Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Letėrsia »
Ca Vargje nga Unė,e panjohura!

Share

Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9  Next

+ Pėrgjigju Diskutimit

avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th February 2016, 11:40

Mė kėrko.......

Mė kėrko nėn qepallat e mbyllura
atje do ta gjesh dashurinė time!
mė kėrko nė duart e lutjes,
ndoshta edhe atje do mė gjesh'
mė kėrko tek yjet nė qiell,
tek dielli mė kėrko ....
nė pikat e shiut qė mė pėrkėdhelin...
edhe atje mund tė jem'....
mė kėrko nė dėborė,
tek pėshpėritjet e erės!
ndoshta mė gjenė tek njė buzėqeshje
sikur tė njė fėmiu tė butė.
mė kėrko nė ēdo gjė qė shikonė,
nė qetėsi e nė zhurmė...
mos thuaj se njė engjėll
humbi diku nė njė turmė...
mė kėrko tek ėndėrra qė nuk do tė ndalet.
natėn dhe ditėn,
nė fshat dhe qytet ...
mė kėrko tek tekstet e bukura tė kėngėve,
tregime zanash,filma dashurie,
valle me hapa pa kuptim,
nė pyjet, lumenjtė, detet
nė liqene malore, lulet,
nė krahėt e fluturave shumėngjyrėshe,
nė burime,e parqe kombėtare!
nė tė fshehtat e rrugėve tė ndriēuara,
jam diku dhe unė e fshehur,
pėr kėtė thirrje,kam nevojė,

Diku jamė duke pritur,mė gjej'...
mua dhe gjithė dashurinė time!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 12th February 2016, 23:04

----Nuk festuam kurr,,Shėn Valentinin''!------


Unė dhe Ti i dashuri im
Nuk e festuam kurr kėtė ditė
Pėr ne ishte gjithė jeta,,Shėn Valentin''
E jo, vetėm njė herė nė vit!

Sa shkurt jetuam bashk zemėr
Ani qė u dashtėm aq shum
Shuaj mallin duke t'thirr nė emėr
E lotėt mė shkojn si lum!

Tek varri sot kur erdha
Njė lule ta lash dhe ika
S'doja tė mė duket loti
Ah,sa shum u mėrzita!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 12th February 2016, 23:07

----Jo nuk pres....----

Nuk pres dhurate nga Ti
Shum vite keshtu me gjene
Kjo dite e te dashuruarve
Tek une nuk e ka folen!

Une tek Ti do vije
Kete dite te jemi bashk
Le te din edhe toka
Sa shum jemi dasht!

Nje lule mbi varr
Dhe dy pika lot
Malli me ka marrė
Veshtirė e kam sot!



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 13th February 2016, 13:00

Momente.......

Vetėm nė njė moment..
Yjet i hudhe mbi mua..
Unė shkėlqeja nga gėzimi,
Kur mė pėshpėritje-Tė dua.

Athua e din-je duke mė munguar?


Nė vetėm njė moment
Vezulloje me buzėqeshje pafund
Kurse unė shkrihesha e tėra...
E dije qė tė doja aq shumė...

Athua e din qė jeton brenda meje?


Nė vetėm njė moment....
Mė sill' njė ėndėrr tė plotė nga Ti
Do t'i duroj tė gjitha goditjet e jetės
Mė lejo...Tek ti dua tė vij'.

E dij qė ma ndjen zėrin e heshtjes.....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 22nd February 2016, 21:46

*
POPULAR

S'tė titullova kėtė herė...

Jeta nė historinė tonė tė fatit tė lidhur
faqe e konsumuar,libra tė reja zbulime
ēdo fletė tashmė ėshtė shkruar,hidhur
sikur fati i lumenjve tė thar'..jeta ime

Pa marrė parasysh sa e hidhur, kjo jetė
vetėm at kamė nė mes tė ngjyrės sė gjallė
at nuk mund askush vec meje ta ket'
e mire e keqe,kėshtu e ruaj me mall'

Mė thonė se mes tė yllit ėshtė shkruar
qė fati ynė ėshtė vetėm mes nesh
mund tė mbaj atė si syrin e verėbuar
por fati pėrfundimtar,nuk doli dot nė shesh'

Gjithėmonė e hidhur,asnjėherė ėmbėlsi
pjesa prej nesh, fund i jetės sonė
vdekja vjedhi fatin me shumė pabesi
por...prap do bashkohemi,herėt apo vonė...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 24th February 2016, 00:21

Kėrkoj zemrėn e humbur....

Nė zemėr tė kam,po zemra ku mė mbet?
ishte e mbushur plot me dashuri.
njė dritė e besimit tim u shua,ēdo gjė u tret'
shpirt trazuar ngela, duke qetėsuar kėtė aritmi....

Nga tė qarėt nė dritė tė hėnės ...
si nė mjegull syt gadi t'verbuar,
dėgjoj bilbilin qė vajtonte,apo ja thonte kėngės
pėr njė dashurie tė pambaruar.

Faqet e lagura nga lotėt rrėke...
pikllimin nuk mund ta ndali dot
dua zemrėn time,kėrkoja pandėrpre
tė doja aq shumė,tė kėrkojė por...kot...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 28th February 2016, 21:20

''Shpirtit tė vdekur''

Forcė nuk tė ngeli,e dijė
zemra nė heshtje po vdes,
pran teje s'mund tė vijė
shpirt i urtė e i pashpresė....

Nėse sonte mund tė shkosh
nisu tė lutem sa mė parė,
dhembje zbehur do frymosh
dėshirė e madhe,por shpirtvrarė

Jam duke pritur me besnikėri
vdekjen si njė buzėqeshje e hidhur.
e ardhur pėr mua n'errėsirėn gri
brėnda meje duke u dridhur....,

Je i mashtruar me shpresė dashurie
guximi i lumturisė njė kohė humbur ,
ku vetėm nė paqė tė njė pėrjetsie
qėndron plagosur...shėrimi i pamundur.

Tani tė flas me njė zė tė mekur
 nuk di a e shef ditėn e agimit
shpirti qė ėshtė kaq gjatė i vdekur...
nė heshtje pret vuajtjen e mallkimit



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st March 2016, 12:40

Dy gota e jetė

Nėse pyesni pse kurrė nuk jamė dorėzuar
ndjenjat nga tė tjerėt pse i fshihja gjithėmonė
rebelimin e ndaloja duke u kufizuar
njė shenjė tė vetme s'tė japė herėt as vonė.

U largova nga e keqja e mėkateve tė njeriut,

Nėse s'tė shoh me plot admirim..
Perėndia mė dha forcėn e hekurt
kėshtu futur nė thellėsi tė shpirtit tim
tė dashta shumė...por shkurt...

Ngelėn gotat tė zbrazura...pa asnjė jetė..

Sikur u pėrqafove me dashurinė e quajtur,Tokė,
jam e sigurt se e din... le zemrėn pa rehati..
tė dashta tė dua edhe nė at botė...
s'do ndalojė rrugėtimin,destinacioni je TI...

Pėr mua atėherė gotat mbushen jetė.....

Me njė lutje tė butė pėshpėris tėndin emėr.
vetėveten mundohem t'a ngushėllojė....
edhe qė mbaj plagė tė madhe nė zemėr....
pyes veten time: Jetojė apo frymojė??

Sikur tė mbushja ato gota me Dashuri....

Fjala jote e fundit ishte...,Pėrjetėsi...
nuk e mbajte dot tė shkretėn kėtė herė..
shpirtin e zemrėn e kishe plot mirėsi...
ike pėr tė mos u kthyer kurr,as dimėr as verė.....

Ēfarė ėshtė tani? Gotat tė mbushura vrerė....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 2nd March 2016, 23:58

*
POPULAR

Kujtime..

E bllokuar nė mjegull
fytyre zverdhur sillem vėrdall
vetėm njė lėvizje e lehtė e dobėt
jep shenja qė jam ende e gjallė,

Edhe pse nuk ndij tė ftohtit,
kohėzgjatja qė shkon mė ngriu
si hije mundohem tė luaj nga vendi
mes gishtėrinjėve shof,silueta njeriu...

Kjo mė kujton tė kaluarėn
dhe ngadal mė le tė mbytem,
nė varrin e kujtimeve qėndroj
dhe aty pėrgjithmonė po zhytem.....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 3rd March 2016, 22:00

Dikush gjithmonė ėndėrron'

Gjithmonė dikush syhapur ėndėrron
nė natėn mbushur plot trishtim ....
dikush duke thirrur emrin tėnd jeton
pėrplasje dyersh,dhomė e ftohtė..ē'mjerim...

Mes katėr mureve duke u shtrydhur...
zemra papritmas ndjen ftohėsi..
prangat e vetmisė mė mbajnė tė lidhur
dikush me qėllim,tė vran me pabesi...

Sytė gjysėm tė mbyllur pa shkėlqim..
mysafir tė vuajtjes ngelėn pėrgjithėmonė..
vetėm tek zėri yt do gjeja shpėtim..
kėtė natė tė zymtė,n'kėt orė tė vonė..

Fjala jote kėtė barrė do ma largonte..
krahėt i kamė tė lodhur,nuk arrij t'pėrqafoj..
shpesh ndihesha keq, askush s'mė dėgjonte..
mundohem vetėveten me focė ta ngushllojė..



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 3rd March 2016, 23:32

Nuk shikojė ...

Nuk t'shikojė nė sy ...jo qė ndjehem e frikėsuar
por sepse shoh veten nė sytė e tu,e ndjehem piklluar..

Nuk t'i shikojė buzėt e tua,kur emrin tim belbėzon
nuk dua tė lėndohesh,edhe kur m'trazon..



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 5th March 2016, 23:11

Mėshirė..

Kam qenė e ,,verbėr'' qė nga lindja,
mė mėsoi jeta pėr mua shum e gjatė
ēdo gjė mė erdhi nga bindja
qė duhet pajtuar me kėtė shtėrngatė..

Unė dhe Ti athua jetuam?
pyetje e shtruar nga mendja ime
kam qenė gjithmonė e bindur....
s'e nuk do ngelin vetėm kujtime....

Oh, sa miq tė rinjė e tė vjetėr!
na shikonin me plot lakmi
Ideal ishim me gjithė zemėr...
por...ja qė ngelėm pa ardhmėri

Asgjė tė pamundur nuk kėrkova,
doja tė isha e buzėqeshur edhe unė
gjithėsesi qė kurr nuk u dorėzova.
edhe qė tė humba,ende tė dua shumė

Ke mėshirė pėr mua pse po mė mundon?
dikur do shėndrrohem nė hi e nė pluhur...
e dijė qė thėrras kot,askush nuk dėgjon'
ndoshta duhet pritur momentin e duhur....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 7th March 2016, 14:50

*
POPULAR

Pikėllim..


Nė tė ftohtė tė mėngjesit njė shėtitje me hapa tė ngrirė ,
Jeta  pa ty mė ka lodhur,jam gabim por....e kamė vėshtirė

Ēdo gjė mė kujtohet pėr Ty dhe fluskat e borės mė vijnė rėndė,
njė re e errėt nė  qiell mė duket e shėndritshme,m'ngjan nė trupin tėnd.

Kur dėbora shkrihet dhe lumenjėt rriten ngadal,
dėgjoj zėrin tėnd nga larg,pėrsėri trishtim pėrsėri shum mall.

Kam frikė natėn si njė fėmijė, nė ēdo ėndėrr vjenė tek unė,
Unė tė puth butė, por k'to i merr era,si ta them?Tė dashta shumė..

Pyes veten se sa do jetojė e magjepsur pa ty,
kur tė jap njė buzėqeshje ,apo do ngelem me lot nė sy? ...



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 13th March 2016, 20:39

Engjėlli im.....

Kam ngelur e zbehtė me pikėllimin ...
me njė pikėpyetje nė gjoksin tim.
mezi e mbaj drejtėpeshimin,
ti nuk je me mua kėtu....por....
mendimet e mia pėr nė parajsė kan udhėtimin.

Errėsira ėshtė kthyer nė bebėzat e syve,
nė gjumė tė pėrjetshėm ngadal po zhytem ,
sė fundi kam parė ditėn e ne tė dyve.
Engjėlli i qiellit me ne duke luajtur,po mbytem...

Edhe pse pas nesh tinzisht
drapėri i vdekjes qėndron,
nėse unė vdes...rastėsisht...
askush nuk ka pse t'mė vajton'...

Edhe pse u mundova,me vite tė mbaj nė zemėr
askush nuk besonte se ėshtė i pastėr shpirti im
flakė pėr sė gjalli u dogja,ka kohė s'tė thirra nė emėr
vdekja me mua ėshtė hidhėrua,atje do gjeja shėrim...

Po plakem shumė shpejt, zemra ėshtė e lėnduar.
shpirti i ri nuk mbetet gjithėmonė,kuptohet
ēdo ditė thurri iluzione,tėrsisht jamė ngatrruar
me ulėrimet e mia e plagėt e pėrjetshme,a jetohet?



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 15th March 2016, 15:52

Shkretėtirė...

Nuk tė them atė qė ndjej, por at ēfarė mendojė,
dhe s'i kėto ditė,po kalojn fare pa u vėrejtur
pa i mbaruar tė gjitha ėndėrrat,ēdo gjė mbaroj'
zemra ime e lodhur,ngadal ėshtė duke u tretur..

Nuk doja tė t'humbja,por fundi ngadalė u ofronte
athua jeta ėshtė fati?Gjithėēka ėshtė e shkruar...
filluam kėtė lojė,nuk donim  tė pėrfundonte,
sepse duheshim aq shumė,ngelėm tė shkrumuar...

Jam njė oazė nė shkretėtirė, perlė nė fund tė detit e zhytur
mbyllur pėrgjithmonė do tė mbetem e vetmuar.
anije e humbur me thesar,mos kėrko anijen e mbytur
e zhdukur nė thellėsi,atje tek ai det i tėrbuar....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 15th March 2016, 21:59

Fat...

Kur jeta mbetet njė lojė
ku tė gjithė rolin kryesor kėrkojnė,
pėr imagjinatėn dhe ėndrrat, asgjė nuk mbetet
iluzionet nė pjesėn e kotė mbarojnė ...
Nė ndeshjen e jetės
herė humbės herė fitues ,
me meritė, disa thonė,
ēudira - qė pėrcakton fati imagjinues ...
mbetet jeta jonė
Fati i panjohur tani?
Dhe kėshtu e meriton
dashuria, gėzimi dhe paqa ...
asnjėra mė nuk ekziston...
Kur jeta bėhet njė lojė
serioze, e dhimbshme dhe e vėshtirė,
Athua e vėren se tė gjithė tė shikojnė
fshehurazi qeshin nga...ironia dhe ligėsia
Buzėt athua vjedhurazi i shtrembėrojne...?

Ja pra ky ėshtė fati,ani qė nuk e dėshirojm'



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 15th March 2016, 22:07

Pa Ty nuk ka agim...

Mė mungon
dora jote mbi dorėn time,
mė mungon
buzėqeshja jote nė buzėt e mia
tė mė sjelli ngrohtėsi.

Mė mungon
prekja e qepallave tė mbyllura,
lundrimi nėpė ėndrra,
me Ty
dhe pėshpėritjet si mė parė...

Mė mungon...
ai vargu i fundit
nė njė ėndėrr,
humbas......
pėr tė derdhur njė pjesė tė vogėl tė dashurisė

Mungon....
dje,
sot
dhe nesėr ...
humbas
ēdo mėngjes tė ri...
pa Ty agimi nuk zbardhi
pa buzėqeshjen tėnde nė buzėt e mia
as dielli nuk mė ngroh'.



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 20th March 2016, 20:57

Heshtja...

(Gjėja jote e preferuar)

Ma rrėmbeu errėsira
edhe at pak fuqi qė kisha
e futi nė vellon e saj tė pafajėsisė
edhe pse dėshiroja tė mbetem s'i njė fėmijė
nuk ja dola,rrėshqita n'greminėn e pafundėsisė

Kjo ėshtė arsyeja pse nuk dėgjoj
shoh vetėm duart e mija ngritura nga qielli
heshtja mė ka vjedhur emrin
buzėt e ngrira,kot po mundohem
emrin asesi nuk po mund t'a shqipėtojė

Akoma........

Heshtja, plot shpresė dhe ėndrra......



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 23rd March 2016, 23:33

Njollė....

Mos lexoni poezitė e mia,
ato janė errėsira e natės
pa hėnėn blu,
ato janė dru tė vdekura
pa rrėnjė,
ato janė tė humbura
si fėmija i harruar
Shtigjet e mia tė ēojnė
nė thellėsit e ujit tė zi
ku nuk ka kaluar askush,
nė njė tokė tė thellė e tė zezė
ku nuk ka tė pranishėm,
as nuk ka ardhmėri.
shėtis pėr rreth
duke pyetur veten.
Ajo qė ka mbetur nga unė,
ėshtė thjesht'
vetėm njė njollė nė  trotuar.
pra, mos lexoni poezit e mia.
Unė jam vetėm njė njollė....



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 4th April 2016, 19:54

*
POPULAR

Ti....

Ti mbolle dashuri nė veshin tim.
Ajo lėshoj rrėnjėt nė zemrėn e lėnduar.
Sikur tė mund tė lulėzojė nė sy,
Atėherė do ngopesha duke tė shikuar....



Shiko profilin e anėtarit


#141

Sponsored content


Posted





Mesazh (Faqja 7 e 9)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi