“Një studente gjeti punë në televizionin shqiptar duke treguar gjinjtë”. Kështu nis artikulli i “Daily Mail” për prezantuesen e “Zjarr Tv”, e cila u bë e njohur muaj më parë me nisjen e emisionit “360 gradë”.
E përditshmja angleze shkruan se Enki Bracaj ka gjetur një mënyrë origjinale për të fituar vendin e punës. “Shefat e televizionit e morën në audicion dhe sapo panë performancën e saj e punësuan menjëherë”, thekson gazeta angleze.

21-vjeçarja jep lajmet me një dekolte krejtësisht të hapur, duke treguar format e gjoksit të saj gjatë prezantimit të lajmeve.
“Shumë njerëz thonë se paraqitja e saj është e çuditshme, por ne jemi duke punuar për këtë dhe të jemi të sinqertë, kjo nuk u ka bërë asnjë dëm teleshikuesve”, tregon një zëdhënës i kanalit për “Daily Mail”.
Bracaj, e cila studion marrëdhëniet publike, thotë se ajo ka gjetur thjesht një mënyrë për të ecur përpara në industrinë konkurruese të medias. Ndërsa duke mbrojtur vendimin për të thënë lajmet pothuajse “topless”, Enki thotë: “Nuk është e lehtë të hysh në botën e televizionit”.
Sipas prestigjiozes “Daily Mail”, gazetarja e ka fituar vendin e punës falë gjoksit të saj.