëlloi
si një yll i djegur flak' e fill kaloi!
"Ai" i kujtonet, veshur me fustane
në një dor' tespihet vark e radh' merxhane
dhe në dorën tjetër një çibuk sermaje
rrahur me sadefe, gurë qehribaje!
Vula dhe sahati varur për mbi gryk'
dhe mbi supe hedhur atë goxha qyrk
Dredhur dhe mustaqet, dredhur e përdredhur
brenda në silahe dy pisqolla kredhur
Kredhur dy pisqolla dhe harbin'e artë
shpatullat një pash, koka atje lartë
varet nga haremet, zbret ne zapanara,
zapanat' e shkreta, zapanat' e para!

Kur ia hipte kalit, kali qyhelan
edhe shkon revan
edhe qahjaj pas
me një dor' në vithje...zëmra fryhej gas!
kali si dragua
katër vetëtima shkrepte një potkua!

Ah! - thot' Hanko Halla, - kur ish "Ai" gjallë
kurr' nuk bënte "gëk" njeri në mëhallë! -
"Ai" na thot' Halla, - pasi fëmra kurrë
s'mund t'i flas' në emër burrit që ka burrë!


XII

Tym e re e mjegull dhe në mes të saj
çquan një drit' kandili terur e pa vaj...
çquan një drit' e varfër, çquan një drit' e shkret'
s'ka fuqi të digjej, ka fuqi të vret
si nje sy i bukur, flak' e lot shteruar
gati për t'u mbyllur, gati për t'u shuar!

Çdo kujtim i ëmbël po kështu na duket
kurse dit'e jetës ngryset edhe myket
Kurse dit' e jetës iku e u ngrys
duket sikur bota vajti u përmbys!

E ...çfar ësht' kjo jetë? Nuk e di kush thënka
qënka mos na qënka, një kujtim na qënka
Vdiqe - të qan tjetri, linde - do qaç vetë
midis të dy lotve një kujtim i shkretë

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Për: Ali Asllani
Rrëfen shkrimtari Nasho Jorgaqi: Unë e drejtova Ali Asllanin tek Hysni Kapo

- Ali Asllani ishte poet i mirë, por dhe njeri i përkryer
- Kur qe vrarë Perlat Rexhepi në Shkodër, kish shkruar një vjershë për të
- Mbi letrën e poetit Hysni Kapua kishte vënë shënimin "T'i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës". Kërkesat e tij kishin qenë: t'i jepej e drejta e botimit dhe të bëhej anëtar i Klubit të Shkrimtarëve.
- Në kopjen e librit që më dhuroi, më ka shkruar këto fjalë: "Të dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, të kam gjetur me pak poezi, me shumë dashuri"
- Pengu i Ali Asllanit që nuk mori eshtrat e Naimit nga Stambolli

Dje në gazetën Telegraf u botua ese-ja e poetit Xhemal Veizaj lidhur me jetën dhe veprën e poetit dhe diplomatit të shquar Ali Asllani me titull: Ali Asllani poet i shquar dhe diplomat i madh. Lirikat poetike të Asllanit të sjellin vetëm pranverë. Ky rrëfim i Veizajt pati shumë lexues, vlerësime kryesisht nga armata e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut. Në këtë ese, mes të tjerave theksohej se, Ismail Qemali për zgjuarsinë e emëron Sekretar i Presidencës së Këshillit të Ministrave. Në karrierën e tij diplomatike Ali Asllani u shqua si burrë shteti, madje edhe si Kryetar i Bashkisë së Vlorës dhe përfaqësues i shtetit shqiptar në Greqi. Kur ishte diplomat në fqinjin tonë jugor në takimin që do mirte me Venizelos për problemet e pasurive të bejlerëve shqiptarë në Greqi, Venizelos, vuri kusht ndaj Ali Asllanit: Takimi në një anije luftarake. Për më tej poeti kujtohet për vargjet marshi i fitores ”Vlora, Vlora”. Me vendosjen e komunizmit Ali Asllanit i hiqet e drejta e botimit. Vetëm letra drejtuar Hysni Kapos krijoi tjetër terren, ku atij ju hapën dyert e botimit të krijimtarisë. -Hysni Kapo urdhëroi: Ti botohen poezitë këngëtarit të Luftës së Vlorës. Po kush e drejtoi Ali Asllanin tek Hysni Kapo? Ishte pikërisht autori i kujtimeve të mëposhtme, shkrimtari Nasho Jorgaqi. (Albert Zholi).


ZEMRA QË S'U PLAK E ALI ASLLANIT

Nga Nasho Jorgaqi

Nuk c mbaj mend mirë se kur jam takuar për herë të pare me Ali Asllanin. Ka mundësi që të ketë qcnë nga fundi i viteve 50, kur sapo kisha kryer studimet e larta dhe punoja taslunë në slitëpinë botuese "Nairn Frashëri". Fakti që nuk e mbaj mend takimin e parë me poetin shpjegohet me rrethanat dhe mentalitetet e kohës. Ndofta, nuk i kam dhënë rëndësi dhe s'e kam marrë për gjë të madhe jo vetëm pse isha i ri, por edhe pse brezi ynë, i edukuar me frymën militante të ditës, nuk tregonte ndonjë vëmendje të veçantë ndaj shkrimtarëve të gjallë të traditës. Ata na dukeshin si etapa të kapërcyera, ndërkohë që lidhjet tona shpirtërore i kishim kryesisht me letërsinë bashkëkohore. Ka, megjithatë, dhe një shpjegim tjetër pse ai takim më ka kaluar pa lënë gjurrnë. Atje ku punoja, kisha të bëja për ditë me disa nga personalitetet e letësisë shqiptare të traditës. Dhe këta si duket më mjaftonin.
Në shtëpinë botuese atëherë redaktonim dhe përgatitnim për botim në rradhë të patë vepra të letërsisë shqipe, por dhe nga letërsia e huaj. Dhc kjo bënte që të trokisnin në djert e zyrave tona shkrimtarë të të gjithë brezave. Në mes tyre ishin dhe shkrimtarë të brezit të vjetër. Këta të fundit do të vinin, me sa mbaj mend, aty nga mbarimi i viteve 50. Më kujtohet mirë Milto Sotir Gura që solli një vëllim me tregime të shkruara në kohën e Rilindjes, apo Nexhat Hakiu me poezitë e tij. U dha atëherë orientimi që të botoheshin vepra të traditës mbi bazën e disa kritereve, dhe kështu ne botuam romanin "Sikur t 'isha djalë" të II. Stërmillit, "Lirika" të L. Poradecit, Irëndatlla që s'çelin për ne" të Uelenaut ctj. Në këto rrethana erdhi në dyert e shtëpisë sonë botuese edhe poeti Ali Asllani,

Ardhjet në redaksi

E nëse nuk më kujtohet takiini i parë, nuk më kanë dalë nga mendja ardhjet e tij Lë herëpasherëshme në zyrat tona, që vazhduan për disa kohë. E kam parasysh si tani kur, pasi trokiste lehtë dera, shfaqej pamja e poetit plak, shtatmesatar, me trup të ronitur, por të drejtë, me një fytyrë të kuqërremtë, me ca sy të vegjël, por tepër të gjallë e të ëmbël. Ashtu i drojtur hiqte kapelcn repuhlike dhe na zgjaste dorën. Kishte në sjelljen e tij jo vetëm shumë mirësjellje, por dhe elegancë e delikatesë, që me kohë do ta kuptoja se kjo i vinte jo aq nga që kish qenë dipomat, se sa nga shpirti i artistit. "Jemi njerëz të bukurisë, or tungjatjeta", do të më thoshte më vonë. Ai kish një natyrë të afrueshme, pa kurrfarë sqime, një zë të butë dhe vështrim ngaherë dashamirës, gati prekës. Dintc të komunikonte me të gjithë, madje me ne të rinjtë ndjehej çuditërisht në mjedisin e tij. Më pas ai do të më thoshte se "Vërtet ju të rinjtë fitoni nga ne pleqtë, por ne të moshuarit fitojmë më shumë nga ju, fitojmë nga energjia dhe freskia e vërsës së re, nga risia e mendimeve dhe e sentimenteve. Në mes jush ne ndjehemi më të rinj dln kjo ëslilë gjë e madhe, kur ke shumë mote mbi kurriz".
Kuptohet se përse brenda një kohe relativisht të shkurtër u krijuan midis nesh raporte dashamirëse e komunikuese dhe kjo në radhë të parë falë poetit, i cili dinte të hynte natyrshëm në psikologjinë dhe interesat e ne të rinjve, që aspironim drejt dyerve të artit. Qenë këto raporte të ngrohta njerëzore, të cilat të bënin të harroje moshën dhe të mos kishe pothuaj asnjë kompleks, siç ndodhte jo rrallë me të tjerët. Me Ali Asllanin zhdukeshin jo vetëm kufijtë e moshës, por edhe kufljtë mes jetës dhe artit, të cilat ai i bënte pjesë të njera-tjetrës. Ai arrinte që me thjeshtësinë dhe konfidencën që
krijonte, të mos ndjehej diferenca e brezave, madje të ndjeheshe i barabartë me të. Aq e vërtetë ishte kjo sa, në bisedë e sipër, pa kuptuar, e harroje distancën dhe i hapeshe vetiu. I rrëfeje gazet e dertet rinore dhe ai në ato çaste lumturohej dhe përsëriste, herë me zë e here nën zë fjalët italisht "Amore e felicita". Një shprehje që sikur përbënte kutlin e tij, kodin e rinisë së përjetshme, pas të cilit ai mbahej fort edhe në moshën e
pleqërisë. sado që kjo mund të lingëllonte për ne të rinjtë si diçka në mes absurdit dhe utopisë. Por kishte arste kur ai guxonte të pyeste dhe ëpr intimitete, , ndonjëherë gati liçencioze. Dhe këtë e përligjte duke arsyetuar: "Mos ma vini veshin, se mua më ka dalë turpi, pyes pa teklif, me allallexhan, or tungjatjeta!"
Poeti vinte të trokiste në dyert e shtëpisë sonë botuese për të botuar një libër me vjersha, por botimi për të nuk ishtc gjë e lehtë. Megjithë dashamirësinë dhe gaishmërinë që tregonim ndaj poetit unë dhe Drago Siliqi, drejtori i shtëpisë botuese, botimi i një libri me vjersha të tij nuk varej vetëm prej nesh. Ndërhyrja dhe përçapjet loua pranë Lidhjes së Shkrimtarëve, edhe pse atje Shefqet Musarai ishte një nga drejtuesit e saj dhe ndjekës i hershëm i poezisë së tij, nuk dhanë asnjë rezultat.
Biografia" e poetit, përbënte pengesën c vetme që ai të "rihynte" në letërsi dhe të shfaqej rishtaz para publikut. Plaku i mirë ishte i ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe, ashtu siç dinte të fliste ai, rne një çiltërsi prekëse, na tha se kish qenë diplomat në Trieste, Sofie dhe Athinë deri në vitin 1932, pastaj kryetar bashkie në Vlorë dhe në fund, gjatë pushtimit fashist anëtar i Këshillit të Shtetit.

Mik i Isamil Qemalit

Por, ndërkaq, edhe pse këto i tregonte me druajtje, nuk rrinte pa folur dhe për disa merita të tij, kur na kujtonte se
kish qenë njeri i afërt i Ismail Qemalit apo që në kohën e Luftës së Vlorës u qe kundërvënë pushtuesve italianë duke u bashkuar me kryengritësit. (Kështu kish lindur marshi i fittores, kënga "Vlora-Vlora".) Madje shtonte me krenari se, kur qe vrarë Perlat Rexhepi në Shkodër, kish shkruar një vjershë për të. Të qenit anëtar i Kësfiillit lë Shtetil më 1942 nuk e kish penguar të shkruante dhe vjershën "Hakërrimë". Mbaj mend se dhe këto argumenta nuk mjaftuan që t'i hapej drita jeshile vëllimit me vjersha, që poeti kish sjellë prej muajsh në redaksi. Atëherë nuk kishte rrugë tjetër.

I thashë ti drejtohej Hysni Kapos

Një ditë, kur erdhi në redaksi, i thashë miqësisht: "Dërgo një letër lart. Pa një miratim prej andej, nuk bëhet gjë", dhe i përmenda disa raste. Poeti plak u mendua, vështroi nga dritarja dhe, duke më parë pastaj në sy, më tha shkurt: "Mirë, mor bir, u bëftë!".
Nuk kaloi sliumë kohë dhe një mëngjes më del përpara në rrugë, kur shkoja për në zyrë, dhe i ngazëlluar më thotë: "Doli për mirë ajo letër. 1 shkrova Hysni Kapos dhe m'u përgjigj pozitivisht. Ti rrofsh". Dhe mori e më përqafoi. Më ka mbelur në mcnd fakti që ishtc aq i gëzuar sa i gjithë trupi i dridhej nga emocioni. Më pas më treguan se mbi letrën e poetit Hysni Kapua kishte vënë shënimin "T'i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës". Kërkesat e tij kishin qenë: t'i jepej e drejta e botimit dhe të bëhej anëtar i Klubit të Shkrimtarëve.
Kështu, në muajt e parë të vitit 1960 u botua përmbledhja "Vidi vidi, pëllumbeshë dhe Hanko Halla", paraqitur dhe redaktuar nga kritiku Razi Brahimi. Libri u prit shumë mirë dhe kjo, veç të tjerash, dhe për arësyen se poezia e Ali Asllanit ishte një poezi krejt tjetër nga ajo që shkruhej e botohej asokohe. Poeti i Labërisë i preku lexuesit e brezit të ri me lirizmin dhe sinqeritetin e thellë të verbit të lij poetik. Në kopjen e librit që më dhuroi, më ka shkruar këto fjalë: "Të dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, të kam gjetur me pak poezi, me shumë dashuri" - Ali Asllani Tiranë, 20 gusht I960". Pas botimit, poeti u bë i pranishën edhe fizikisht në rrethet letrare. Filloi të hynte e të dilte lirisht në Klubin e Shkrimtarëve. Do të vinte herë pas here nëpër mbledhjet e debatet që zhvilloheshin dhe, ajo që nuk më harrohet, xha Aliun do ta shikoje çdo ditë në sallën e Klubit duke pirë kafe ose me një gotë të vogël rakie a konjaku përpara. Zakonisht poeti nuk qëndronte aq në shoqëri me shokët e moshës së tij sesa me ne të rinjtë. Edhe ne të rinjve poeti na tërhiqte e na bënte për vete më shumë se me kulturën e gjerë, siç ndodhte, ta zëmë, me Lasgushin apo M. Kutelin, apo me mendimet e guximshme dhe elokuencën e fjalës, si me S. Luarasin, me natyrën e tlj të butë e fjalën e ëmbël, me psikologjinë e hollë të artistit të vertetë, me thjeshtësinë dhe humorin e këndshëm. Ai ishte burim i pashterrshëm ngjarjesh nga jeta dhe historia shqiptare, një bashkëbisedues i shtruar e tepër i sinqertë. Ajo ç'ishte e veçantë qe afërsia, që dinte të krijonte në raste të caktuara dhe ti harroje që kishe të beje me një njeri të shtyrë në moshë e të dukej sikur bisedoje me një mik të vërsës tënde.

Disa moomente të bukura

Përpiqem tani pas pesëdhjetë e ca vitesh të sjell ndër mend disa nga momentet që më kanë mbetur prej sa e sa takimeve e bisedave të paharruara me poetin. Kujtoj që thioshte se vjershat e hershme i kish shkruar turqisht, kur ish student në Stamboll, dhe i kish botuar në revistat letrare të kryeqytetit të Perandorisë. Por, veç gëzimit të publikimit, kish ndjerë një boshllëk, se desh të komunikonte doemos me bashkatdhetarët e tij, nga që shpirti i këndonte këngë labe. Vetëm aty nga vitet 1913- 14 shkroi vjershat e para shqip. Ishin dufet atdhetare të kohës. Këto arriti t'i botonte vetëm pas shumë viteve. Të tjera shqetësime dhe interesa më të rëndësishme mbushnin asokohe jetën e poetit të ri. Ai kish kryer studimet e larta për shkencat politiko-shoqërore dhe administrata e re shqiptare kish nevojë për një kuadër të formuar, siç qe ai.

Besimi i madh që tregoi Isamil Qemali ndaj tij

Poeti e quante fat të madh dhe ndjehej tepër krenar që Ismail Qemali, duke çmuar vlerat e tij intelektuale e morale, e kish marrë pranë fill pas Sltpalljes së Pavarësisë dhe e kish emëruar Sekretar të Presidencës së Këshillit të Ministrave. Një vit e pak që kish punuar me të, thosh se kish përfituar aq shumë nga patriotizmi i plttkut të Vlorës, sa shqiptarizmin që i njihte vetes, ia detyronte në radhë të pare atij. Poeti kujtonte me dhembje momentin historik të ndarjes kur më 22 janar 1914 Ismail Qemuli, nën presionin e reaksionit vendas dhe të huaj, i detyruar të largohej nga Shqipëria, kish thirrur Aliun dhe i kish diktuar deklaratën e dorëheqjes, që i drejtohej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, dhe lamtumirën popullit të tij.
Edhe më pas Ali Asllani nuk ish larguar nga administrata shqiptare. Lufta e Vlores e kish zënë kryetar të bashkisë së qytetit. Për dhjetë vjet kish shërbyer në diplomaci si konsull dhe ministër fuqiplotë i Shqipërisë. Nga karriera e tij diplomatike i pëlqente të bisedonte për kohën kur shërbente në Athinë. Opinioni atje nuk e dinte se nën kostumin e diplomatit shqiptar fshihej poeti, kur një gjë e tillë nuk do të ndodhte në vitet 30 me konsullin grek në Korçë, poetin Jorgo Seferis, nobelistin e ardhshëm. Opinioni e dinte se ç'përfaqësonte ai përtej të qënit konsull. Diplomati shqiptar nga kjo pikëpamje do të qëndronte në hije. Por interesat e tij letrare do t'i mbante zgjuar.

Poeti grek Pallamas, Gjergj Fishta dhe Ali Asllani

Kështu, ai do të më tregonte se si ishte njohur me poetin më të madh grek të kohës, Kostas Pallamasin. Falë atij ishte bërë e mundur dhe një vizitë e Gjergj Fishtës në Athinë, ku qenë takuar dhe dy poetët e mëdhenj. Ndërkaq lidhjet e Aliut me Pallamasin do të zgjeroheshin. Diplomati shqiptar do të takohej herë pas here me të. Do të shetisnin tok e do të shkonin madje deri në Pire e Korinth. Këto takime ai do t'i kujtonte me mall, duke shtuar se kish përkthyer dhe vargje të poetit në shqip, të cilat ia lexonte autorit dhe atij i bëhej qejfi pa masë kur i dëgjonte në gjuhën e mikut. I vinte keq që dorëshkrimi i këtyre vjershave i kishte humbur.
Në Athinë, në shoqërinë e Pallamasit, ai kish pasur rast të takohej e të njihej dhe me shkrimtarin e madh indian Rabindranat Tagorën. Ishte kjo një ngjarje e rrallë, për të cilën poeti mburrej. Edhe prej tij kish përkthyer nja dy proza poetike që s'dinte se ku kishin përfunduar. Me Pallamasin do të ruante miqësinë deri në fund, aq sa dhe kur vdiq, në ditët e rënda të pushtimit fashist (1941) i dërgoi të afërmve të tij një telegram ngushëllimi.
Në kryeqytetin grek ai e kishte mbyllur karrierën diplomatike në kundërshtim me dëshirën e tij. Zogu e kish ngarkuar me detyrën që, si përfaqësues i shtetit shqiptar, të interesohej dhe të fillonte bisedime për fatin e pasurive të shqiptarëve, sidomos bejlerëve, në Greqi. Grekët, që e konsideronin këtë gjë një çështje tepër të ndjeshme, nuk jopeshin kollaj dhe përdornin të gjitha mënyrat për t'iu shmangur ose për ta shtyrë në një kohë te papërcaktuar. Xha Aliu tregonte se me këtë çështje ishte marrë vetë kryeministri Venizellos. Madje ky e kishte pritur Ministrin fuqiplotë të Shqipërisë jo në selinë e lij zyrtare, por në mjediset e një anijeje ushtarake. Ishte një presion psikologjik që i bënte politikani dinak grek. Dhe fakti është se bisedimet nuk rrodhën në favorin tonë. Bejlerët u zemëruan aq shumë, sa ndërhynë te Zogu dhe mbreti nuk ia fali diplomatit të tij dështimin e bisedimeve. Ali Asllanin e kthyen urgjentisht, dhe pasi ndenji disa kohë pa punë, u zgjodh kryetar bashkie në Vlorë dhe qëndroi në këtë detyrë deri ni pushtimin fashist.
Poeti e kujtonte këtë kohë jo pa keqardhje dhe shtonte se çdo e keqe ka dhe një të mirë. Me këto fjalë ai kish parasysh se, pas mbylljes së karrierës diplomatike, iu hap vetvetiu karriera, si të thuash, letrare, sepse pikërisht rië fillim të viteve 30 emri i tij nisi të shfaqej në shtyp. Kështu, një herë më solli gazetën "Miku i popullit", ku kish botuar vjershat "Vajza shqiptare" e "Dasma" dhe revistën "Minerva" me disa fragmente të poemës "Hanko Halla". "Xha Ali, - e pyeta - ju kishit shumë kohë që shkruanit, po si shpjegohet që dolët para publikut kur po i afroheshit të pesëdhjetave?' A tundi kokën dhe me një buzëqeshje të hidhur m'u përgjigj: "Sipas mentalitetit të kohës nuk ishte e hijshme që një funksionar i lartë të merrej me vjersha. Aq më tepër, të ishe poet e t'i këndoje dashurisë siç i këndoja unë. Eprorëve të mi, po dhe opinionit të qarqeve të larta, nuk para u pëlqente kjo gjë. Prandaj, unë për vite e vite shkruaja, si të thuash për vete dhe për një rreth të ngushtë miqsh, që ua lexoja me raste dhe i mbaja në sirtar".
Në të vërtetë, para çlirimit poeti arriti të botojë veç librin "Mbreti ynë" (që se përmendëte) dhe përmbledhjen "Hanko Halla", ku, veç poemës, përfshiu dhe vjershat e gjata "Vajza shqiptare" dhe "Dasma". Gjatë okupacionit fashist vërejmë një vërshim të poezisë së tij, sidomos në suplementin letrar "Tomorri i vogël". Janë vjersha erotike, po nuk mungojnë dhe vjersha me frymë të fuqishme atdhetare. Një pjesë të këtyre të fundit i kish shkruar në vitet 20, por që, duke u botuar në kohën e rezistencës antifashiste, merrnin një tigëllim aktual patriotik. Poeti në ato vite, ndonëse ishte anëtar i Këshillit të Shtetit, një post gati formal, ndjehej i shqetësuar për fatin e rëndë të atdheut të robëruar. Kush e njohu nga afër, s'kish si të mos e besonte kur ai rrëfente se pikërisht në këtë kohë kish shkruar vjersha kundër pushtuesve. Tek fliste për këtë gjë, të vështronet në sy. Vallë, a do ta besonim ne të rinjtë, që nuk mënonim të ishim skeptikë dhe me paragjykime ndaj të vjetërve? Ishte fjala kryesisht për vjershat “Perlat Rexhepi" dhe "Hakërrim", dy krijime poetike tepër të ndjera, që mund të Iindin në zemrën e poetit vetëm në atmosferën e pushtimit. Nuk do ta harroj kurrë shkëlqimin e syve të tij, që shkreptinin nga një ngazëllim i brendshëm, kur një ditë, tek rrinim në klubin e shkrimtarëve, i thashë: "Xha Ali, një poet që ka shkruar marshin "Vloia Vlora", s'kish si të mos shkruante këto dy vjersha. Ishin po ata breshkaxhinjë, që zotrote i njihje mirë si më 1920, ashtu dhe më 1940, apo jo?' Ai, në vend që të më përgjigjej, më vuri dorën në qafë.

Pengu i Ali Asllanit që nuk mori eshtrat e Naimit nga Stambolli

Më kanë ngelur në kujtesë disa momente për të cilat ai më tregonte me emocion.
Kështu, kish një peng të hershëm, që i kish mbetur gozhdë në zemër. Ky ishte udhëtimi deri në Stamboll tok me disa patriotë vlonjatë në vitet 20 për të marrë eshtratrat e Naim Frashërit. Megjithë përpjekjet e bëra, s'ia kishin dalë në krye misionit të marrë përsipër. Dhe qe dëshpëruar aq shumë sa nuk ish çmallur dot as me
Stmbollin, qytetin e rinisë së tij.
E kundërta kish ngjarë kur kish vajtur në Kalabri më 1918, i ftuar nga një mik arbëresh, dhc kish vizituar Maqin dhe Shën Mitrin, vendlindjen dhe kolegjin e De Radës. Duki vënë dorën në gjoks më thoshte: "Ja, këtu e kam, gjithë ç'ndjeva kur shkela në visel e tij. Një bukuri binjake si në anët tona. Po lëre pasandaj, or tungjatjeta, kur dëgjoja tek kuvendonin arbërisht. Më dukej sikur më fliste një mëmë e fatlume për poetin.

Telegraf

descriptionRe: Ali Asllani

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi