Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Zhurmė Ferrari pėr tė "zgjuar" Schumin

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 17th March 2014, 00:31


Pas 10 javėsh nė koma artificiale, mė nė fund Michael Schumacher ka filluar tė marrė frymė vetė, pra jo mė me ndihmėn e aparaturave. Ky ėshtė lajmi i dhėnė nga dy gazeta tė mėdha europiane, "La Gazzetta dello Sport" dhe "Bild", tė cilat dalin kundėr tė gjitha mediave tė tjera, qė mendojnė se vetėm njė fuqi e mbinatyrshme mund ta shpėtojė tashmė Schumacher-in.

Reporterėt e kėtyre dy gazetave nuk kanė cituar asnjė burim, por, ndėrkohė, kanė publikuar njė deklaratė tė menaxheres sė Schumi-t, Sabine Kehm, e cila as nuk e pohon, por as nuk e mohon kėtė lajm.

Mendohet se burimi i kėtij lajmi tė gėzuar mund tė jenė disa nga ish-shokėt e vjetėr tė Schumi-t te Ferrari, tė cilėt me njė leje tė posaēme kanė arritur tė futen nė spitalin Grenoble.

Marrja frymė pa ndihmėn e aparaturave shihet si njė shenjė e mirė, ndėrkohė qė "Gazzetta dello Sport" shkon mė shumė se kaq, duke thėnė se ish-drejtori teknik i Ferrarit, Ross Brawn, ėshtė "arkitekti" edhe i pėrmirėsimit tė gjendjes shėndetėsore tė Schumi-t.

Nė kėtė gazetė thuhet se Brawn u ka dhėnė mjekėve njė regjistrim audio me zhurmat e motorit tė Ferrarit.

Nė orare tė ndryshme tė ditės, mjekėt i vendosin Schumi-t tė dėgjojė kėtė kasetė dhe, sipas burimeve tė gazetės italiane, ata mendojnė se kjo gjė do ta ndihmojė ish-pilotin e Ferrarit tė hapė sytė dhe t’i rikthehet kujtesa e humbur, gjatė aksidentit me ski nė alpet franceze Dhjetorin e vitit tė kaluar. /albeu.com/



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi