Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Sport »
Shqipėria mund Armeninė 2-1 nė stadiumin "Elbasan Arena"

Share

avatar

Posted prej 29th March 2015, 21:15

Kombėtarja shqiptare e futbollit arriti tė fitojė sot 2-1 nė Elbasan ndaj Armenisė nė ndeshjen e vlefshme pėr eliminatoret e Kampionatit Europian, “Francė 2016”.

Pjesa e parė nisi keq qė nė minutėn e tretė kur Armenia mori avantazhin 0-1, pas njė krosimi nė zonė dhe njė devijimi nga Mavraj.
e gjithė ndeshja u karakterizua nga pėrpjekje shqiptare dhe mė pak armene.

Por nė pjesėn e dytė pati intensifikim tė pėrpjekjeve kuqezi Nė minutėn e 77, Mėrgim Mavraj, pas njė goditjeje kėndi ēon topin nė rrjetė duke barazuar shifrat.
Vetėm katėr minuta mė pas, Shkėlzen Gashi ēon nė delir gjithė shqiptarėt duke shėnuar golin e fitores.armenia
Me kėtė fitore, Shqipėria ngjitet nė kuotėn e 7 pikėve dhe renditet nė vendin e dytė, njė pikė mė shumė se Portugalia, e cila nė 20:45 do tė pėrballet me Serbinė.

Komentet e liderėve politikė dhe shtetėrorė

Edi Rama

“Pėrgėzime dhe faleminderit nga zemra kuqezinjve! Respekt e mirėnjohje shtetasit me te ri shqiptar, Gianni De Biasi.”

Lulzim Basha

“Rikthim i fuqishem Kuqezi i kurorezuar me Fitore! Pėrpara shqipe!”

Sali Berisha

Fitore 2:1!

“Kombetarja jone ne lartesine me te madhe ne garen europiane! Fitore e shkelqyer e merituar 2:1 per kuqezinjte!
Urimet ne te perzemerta ekipit fitimtar, golashenuesve Mavraj dhe Gashi qe sollen fitoren, Cikalleshit, superyllit te ndeshjes, kapitenit Cana dhe ne vecanti trajnierit shqiptaro - Italian, De Biasi! Urime”

Komenti minutė pas minute

93' Perfundon me rezultatin 2-1 ndeshja Shqiperi-Armeni. Me fitoren qė korri sot, Shqipėria tani numėron 7 pikė nė grup, po aq sa ka edhe Danimarka

91' - Cikalleshi ndeshkohet me karton te verdhe. 3 minuta shtese te akorduara nga gjyqtari i katert

90' - Armenia prane golit te barazimit. Andonyan godet shtyllen me porten e boshatisur pas zhvillimeve te nje goditjeje kendi

84' - Kukeli ndeshkohet me karton te verdhe. Ne aksionin pasardhes ndeshkohet edhe armeni Arzumanyan83' - Zevendesim per Armenine. Largohet Edigaryan, zevendesohet nga Korian

81’ - Gooooool. Shėnon sėrish Shqipėria, kalojmė nė avantazh me Gashin. Sulmuesi i skuadrės sė Bazelit shėnon me koke pas nje krosimi te Lenjanit nga e majta e sulmit. Brenda mė pak se katėr minuta lojė, shėnojmė dy gola duke kaluar nė epėrsi ndaj armenėve qė golin e vetėm e kishin nė pjesen e pare.

80’ - Kombėtarja jone kerkon me ngulm golin e dyte. Lenjani dhe Salihi nuk arrijne te godasin sic duhet ne dy raste. Stadiumi eshte ndezur

77' - GOOOL Shqipėria!!!

Mėrgim Mavraj barazon rezultatin me njė goditje me kokė qė mposht Berezovskin. Tani ēdo gjė nis nga e para, 1-1

72' - Cikalleshi godet serish shtyllen! Nje goditje e fuqishme me te majten ne hyrje te zones mposht portierin armen, por topi perplaset ne shtylle. Pa fat sulmuesi ne diten e sotme

71' - Cikalleshi tenton te shenoje me akrobaci, por topi i goditur prej tij zoterohet ne vijen fatale nga portieri Berezovski

70' - Karton i kuq per Hambartsumyan. Mesfushori armen ishte ndeshkuar me pare me karton te verdhe dhe nderhyrja ndaj Lenjanit i kushton kartonin e dyte. 20 minuta loje me nje lojtar me shume per Shqiperine

66' - Zevendesimi i fundit per Shqiperine: largohet Roshi, zevendesohet nga Salihi

65' - Zevendesimi i pare per Armenine: largohet Manucharyan, zevendesohet nga Hovhannisyan

64’ - Armenia tenton tė dyfishojė rezultatin. Pizzelli sheh Berishėn jashtė portės dhe tenton njė parabel nga 35 metra, por topi pėrfundon pak mbi traversė

58’ - Cikalleshi merr njė pasim tė gjatė dhe pengohet brenda zonės dhe pretendon pėr penallti por nuk ėshtė i kėtij mendimi arbitri

55’ - Zbritje e shpejtė e kombėtares shqiptare, Lenjani merr njė pasim brenda zonės dhe kthen topin pėr shokėt e tij, aty pėrfiton Gashi qė gjuan me tė djathtėn por goditja e tij ėshtė e dobėt dhe ndalet nga mbrojtėsi

52’ - Njė tjetėr krosim i rrezikshėm nga Agolli nė krahun e majtė. Lenjani i gjetur brenda zonės kėrcen mbi tė gjithė dhe godet por topi pėrfundon jashtė

51' -  Hambartsumyan ndėshkohet me karton tė verdhė pėr shkak se kreu ndėrhyrje tė gabuar nė mesfushė ndaj Xhakės

48’ Pjesa e dytė nis me zėvendėsime, Gashi dhe Lenjani vijnė nė vend tė Abrashit dhe Memushaj qė u larguan nga trajneri De Biasi.

Fillon pjesa e dytė e ndeshjes, armenėt nė avantazh.

Pėrmbledhje e pjesės sė parė

Pėrfundoi nė "Elbasan Arena" pjesa e parė e ndeshjes Shqipėri-Armeni me rezultatin 0-1. Shqipėria pati disa raste tė pastra pėr tė barazuar rezultatin por kuqezinjtė ishin tė pafat pėrballė Berezovski. Sokol Cikalleshi goditi shtylllėn, ndėrsa Berezovski i mohoi nė njė tjetėr rast njė gol tė sigurtė.

armeni

Ka pėrfunduar pjesa e parė e ndeshjes me rezultatin 0-1. avantazhi i Armenisė nė tokėn shqiptare erdhi pas golit qė erdhi nė minutėn e katėrt. Kombėtarja kuqezi dėshtoi nė dy raste tė arta qė pati me Cikalleshin dhe Xhakėn.

47' - Rast i shkelqyer per Shqiperine: kesaj radhe eshte Cikalleshi qe nuk shfrytezon krosimin e Agollit. Sulmuesi godet me koke, por topi eshte qendror dhe zoterohet pa problem nga Berezovski

45' - Agolli kroson serish rrezikshem ne zone, por Cana nuk ka mundur te godase paster topin me koke

38' - Kartoni i pare i verdhe per Armenine. Ndeshkohet Pizzelli per nje nderhyrje te gabuar ndaj Mavrajt

33' - Cikalleshi godet shtyllen! Pas nje aksioni individual, sulmuesi yne godet ne pozicion diagonal dhe topi perplaset ne shtyllen e djathte te Berezovskit

25' - Movsisyan godet fuqishem nga jashte zone, por asnje rrezik per Berishen

21' - Lorik Cana ndeshkohet me karton te verdhe per nje nderhyrje te gabuar ndaj Movsisyan

19' - Tjeter rast i paster per Shqiperine: Serish Agolli kroson nga e majta, por kesaj radhe eshte Abrashi qe nuk e dergon dot topin ne rrjete me koke nga fare prane

16' - Rasti i pare per Shqiperine: Agolli kroson nga e majta, por topi i devijuar me koke nga Xhaka perfundon jashte

14' - Deri tani vetem zoterim topi per tanet dhe topa te gjate drejt Cikalleshit, por asnje rrezikshmeri per porten e mbrojtur nga Berezovski

10' - Kombetarja jone nuk po tregon asnje shenje reagimi. Goli i shpejte i armeneve duket se i ka tronditur shume kuqezinjte

4' - GOL!!! Armenia kalon ne avantazh. Pas nje aksioni individual te Mkhytarian, sulmuesi i Borussia Dortmund kroson ulet topin ne zone dhe Movsisyan devijon ne rrjete. 0-1

Nis ndeshja. Topin e pare e luan Armeniafesta]

Ndeshja Shqipėri-Armeni, ėshtė e vlefshme pėr grupin I tė eliminatoreve tė Euro 2016. Shqipėria shkoi nė kėtė takim me 4 pikė nė 3 ndeshje, duke u renditur nė vendin e tretė, ndėrsa Armenia renditet e fundit, me vetėm 1 pikė.




Shqipėri-Armeni 2-1

Minuta e 3′, Mavraj autogol

Minuta 77′, Mavraj

Minuta 83′ Gashi

Formacionet:
Shqipėria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi
Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shaland
Gjyqtarė: David Borbalan (SPA) Arbitėr anėsorė: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitėr i katėrt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA)



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi