Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Koment: Rusia sė shpejti nė izolim

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 17th March 2014, 22:03



Me aneksimin e Krimesė Rusia po shkon drejt njė konfrontimi. Nė kėtė konflikt Rusia ėshtė e humbur, mendon Ingo Mannteufel nė komentin e tij.
Edhe thjesht duke mbajtur referendumin nė Krime Kremlini e pėrshkallėzom mė tej situatėn shpėrthyese nė Ukrainė. Nė kėtė mes nuk ka rėndėsi as rezultati i shpallur. Kjo nuk lidhet vetėm me rezervat kushtetuese dhe ato sipas tė drejtės ndėrkombėtare ndaj kėtij referendumi: Rusia nuk respekton kushtetutėn e Ukrainės dhe shkel me referendumin njė sėrė traktatesh ndėrkombėtare themelore. Presidenti Putin po e ēon Rusinė nė rrugėn e izolimit ndėrkombėtar nga e cila vėshtirė se mund tė dalė pėrsėri. Sepse as edhe Kina nuk e mbėshtet Kremlinin nė politikėn e tij agresive ndaj Ukrainės. Vetėm regjimi sirian i Assadit dhe Koreja e Veriut nuk janė kundėr veprimeve tė Kremlinit nė lidhje me Krimenė.

I paligjshėm dhe jo i lirė

Politikisht vendimtar ėshtė gjithashtu se nuk mund tė flitet pėr njė shprehje tė lirė tė vullnetit tė qytetarėve nė Krime: referendumi nuk ėshtė vetėm i paligjshėm, por nuk ėshtė as i pavarur dhe as i lirė. Sepse referendumi i planifikuar pėr njė kohė kaq tė shkurtėr nuk u parapri nga njė proces i mirėfilltė diskutimi politik, u zhvillua nėn praninė e trupave tė armatosura ruse dhe tė "forcave tė vetėmbrojtjes" tė lidhura me to. I gjithė referendumi ndoqi njė skenar tė njohur, qė e ka pėrdorur edhe Stalini gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore nė vendet e pushtuara tė Evropės Qendrore dhe Lindore: grupe fanatike tė Kremlinit tė lidhura me pushtetin ushtarak tė Moskės organizojnė shfaqje propagandistike pėr votime, tė cilat duhet t'i japin njė lloj legjitimiteti politikės ekspansioniste.

Ndoshta presidenti Putin shpresonte se Perėndimi do t'ja lejonte nė kaosin e Ukrainės sė post-Janukoviēit politikėn agresive dhe kundėr sė drejtės ndėrkombėtare. Ai ndoshta priste njė retorikė mė pak kritike nga Perėndimi. Ndoshta ai ende beson se indinjata politike do tė qetėsohet ose Perėndimi do t'i prapėsojė sanksionet. Tek e fundit ka vite qė nė debatin publik rus sundon pėrfytyrimi i gabuar se Perėndimi ėshtė i varur nga furnizimet ruse tė energjisė.

Blof i madh

Po Putini ka bėrė llogaritė keq. Edhe mė keq krerėt e Kremlinit nuk e kanė kuptuar madje deri tani as edhe se kanė shkuar shumė larg me lojėn e tyre dhe se po shkojnė drejt njė konfrontimi tė fortė me Perėndimin, prej tė cilit Rusia nė njė periudhė afatmesme do tė dalė e humbur. Ekonomia ruse gjendet tani nė njė periudhė stanjacioni. Zhvlerėsimi i rublės po redukton tashmė konsumin aktual dhe nė kėtė mėnyrė edhe mirėqenien e rusėve. Kufizimet e eksporteve tė energjisė do tė ishin pėr Rusinė vetėvrasje me kėste, po ashtu edhe shitja e rezervave tė valutės, pėr tė cilėn flitet. Sanksionet ekonomike tė Perėndimit do tė lėnė gjurmė tė forta nė Rusi. Mbetet tė shpresohet se puna nuk do tė shkojė deri atje. Por ndaj referendumit do tė reagojnė sot me sanksione jo vetėm SHBA por edhe Bashkimi Evropian. Fjala ėshtė pėr ngrirje llogarish bankare dhe kufizime pėr viza pėr pėrfaqėsues tė lartė tė elitės ruse.

Kėto sanksione politike do tė ishin pėrpjekja e fundit e Perėndimit, pėr ta bėrė Rusinė tė ndryshojė qėndrim dhe pėr ta detyruar Moskėn pėr njė dialog politik dhe diplomatik me udhėheqjen nė Kiev. Megjithatė duhet pasur frikė se Kremlini do ta refuzojė kėtė dhe do tė nisė javėn e ardhshme procesin e aneksimir zyrtar tė Krimesė nė Federatėn Ruse. Nė mėnyrė aneksimi i Krimesė nga perspektiva ruse ėshtė i pėrfunduar. Pėr Perėndimin kjo do tė jetė me tė drejtė arsye qė tė mendojė pėr sanksione tė tjera - politike dhe ekonomike. Spiralja e rrezikshme e sanksioneve do tė vazhdojė. Njė izolim ndėrkombėtar i Rusisė do tė jetė atėherė i pashmangshėm.

Deutsche Welles



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi