Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
Ja si u torturua Ilia Kareli nė burgun grek, VIDEOJA DOKUMENTUESE

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 11th April 2014, 00:15


Mediat greke publikojnė pamje tė tjera shokuese qė vėrtetojnė torturat ēnjerėzore qė janė ushtruar mbi tė burgosurin shqiptar Ilia Kareli nė burgun e Nigritas.
“Kathimerini.gr” publikloi sot njė video gati 5 minuta ku dokumentohet nga momenti kur Ilia Kareli sillet nė burgun e Nigritas deri nė vdekjen e tij nė qelinė ngjitur me dhomėn frigorifer ku iu ushtruan torturat.
Detaj i ri nga kjo video zbulohet se Ilia Kareli ėshtė torturar edhe nė burgun e Malandrinos ku vrau gardianin.
Duket qartė trupi gjithė hematoma nga dhuna e madhe dhe duken shenjat e djegies nė dorė.
Pas torturave Ilia Kareli dėrgohet nė qelinė, ngjitur me dhomėn e frigoriferit ku dhe u la tė vdiste. Zemra e Karelit pushoi sė rrahuri mė 27 mars 2014
Pamjet filmike janė siguruar nga njė material filmik prej 20 orėsh qė janė regjistruar nga kamerat e sigurisė sė burgut tė Nigritas.
Kamerat ishin vendosur nė pozicione tė ndryshme. Njėra nė oborr, nė momentin kur makina e policisė sjell tė burgosurin nė burg. E dyta nė hyrjen qėndrore tė burgut nė korridorin pikėrisht jashtė dhomės sė frigoriferit. Dhe e fundit brenda nė qelinė ku Ilia Kareli vdiq pas torturave qė zgjatėn mė shumė se 2 orė.



Ēfarė ndodh me Ilia Karelin

-Ilia Kareli zbret nga makina.
-Nė hyrjen e portės sė burgut Nigrita e presin mbi 10 punonjės tė burgut, ndėrsa nė korridor ėshtė vetėm njė punonjės. Ky i fundit tregon njė urrejtje ndaj Karelit. Nė kėtė kohė ndėrhyn drejtori i cili i bėrtet dhe i jep urdhra.
-I bėjnė foton e parė tė Karelit.
-Karelin e fusin nė qelinė frigorifer, nė fillim tė koridorit derisa tė bėhet gati njė qeli ku do tė qėndrojė.
-Drejtori vazhdon t’i kėrkojė fotografit qė tė vazhdojė tė bėjė foto tė tjera.
-Fotografi e drejton aparatin nga qelia frigorifer.
-Nė fotografi duken shenjat e dhunės tė cilat vėrtetojnė se mbi Karelin ėshtė ushtruar dhunė e rėndė pėrpara se tė hynte nė burgun Nigrita.
-Duken punonjėsit qė ishin nė shėrbim atė ditė, por duken edhe tė tjerė tė cilėt ishin jashtė shėrbimit. Ndodhen aty sepse ishin thirrur pikėrisht pėrmbėrritjen e Karelit. Ata sillen nėpėr koridor me shumė kuriozitet.

-Disa prej tyre futen brenda nė qelinė frigorifer, ku ndodhet Kareli pėrkohėsisht.
-Nė tė njėjtin moment drejtori I burgut duket qė vazhdon tė qėndrojė nė fund tė korridorit, ku bisedon me njėrin prej gardianėve.Menjėherė pas kėsaj drejtori largohet
-Kamera kap njė gardian i cili i bėn me shenjė shokėve tė tij
-Dera nė fund tė korridorit mbyllet dhe tė paktėn 8 gardianė duket qė hyjnė brenda nė qelinė frigorifer, ku ndodhet akoma Kareli.
-Sipas deklaratave tė zyrtarėve tė ministrisė sė Brendshme tė cilėt morėn nė pyetje gardianėt ata filluan tė ushtronin dhunė mbi Karelin me grushta, shqelma dhe me pėrdorimin e njė litari tė trashė
-Ndėrkohė kamera nė qelinė frigorifer nuk ka.
-Gardiani i cili ndodhet nė corridor duket qė nuk ėshtė dakord dhe deri tani nuk dihet pėr ēfarė konkretisht nuk ishte dakord me kolegėt e tij.
-Ndėrkohė njė teknik duket duke bėrė gati qelinė e dytė ku do tė zhvendoset Kareli
-Pas 35 minutash drejtori zbret sėrish nė korridor. Duket qė po u flet gardianėve duke treguar me dorė nga qelia friforifer, nė tė cilė ndodhet Ilia Kareli. -Sipas tė dhėnave nga zyrtarėt e ministrisė sė Brendshme nė kėtė pikė drejtori ka kuptuar qė ėshtė ushtruar dhunė mbi tė burgosurin dhe u thotė: Kush ėshtė trim tė vejė dhe ta qėllojė por t’a pranojė qė e qėlloi.
-Disa minuta mė pas drejtori duket qė ka njė bisedė shumė tė fortė me shefin e gardianėve. Menjėherė mė pas drejtori ikėn pėrsėri nga korridori.
pas dy orėsh qelia ku do tė vendosej Kareli bėhet gati.
-Karelin tashmė tė dėrrmuar dhe pothuajse gjysmė tė zhveshur e marrin dhe e ēojnė nė qelinė tjetėr nė gjėndje shumė mė tė rėndė sesa nė momentin kur hyri nė burg. E fusin nė qeli.
-Brenda nė qeli Kareli u kėrkon gardianėve t’ia kalojnė prangat pėrpara.
-Nė 7.25 i ēojnė ushqim
-Pas 4 orėsh dy gardianė vėnė re se Kareli tashmė nuk lėviz mė. Pak mė vonė mbėrrin ambulanca e cila vėrteton vdekjen e Karelit.


Nga Nevila Zhupa 



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi