Forumi Zeri YT! » Shkencat sociale » Politika dhe Ekonomia »
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta gjatė qėndrimit nė SHBA nė kuadėr tė Konferencės Parlamentare pėr Inteligjencėn dhe Sigurinė ėshtė pritur ne takime tė veēanta nga kongresmenė amerikanė.

Share

avatar

Posted prej 29th October 2015, 01:31


Kryetari i Kuvendit, Meta u takua me Kryetarin e Komisionit tė Ligjeve dhe Procedurave nė Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me tė cilin u diskutuan ēėshtje tė bashkėpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkėmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizės sė Kongresit Amerikan pėrmes Librarisė sė Kongresit pėr ēėshtje tė hartimit tė ligjeve dhe zbatimit tė kushtetutshmėrisė, marrja e eksperiencės pėr shėrbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencės sė veprimtarisė parlamentare.

Nė kėtė takimi u diskutua edhe mbi reformat e rėndėsishme qė po ndėrmerren nė vend, veēanėrisht ajo nė fushėn e drejtėsisė. Gjithashtu, u shkėmbyen edhe mendime mbi ēėshtje tė rėndėsishme tė sigurisė si situata nė Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatėve, situata nė rajon dhe u theksua roli i Shqipėrisė si njė faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipėrisė pėr tė dhėnė kontributin e saj nė pėrballimin e krizės sė refugjatėve.

Po ashtu, Meta u prit nė takim edhe nga Kryetari i Komisionit tė Jashtėm nė Kongres, kongresmeni Ed Royce, me tė cilin u bisedua pėr ēėshtje tė politikes sė jashtme dhe tė sigurisė, roli i Shqipėrisė nė NATO dhe kontributi nė misionet paqeruajtėse, roli i Shqipėrisė nė rajon si njė faktor i rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarėve nė rajon pėr rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.

Nė takim u diskutua dhe pėr ēėshtje tė tjera, si lufta ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit dhe masat qė po ndėrmerr Shqipėria nė kėtė drejtim.

Kryetari i Kuvendit, Meta u prit nga Kryetari i Nėnkomisionit pėr Evropėn nė Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, me tė cilin u diskutua pėr ēėshtje tė bashkėpunimit ekonomik dhe rėndėsisė sė rritjes dhe nxitjes sė interesit tė biznesit amerikan pėr tė investuar nė Shqipėri nė sektorė strategjikė dhe ekonomi.
Gjate takimit u diskutua edhe pėr rrezikun me tė cilin pėrballet rajoni nga ndėrhyrjet e jashtme dhe nevoja pėr mė shumė konektivitet dhe projekte tė pėrbashkėta rajonale dhe sesi SHBA mund tė kontribuojnė nė kėtė drejtim. U theksua se Shqipėria ėshtė njė partner i rėndėsishėm i SHBA nė rajon dhe se do tė vazhdojė tė mbetet e tillė.

Gjithashtu, Meta u prit nė njė takim edhe nga kongresmeni, Eliot Engel, tė cilin e vlerėsoi si njė mik tė madh tė Shqipėrisė. Gjatė kėtij takimi, u vlerėsua roli i Shqipėrisė si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipėria ėshtė partner luajaj i SHBA-se.

Tė dy bashkėbiseduesit, Meta dhe Engel diskutuan pėr rolin e rėndėsishėm tė diasporės shqiptare, situatėn politike nė vend dhe situatėn nė rajon. Eliot theksoi se shqiptarėt janė faktori mė i rėndėsishėm i paqes dhe stabilitetit nė rajon dhe se Shqipėria kontribuon pėrkrah SHBA-ve dhe NATO-S nė pėrballimin e rrezikut tė terrorizmit nė shkallė globale.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi