Forumi Zeri YT!identifikimi

Zeri i çdo shqiptari ne internet


POEZI HUMORISTIKE

Share

descriptionPOEZI HUMORISTIKE

more_horiz
kënga e sorrës

krra,krra,krra
krrokati sorra
shkoi ra n´male
mbi kurora.
Qeshibilbili
këngëtari zgjuar
-Nga vjen kjo këngë e shëmtuar?!

Sqepgjati flet prej mollës
si se njeh këngën e sorrës?!

Sorrat vetëm një gjuhë kanë
kur këndojnë edhe kur qajnë.

Flag

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
KORBI E LEPURI
Ra korbi mbi një dru të thatë
e ja nisi me krrokatë
-Krrok-krrok,krrak,krrak
u struk lepuri në çubak.

E ndjeu veten korbii gjorë
e gjet lepurin ta vë në lojë!
-Lepur,lepur,frigacak
veshët e gjatë bishtin cubak
Ç´ke që strukesh nën çubak
mos i ke ti ndokuj hak?

-Druhem se jam krijesë mali
kam shumë frikë nga gjuetari
por mbahem,krenohem fort
që nuk linda si ti korb.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
KAM NJË DAC
Kam një dac
është përtac
i sheh minjtë
s´u vëhet pas.

Përherë neve na trazon
vjen nën sofër mjaullon
-Mjau,mjau!...
kam uri
kërkon bukë
e s´gjahton mi.

Ç´ka na duhet
ky dac dembel
vetëm bënë gjumë
ngaporta s´del?!

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
NË VRESHTË

Baca Beqë punon në vreshtë
Lushi zuri të i buzëqeshë.

Çfarë qeshashtu,more Lush
-Baca Beqë,më jep pak rrush?
-Urdhëro,merr sa të duash.

Lushi shpejt vajti te rrushi
fët e fët,grushtat i mbushi
po të keqën,mori ves
të nesërmen kërkoj me thes!
-Çfarë të duhet,or i mjerë
do të bësh edhe ti verë?
Ik largohu pa vonesë
në daç verë-puno në vreshtë.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
vertet mirë i ke shkru
ndaj duhet met pergezu
vazhdo shkruaj z.shaban
se pa kto hiq nuk ban!

npaqa kohë te dal ne ndihmë
lidhim vargjet e poezinë
gyrbeti nuk mundet ndrysh
ndaj te thash pa to s'ban hiq!

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Flalemnderit miku i mirë
për përkrahëjen në krijim
krijuesit duan bashkëpunim
andaj të pritim me shumë dëshirë
bashkëpunimi dhe dëshira
japin fryte më të mira

thurim vargje nga kurbeti
jem më afërme njëri tjetrin.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
UJKU DHE QENGJI
Se ç´na qenka krijuar
bota për hata
i forti të dobëtit
në shpinë përti ra.

Qengji i butë
Ujku egërsirë
ujku nën një shkurre
qëngji në lendinë.

Ujku i uritur
bënte llogarinë:
"Nëse e marr delen
do të kem mundim
po e mora qëngjin
lum si barku im".

Fare i tërbuar
kërceu nga kaçuba
se ç´i çmendi delet
qengjin ndau nga tufa!

Por,e deshi fati
qengji s´qe pa zot
sot kërcen i lirë
ujku mbeti i ngordh´t.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
TË MENDUARIT GOMARISHT
Na ishte se ç´na ishte
njëherë në Druvar
një gomar
mizat i priste me bisht
dhe mendonte gomarisht.

-Nuk jetohet
me barrë në shpinë
do të iku
do ta lë shtëpinë!

Iku gomarziu
e la shtallën
shkoj në fund t´katundit
ia krisi pikës së gjumit.

Dhe,kur i doli gjumi
pa ujkun te lumi.

E ktheu kokën anash
paksa me përtesë
ujku dhëmbëprehti
i thotë:"Mirëmëngjez".!

Deshi gomarziu
të bëjë një taktikë:

-Më fal se po iki
prijës i ujqërisë,
atje më pret zotëria
shumë punë ka shtëpia!

-Të ikësh dot sía del,
or gomar dembel
unë dheti
do ta shtrojmë një duel.
më vjen keq gomar zotëria
barkun tim eka marrë uria!

Dënesi gomari
e tha fjalën e fundit.

-Ah edhe një herë
sikur ti kthehesha bujkut
dhe t´u shpëtoja
dhëmbëve të ujkut
barra do të mëdukej
e lehtë si vesë
të gjitha punët do tí bëja
pa përtesë.

Thonë që nga ajo ditë
ai gomar
kurrë më nuk ngrëri bar
as mizat nuk i priti me bisht
nuk mendoj më kurrë gomarisht.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
NASTRADINI VRAU
KËMISHËN

Doli Nastradini natën në oborr
Këmisha në tel iu duk si njeri
U kthye brenda mori koburen
E qëlloi këmishën "bri më bri".

Në mëngjes doli për të parë
Kënd në oborr e kishte vrarë
U kthye shpejt gruas po i thotë
Na ziej një hallvë të mirë sot.

Shyqyr në këmishë s`qëllova vet
Sot do të më çoje drejt për ahiret.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
NASTRADINI
PSHTYU PASHËN

E thirri pasha në saraje
Nastradinin mikun e vet
Eja i tha që të shikosh
Si rron pasha n`salltanet.

Shkeli mbi qilim Persie
Pa perdet e mira të dynjasë
Fërkoi sytë mos ishte ëndërr
Ishte gjallë a ishte në parajsë.

Hall insani hall nevoja
Me këlbazë iu mbush goja
Sillu pështillu s`diti tjetër
Ia përplasi pashës n`mjekërr.

Më fal pashë tungjatjeta
Se vend më të ndytë nuk gjeta.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
KUSH SHET BOSTAN

Nastradini ngarkoi gomarin
Me bostan nga kopshti i vet
Pasi i bëri ca orë rrugë
Arriti në treg në qytet.

Hajde bostan, hajde bostan
Me zë të lartë hoxha vikati
Kurse pas tij si për inat
Ia, ia, ia, bëri veshgjati.

Hej, ç`është me ty kjo punë
Shet bostan ti apo shes unë?

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
VAJZË APO DJALË

Nastradinin thirri mbreti
Se e kish gruan me barrë
Mendo mirë t`ia qëllosh
E ka vajzë, apo e ka djalë.

Mendo mirë e mos qit hoka
Po s`e gjete të shkoi koka.

Para e prapa ecte gruaja
Hoxha e pa me kujdes
Kah po ikë m`duket vajzë
Kah po vjen djalë, serbes.

Pas do kohe thonë mbreti
I çoi selam hoxhës plak
Ty të lumtë se ia qëllove
Djalë e vajzë lindi binjakë.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
NASTRADINI
U FSHEH

Një zabit në një nahije
Mblidhte gomarë për angarie
Kur dëgjoi Nastradini plak
U fsheh mirë nën parmak.

Erdh i tha fqinji i parë
Pse po fshihesh s`je gomar
O e di pasha shpirtin
Po s`kam besë në zabitin.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
NASTRADINI
E BERBERI

Me një barrë dru në gomar
Nastradini shkon në pazar
Iu afrua njëfarë berberi
A i shet krejt drutë o njeri.

Nastradini zbarkoi gomarin
Berberi i mori edhe samarin
Por s`vonoi as gjysmë ore
Nastradini shkoi n`rrojtore.

O berber a bën të py`ti
Sa bën t`rruhem vet i dyti
Pasi u mor vesh për pazarin
Nastradini e solli gomarin.

E pranoi gabimin berberi dinak
I solli samarin Nastradinit plak.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Telemuhabeti

Tash ka ndërruar moda
As në fshat s`ka oda
S`ka lojë me kapuqa
Jo huqe jo nuk huqa
Njerëzit me internet
bëjnë telemuhabet
Dikush nga qarshia
dikush nga shtëpia
flasin për fëmijë
flasin për dashuri
flasin per dhenë
flasin dhe për qenë
flasin për argëtim
por jo edhe për mësim
Disa me këtë teknikë,
kënaqen me muzikë
Andej është një djalë
"çikës" i qon fjalë
Të lutem pash nderën
ma lësho kamerën
Kamera si kamera
qet rrenën te dera
N`atë anë e n`këtë anë
të dy meshkuj janë
Pastaj normal, bablok
njëri e bën bllok
Unë që jam më plak
me miq flas ngapak
por edhe qeshi shpesh
me shkrimin përshesh
Më tha një mik qebesa
interneti lidhë fejesa
Por edhe bën ngatrresa
Se në një kompjuter
S`i zë dy përnjëherë

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Biligoa, a ke harruar ta marrësh edhe emrin e autorit të kësaj poezie?

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Hall i madh më ka zënë
Një takim kisha mbrëmë
Ajo serdhi më mashtroj
Nuk e di se nga shkoj
Te mullari un e prita
Gjithë natën u merzita
I kam çuar njëzet zile
Por se hapte ajo debile
Un i thash që e dua
Por ajo tallet me mua
Si tja bëj po pëlcas
Po e kapa do ta vras.

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Ne dritare rrija une,
ne dritare rrije ti.
Buke me gjalpe haja une
buke me gjize haje ti.
...eh dashuri, dashuri


Te koshi i pleherave
te prita une ty...
te mblidhnin kanoce
bashke ne te dy.....

Te prita te prita
gjersa doli hana..
pastaje e kuptova
qe nuk te linte nana

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Vlore
Kemi brigjet plot me skafe
turist' plot nga gjithe bota
det si yni s'ka Evropa
lum si ne qe na ka Vlora.

Mirdite
Kena pula qe hane gur
kena shkrepa me ba mur
kena pisha me ba drite
lum per na qe rrim' n'Mirdite.

Sarande
Kemi Jonin per tu lare
prane Greqise per pazar
shtepi bosh e me verande
lum si ne per k'te Sarande.

Shkodra
Kena Bunen e Liqenin
kem' Rozafen dhe humorin
kem' gjakmarrjet e shoqnine
s'ka si Shkodra per Shqipnine.

Korca
Kemi fjalet, pastertine
nikoqire e besimtare
arsimdashes e shtegtare
Korca jone nuk ke te share.

Tirana
Kemi Dajtin edhe Lanen
Parlament , aeroportin
njerez plot ,pluhur e zhurme
o Tiron te duam shume.

Durresi
Kemi portin me te madh
kemi plazhe te pamate
korridorin tete, si dhe autostrade
Durrsi i refugjatve e Teutes me varke.

Gjirokastra
Kemi keshtjellen, shtepite muze
ish- udheheqsin, te madhin Kadare
konsullaten, tregtare me shumice
Gjirokaster guri, kursen pa teprice.

Fieri
Kemi fushat myzeqare
kemi Benz-a kemi pare
bejm' kanabis e duhan
Fieri yne qe je me nam."

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
E Etura


E vogel ishje
Te flsije akoma nuk dije
Por fjalen e pare ama, l*qe therite


Dhe kur u rrite l*qe me l*qe brrodhe
Te gjitha l*qet ne ato ane i provove
Por prap u pendove
Te tjera kerkove...


Kaluan dite, kaluan vite
Dhe kur u plake moi e marrosur
Dore prape se prape nuk hoqe
Pleqte i q*je, djemurine rehat nuk e lije


Dhe nje here kur nje djale tu afrua
"Nene, a do ndihme te tha"?
Por ti ja ktheve:
"Jo nuk dua ndihme, por hajde e q*m"


Dhe kur vdiqe nje amanet e le:
"Te vari kur te me hidhni nje dore dhe
l*qet mi lini si lule permbi dhe"

descriptionRe: POEZI HUMORISTIKE

more_horiz
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi