Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Rosberg triumfon nė Melbourne, Alonso i pesti.

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 17th March 2014, 00:28



Sezoni i Formulės 1 nisi zyrtarisht me shumė surpriza kėtė tė dielė, nė garėn e parė tė Australisė. Nico Rosberg, i nisur i dyti arriti tė triumfonte nė “Philip Island”, nė njė garė ku dominimi i sezonit tė fundit tė Vettel pėrfundoi menjėherė, me kampionin e botės nė fuqi tė tėrhequr qė nė fillim.

Megjithatė, Ricciardo shpėtoi disi ditėn pėr Red Bullin, duke pėrfunduar nė vendin e dytė tė podiumit.

Hamilton, i cili u nis nga vendi i parė, gjithashtu braktisi garėn qė nė fillimin e saj pėr shkak tė njė problemi teknik, duke rikthyer mallkimin e sezonit tė shkuar, nė tė cilin shpesh herė arriti tė fitonte “pole-position”, duke prishur gjithēka nė garė.

Njė fillim i “ngadaltė” ky edhe pėr skuadrėn Ferrari, me “kokėkuqen” qė vazhdoi tė shfaqte njė nivel larg pritshmėrive.

Kėshtu, Alonso u rendit vetėm nė vendin e pestė, ndėrsa finlandezi Raikkonen bėri mė keq, duke e mbyllur nė vendin e tetė. /albeu.com/



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi