Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Ndryshimet penale, dėnim ēdo shtetasi qė lufton jashtė vendit

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 27th February 2014, 14:00



Ndryshimet penale, dėnim ēdo shtetasi qė lufton jashtė vendit- Ndryshimet penale, dėnim ēdo shtetasi qė lufton jashtė vendit - Pėrfshirja e shtetasve shqiptarė pėr tė luftuar nė Siri, apo nė konflikte tė tjera tė ngjashme jashtė vendit, do tė konsiderohet vepėr penale. Burime pėr “A1 Report” bėnė tė ditur se ėshtė gati nisma pėr tė amenduar Kodin Penal, ndryshimet e tė cilit janė iniciuar nga njė grup deputetėsh tė komisionit parlamentar tė Ligjeve dhe kryetari Fatmir Xhafaj.

Mėsohet se drafti me ndryshimet ligjore, propozon miratimin e disa dispozitave qė penalizojnė ata shqiptarė tė cilėt marrin pjesė nė konflikte tė armatosura, pėrjashtuar rastet kur janė pjesė e formacioneve ushtarake tė palėve ndėrluftuese. Burimet, saktėsojnė pėr “A1 Report” se ndėrhyrjet ligjore janė tė konsultuara me Ministrinė e Mbrojtjes, Ministrinė e Punėve tė Brendshme si dhe me ekspertė tė njohur tė sė drejtės penale.

Kjo iniciativė e ligjvėnėsve, pritet tė pėrfshijė penalizimin jo vetėm tė shqiptarėve qė marrin pjesė nė konflikte jashtė vendit, por edhe ata persona qė rekrutojnė pėr tė marrė pjesė nė luftė jashtė atdheut.

Gjatė kėtyre ditėve, pritet qė kėto ndryshime tė paraqiten nė mbledhjen e Konferencės sė kryetarėve tė martėn, pėr t’iu nėnshtruar mė tej edhe diskutimeve nė komisionet parlamentare.

Nisma vjen si njė domosdoshmėri, nė kushtet kur deri mė tani, zyrtarisht mėsohet se tė paktėn 6 shqiptarė kanė humbur jetėn nė konfliktin e armatosur sirian.

Pak ditė mė parė Kosova propozoi njė ligj tė posaēėm pėr tė dėnuar deri nė 15 vjet, tė gjithė shtetasit kosovarė qė marrin pjesė nė konflikte jashtė vendit tė tyre.

Burimi: Lajm-Shqip.com



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi