Bjondja sexy e Top Channel, ka shpërthyer mbrëmë në IG, kur krah fotos me lule, shkroi: "Ma gjeni këtë burrin se dua të martohem". Për të n-tën herë, sërisht në derën e shtëpisë së saj, trokiti buqeta gjigande me trëndafila të kuq, por kësaj rradhe Luana Vjollca nuk e ka përmbajtur dot veten dhe i ka dhënë sinjalin adhuruesit të saj. Ajo duket e lumtur për surprizën e mbërritur në adresë të saj, që me gjasa "fansi misterioz", nuk duket të jetë i rastësishëm përderisa ia dërgon lulet drejt e në apartament.