Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
A jep dorėheqje Rama nėse Tom Doshi publikon faturėn 4 milion euro qė e sponsorizoi?

Share

avatar
Administrator
Administrator

Posted prej 5th March 2015, 01:05




Edi Rama ka deklaruar se eshte gati te jap doreheqjen nese provohet se eshte i inkriminuar. A do jap dorheqje ai nga kryeminister nese Tom Doshi do provoje qe i ka dhėn 4 milion euro sponsorizim ne fushate.
Gjykata e Lartė po shqyrton sot padinė e kryeministrit Edi Rama ndaj kreut tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Edi Paloka. Nė muajin janar 2015, Paloka artikuloi akuza publike ndaj Kryeministrit pėr lidhje me krimin, e veēanėrisht me Emiljano Shullazin, emėr i njohur pėr drejtėsinė shqiptare. Sot nė gjykatė ėshtė zhvilluar seanca e pajtimit, por Rama tha se kėtu nuk ka asgjė pėr tu pajtuar dhe se do tė jetė i pranishėm nė ēdo seancė gjyqėsore. Ai ka kėrkuar qė Paloka tė vėrtetojė me prova, akuzat e ngritura.
“Ishte njė mundėsi pėr tė parė se nė ēfarė gjendje rrėnimi ėshtė godina e Gjykatės sė Lartė dhe nė ē’kushte krejtėsisht jashtė ēdo imagjinate punon njė nga gjykatat mė tė rėndėsishme tė vendit, ē’ka mė bėn tė pėrsėris atė qė kam thėnė mė herėt se do tė bėjmė tė mundur qė plani pėr sistemin e gjykatės tė shkojė nė pėrfundim dhe Gjykata Kushtetuese dhe e Larta tė marrin atė qė meritojnė. Ishte seancė pajtimi mes dy personave qė janė pėrballė. Nuk ka asgjė pėr tu pajtuar se nuk ėshtė personale. Nuk ėshtė njė akuzė e ngritur pėr njė mosmarrėveshje mes njė personi dhe njė tjetri, por kjo ėshtė njė domosdoshmėri pėr publikun, pėr tė ditur tė vėrtetėn dhe asgjė tjetėr veē tė vėrtetės.
Ėshtė koha t’i jepet fund politikės sė shantazhit, politikės sė baltės, tė denigrimit, talljes sė pėrditshme me opinionin publik. Ėshtė koha qė gjykatat tė marrin rolin e arbitrit tė paanshėm dhe tė pavarur pėr t’i shėrbyer opinionit publik me shėrbimin pėrballė ēdo akuze. Qytetėrimi ynė e ka zgjidhur qė nė kohėn e romakėve ēėshtjen e provės, barra e provės i takon atij qė akuzon. Do tė jem i pranishėm nė ēdo seancė gjyqėsore se ja detyroj kėtė tė gjithė opinionit publik shqiptar dhe atyre qytetarėve qė turbullohen nga helmi i pėrditshėm qė prodhon bari i SHQUP-it” , tha Rama pasi doli nga Gjykata e Lartė. Ndėrkaq pėrfaqėsuesi i Palokės u zotua se do t’i ēojė provat nė kohėn e duhur. “Do tė paraqesim nė kohėn e duhur tė gjitha provat”, – tha Ivi Kaso, pėrfaqėsuesi ligjor i Partisė Demokratike, konkretisht Edi Palokės nė kėtė proces./opozita



Shiko profilin e anėtarit http://www.zeriyt.net/


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi