Forumi Zeri YT! » Art, Kulturė dhe Tradita » Traditat Kulturore »
Perkujtohen Mikel dhe Ernest Koliqi

Share

avatar
Anėtar aktiv
Anėtar aktiv

Posted prej 25th December 2007, 18:36

"Shkodren e deshet dhe e nderuet, Shkodra ju deshi dhe do t'ju nderoje". Ishte ky mesazhi qe u percoll te henen, ne nje ceremoni te organizuar ne nderim te dy vellezerve Mikel dhe Ernest Koliqi, personalitete te shquara te kombit shqiptar, qe u ndoqen dhe u burgosen nga regjimi komunist. "Ketu banuen Kardinali i Pare shqiptar, Mikel Koliqi dhe njeriu i shquar i letrave shqipe, Ernest Koliqi", shkruhet ne pllaken perkujtimore qe u vendos dje ne banesen e vellezerve Koliqi, ne lagjen "Gjuhadol", te qytetit te Shkodres, ne prani te dhjetera banoreve, intelektualeve, perfaqesuesve te pushtetit vendor. Drejtori i Bibliotekes "Marin Barleti", Gjovalin Cuni, percolli per te pranishmit nje historik te shkurter te familjes Koliqi, si dhe aktivitetin ne fusha te ndryshme, te dy vellezerve, Mikel dhe Ernest. "Ne kete shtepi, Mark Koliqi dhe Age Simoni do te kishin tete femije, te cilet ne jeten e tyre qe te gjithe lane gjurme te vecanta, por qe, natyrisht, mes tyre spikaten Mikel dhe Ernest Koliqi", u shpreh Cuni. Mikel dhe Ernest Koliqi studiuan dhe u laureuan ne Itali, perkatesisht ne vitet 1931 dhe 1937 ne Milano dhe ne Padova. Ernesti iu perkushtua fushes se letrave, ndersa Mikeli iu dorezua Zotit, duke u bere bari i shpirtrave ne qytetin e tij te lindjes, Shkoder, por pa lene menjane dhe talentin e tij ne fushen e artit dhe kultures. Themelues i korit "Scuola Cantorum", Mikel Koliqi kompozoi rreth 40 pjese korale, muzikoi tre melodramat e Dom Ndre Mjedes "Rozafa", "Rrethimi i Shkodres", dhe "Ruba e Kuqe". Dom Mikel Koliqi ishte dhe letrar mjaft i afte. Me pasionin dhe kembenguljen e tij, ai themeloi dhe drejtoi per disa vite me radhe revisten



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi