E Diele, 20 Janar 2008

Kombetarja shqiptare e drejtuar nga tekniku holandez, Ari Han, nuk ka mundur te marre me shume se nje barazim ne takimin e saj me Kazaskyn, i cili ka perfunduar ne 2-2. Trajneri holandez Ari Han e nisi ndeshjen me kete formacion: E. Koliqi; A. Lila, A. Teli, A. Agolli; G. Lika, P. Dhembi, Gj. Muzaka, E. Veliaj, B. Kuli; Sh. Ismaili dhe M.Memelli. Kazaskyn ka kaluar ne avantazh ne minuten e 26-te. Ne minuten e 31-te Gjergji Muzaka shperdoi rastin me te mire duke humbur 11-metersh. Migen Memelli ka shenuar nje dopiete personale ne minuten e 38-te dhe te 39-te. Pjesa e pare e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-1 per ekipin tone kombetar. Ne pjesen e dyte trajneri Han futi ne fushen e lojes Liken, Bakaj, Shkembi, Sukaj, Ngjela dhe Abilaliaj. Ne 45 minutat perfaqesuesja jone krijoi nje mori rastesh me Sukajn dhe Memellin por ne minuten e 78-te skuadra Kazake ka barazuar ne 2-2 qe eshte edhe rezultati perfundimtar i takimit.

Koha Jone