Forumi Zeri YT! » Rubrikat » Shtypi - Aktualitet »
BE-ja njėzėri: Bllokada e dhunshme, e papranueshme. Palėt tė dialogojnė

Share

avatar

Posted prej 1st December 2015, 00:42



“Sot kemi qenė dėshmitarė tė vazhdimit tė bllokimit tė punės sė Kuvendit tė Kosovės nga ana e opozitės. Kjo lloj bllokade e dhunshme nuk ėshtė e pranueshme dhe as nuk do tė zgjidhė ndonjė prej problemeve tė qytetarėve tė Kosovės”.

Kėshtu nis reagimi i pėrbashkėt i pėrfaqėsuesve diplomatikė tė shteteve anėtare tė BE-sė nė Kosovė, e shpėrndarė nė formė elektronike nga zyra e BE-sė.

Deklarata bėn thirrje pėr kthimin e dialogut nė jetėn politike nė pėrgjithėsi, si dhe nė Kuvend nė veēanti, pėr tė parandaluar ēdo pėrshkallėzim tė mėtejshėm tė dhunės, qė mund tė ēojė nė dėmtimin e pronės dhe lėndimin e jetėve tė njerėzve.

Nė deklaratė vlerėsohet sjellja paqėsore e opozitės nė protestėn e sė shtunės, si njė shembull i mėnyrės demokratike tė shprehjes sė pakėnaqėsive lidhur me ēėshtjet politike, si dhe ėshtė njė dėshmi, qė Kosova dhe krerėt e saj politikė janė nė gjendje tė angazhohen nė njė dialog politik pėrmes mjeteve demokratike.

“Me kėtė rast ne theksojmė rėndėsinė, qė institucionet tė kryejnė detyrat e tyre nė pėrputhje me detyrimet dhe kompetencat e tyre ligjore, si dhe qė partitė politike e politikanėt tė ushtrojnė aktivitetet e tyre nė kuadėr tė fushėveprimit tė pėrcaktuar me ligj. Askush nuk ėshtė mbi ligjin dhe ligji duhet tė zbatohet njėsoj pėr tė gjithė. Nė njė shoqėri, qė qeveriset nga parimet e sundimit tė ligjit, vendimi i njė organi gjyqėsor duhet tė respektohet dhe tė implementohet, pavarėsisht se pėr kė bėhet fjalė. Njėkohėsisht, gjatė ushtrimit tė funksionit tė tyre, institucionet e gjyqėsorit kanė pėr detyrim tė sigurojnė respektimin e plotė tė tė drejtave tė njeriut, sikurse dhe tė personave nė fjalė”, pėrfundon deklarata e ambasadave apo zyrave tė shteteve anėtare tė BE-sė nė Kosovė.

/ Top Channel



Shiko profilin e anėtarit


avatar
Anėtar i vlerėsuar
Anėtar i vlerėsuar

Posted prej 1st December 2015, 20:08

*
POPULAR

Hero(inė) ėshtė Donika, jo Albini
1 Dhjetor 2015 - 10:55 - Adriatik Kelmendi      

Pėr dallim nga deputetja Kadaj-Bujupi, e cila bėri veprėn pėr tė cilėn beson dhe nuk u fsheh, Kurti, njė egoist i tejpreokupuar me vendin e tij nė histori - nė kėtė tipar lehtėsisht i krahasueshėm me njė tjetėr egoist tė tejpreokupuar me pozitėn personale nė histori, rivalin kryesor Thaēin – vendosi qė tė krahasohej me mė tė mėdhenjtė e popullit: Skėnderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UĒK-nė. Zgjodhi 28 nėntorin pėr ta heroizuar vetveten dhe pėr tė poshtėruar dhe rrezikuar tė gjithė tė tjerėt. E kur them gjithė tė tjerėt, i mendoj nė radhė tė parė kolegėt e tij tė partisė, ata tė opozitės, por edhe popullin e Kosovės

NE MUND TĖ VAZHDOJMĖ tė heshtim, ose tė flasim e tė shkruajmė vetėm sipas ndonjė doracaku qė na shkruan ndonjė politikan, por nėse flasim troē i bie se heroina e vetme e ngjarjeve tė fundit ėshtė deputetja Donika Kadaj – Bujupi dhe absolutisht jo Albin Kurti.
Deputetja e AAK-sė e shumė mandateve tė Kuvendit, Kadaj-Bujupi, ėshtė ngritur pėr tė mbrojtur njė qėllim tė sajin politik, me mėnyrat dhe metodat qė i ka vlerėsuar si tė nevojshme, duke u bazuar nė tė mirėn e vendit dhe tė popullit. Ajo ka kėrkuar tėrheqjen e nėnshkrimeve nga dy marrėveshjet e Qeverisė, atė pėr Asociacionin/Bashkėsinė... dhe atė pėr demarkacionin me Malin e Zi. Pėr t’i arritur kėto, me vetėdije tė plotė dhe me pėrgjegjėsi ka hedhur edhe gaz lotsjellės nė seancėn e Kuvendit, nė shenjė tė bllokimit tė punės sė Legjislativit si protestė deri nė anulimin e marrėveshjeve.
Kryeministri Mustafa dhe zėvendėsi i tij, Thaēi, nė njė rast tė paprecedentė, i kanė dėnuar kėto veprime, duke i quajtur kriminale, dhe kanė ftuar organet e rendit qė tė marrin masa.
Ėshtė lėshuar fletarrestim pėr deputeten Kadaj-Bujupi dhe ajo ka pritur policinė nė shtėpinė e saj. Nuk i ka rezistuar fare arrestimit, edhe pse e ka vlerėsuar atė si njė arrestim politik.
Nė gjykatė ka vazhduar tė jetė e vendosur: “Nuk pendohem. Nėse do tė mė jepet rasti edhe nė tė ardhmen do tė hedh gaz lotsjellės, nėse me kėtė do tė ndikojė qė tė anulohen dy marrėveshje tė dėmshme pėr vendin tim”, ka thėnė kjo nėnė, grua, vajzė, motėr, bashkėshorte dhe deputete.
I ėshtė vazhduar masa e paraburgimit.
Deputetja Kadaj-Bujupi e ka bėrė tė veten.
Ne tė tjerėve si shoqėri na mbetet tė vazhdojmė tė ngulim kėmbė qė tė na dėshmohet se ku ėshtė baza ligjore pėr lėshimin e urdhėrarresteve pėr veprimet e deputetėve brenda Kuvendit, pėr ē'gjė kanė imunitet, sipas Nenit 75 tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės.
Nė tė kundėrtėn bėhet fjalė pėr arrestime politike.
MIRĖPO, NĖSE NUK VAZHDOJMĖ tė heshtim dhe nėse flasim troē i bie se njė veprim heroik si Donika Kadaj – Bujupi nuk e ka bėrė edhe kolegu i saj deputet, Albin Kurti.
Pavarėsisht se kanė post tė njėjtė me Kadaj-Bujupin dhe po angazhohen si tė bashkuar pėr kauzėn e njėjtė, duket se deputeti Kurti veten e mban pėr njė mbinjeri, gjithsesi mbi deputetėt e tjerė tė opozitės e edhe tė pushtetit, pa dyshim mbi kryetarėt e partive opozitare, Ymeri, Haradinaj e Limaj, absolutisht mbi liderėt e institucioneve politike, Jahjaga, Mustafa e Veseli, pashmangshėm mbi udhėheqėsit e gjyqėsisė e tė policisė, por, fatkeqėsisht, edhe mbi gjithė popullin e Kosovės.
Ai, duke pasur njė fletarrestim nė fuqi (edhe pse mund ta klasifikojmė si tė orientuar politikisht), ėshtė fshehur pėr ta pamundėsuar kapjen nga policia. Mirėpo, i vetėdijshėm se nuk mund t’i shmanget policisė pėrgjithmonė e duke mos dashur tė largohej nga Kosova, ai kishte programuar edhe ditėn se kur do t’i nevojitej atij mė sė shumti tė arrestohej.
Kurti, njė egoist i tejpreokupuar me vendin e tij nė histori - nė kėtė tipar lehtėsisht i krahasueshėm me njė tjetėr egoist tė tejpreokupuar me pozitėn personale nė histori, rivalin kryesor Thaēin – ai vendosi qė tė krahasohej me mė tė mėdhenjtė e popullit: Skėnderbeun, Ismail Qemalin, Adem Jasharin dhe UĒK-nė.
Mirėpo, zgjodhi 28 nėntorin pėr ta heroizuar vetveten dhe pėr tė poshtėruar dhe rrezikuar tė gjithė tė tjerėt. E kur them gjithė tė tjerėt, i mendoj nė radhė tė parė kolegėt e tij tė partisė, ata tė opozitės, por edhe popullin e Kosovės.
Manifestimi i opozitės mė 28 nėntor, bashkė me mbledhjen e mbi 200 mijė nėnshkrimeve, pėr mbrojtjen e Kosovės dhe kundėr Dy Marrėveshjeve, janė hapat mė tė dinjitetshėm dhe mė madhėshtorė tė kundėrshtimit nga Opozita e Bashkuar dhe porosia mė e qartė se nuk mund tė mbyllen sytė nga askush. Dhe kėshtu do tė ishte sikur mbinjeriu Kurti tė mos kishte plane tė tjera.
Ai, pavarėsisht se e dinte se ka urdhėrarrest dhe se do tė kapej nga policia nė rastin e parė tė ballafaqimit me ta, nuk mundi t’i rezistonte idesė dehėse tė krahasimit me Skėnderbeun, Qemalin, Jasharin e UĒK-nė. Sikur tė mos ishte i dehur nga egoja dhe madhėshtia halucinative, do tė logjikonte se Manifestimi opozitar i 28 Nėntorit do tė mund tė ishte mjaftueshėm madhėshtor dhe i dinjitetshėm vetėm me pjesėmarrjen e mijėra e mijėra qytetarėve dhe vetėm me fjalimet e kryetarėve tė opozitės Ymeri, Haradinaj e Limaj. Dhe s’kishte fare nevojė qė pėr kapricot e veta ta tradhtonte marrėveshjen me AAK-nė e NISMA-n pėr mosprovokim dhe mospjesėmarrje, si dhe tė poshtėronte me fjalim tri herė mė tė gjatė tre kryetarėt opozitarė.
Pėr mė tepėr, a s’ishte ky i njėjti Kurt qė dha dorėheqje nga posti i kryetarit, pėr tė mbetur vetėm njė anėtar i thjeshtė i LVV-sė?
A s’ėshtė ky njė ish-kryetar partie qė i ka humbur tri palė zgjedhje, duke ia siguruar subjektit tė vet mbetjen nė opozitė?
A s’ėshtė ky i njėjti opozitar, i cili pėr 6 muaj rresht e bllokoi jetėn institucionale, duke na bėrė be e rrfe se ėshtė pikėrisht ky Isa Mustafa ai qė i duhet Kosovės si kryetar Kuvendi (“ose kryetar qeverie, vetėm le tė merren vesh me AAK-nė”, na fliste publikisht) dhe se LDK-ja duhej t’i kishte mė shumė se gjysmėn e qeverisė?
Pėrse pėrnjėherė nevoja qė tė dalė mbi gjithė tė tjerėt, e edhe mbi kryetarin de jure tė partisė, Ymerin?
Nėse ėshtė njėri nga tre deputetėt e LVV-sė me fletarrestim (politik!), pėrse u desh pikėrisht ai tė mbante fjalim e jo Albulena Haxhiu ose Faton Topalli?
NĖSE NUK VAZHDOJMĖ tė heshtim dhe nėse flasim troē i bie se Albin Kurti me aventurėn e tij tė 28 nėntorit, pėr shkak tė tejpreokupimit me vendin e tij nė histori, nuk iu ka bėrė fare vonė se ndėrmori shumė rreziqe (ka mundur fare lehtė edhe tė vetėdorėzohej pas fjalimit dhe ta provonte nė gjyq qėllimin politik tė akuzės), disa prej tė cilave edhe ndodhėn nė realitet:

  • Rrezikoi shkaktimin e luftės ndėrmjet shqiptarėve. Ēka nėse policia do t’i pėrgjigjej provokimit me provokim? Ēka nėse me t’u paraqitur Kurti nė skenė, policia, duke iu referuar urdhėrarrestit nė fuqi, do ta arrestonte atė? Ku do tė na ēonte njė pėrleshje e shqiptarėve tė veshur policė nė njėrėn anė dhe shqiptarėve protestues nė anėn tjetėr?
  • Rrezikoi kompaktėsinė e Opozitės sė Bashkuar dhe relativizimin e kundėrshtimit tė Dy Marrėveshjeve tė dėmshme, pėr shkak tė shfaqjes dhe fjalimit tė padakorduar nė manifestim.
  • Rrezikoi poshtėrimin e gjithė organeve tė rendit tė Republikės, duke u vendosur si individ i paprekshėm.
  • Bėri qė selia e gjithė partisė tė rrethohej me forca tė hekurta policie, duke nxitur pėrleshjet dhe arrestimin e mbi 90 bashkėpartiakėve, mbėshtetėsve tė sinqertė tė LVV-sė ose protestuesve tė ēiltėr kundėr Dy Marrėveshjeve, tė cilėt donin qė ta mbronin.
  • Po insiston qė popullata tė ndahet nė dysh, tashmė jo pėr ose kundėr marrėveshjeve tė dėmshme, por pėr ose kundėr institucioneve tė shtetit.

NĖ FUND, duhet ritheksuar se nuk besoj se ka ndonjė shqiptar me mend nė krye nė Kosovė, i cili do tė mund tė pajtohej me vullnet qė shtetit t’i hiqet njė pjesė e territorit, ose qė t’i jepen tė drejta aq tė mėdha njė komuniteti, i cili nuk e njeh si shtet tė vetin Kosovėn, dhe me kėto tė drejta pastaj t’i mundėsohet ta bllokojė zhvillimin e vetė kėtij vendi, ose qė nė njė tė ardhme edhe ta copėtojė atė.
Ajo qė i dallon shqiptarėt nė kėtė rast ėshtė udha qė duhet ndjekur nė mėnyrė qė tė pamundėsohen qė kėto dėme t’i shkaktohen Kosovės.
E nė kėtė udhė duket se shumica po e bėn pėr Kosovėn. Edhe heroina Donika Kadaj – Bujupi.
Kam pandehur se edhe Albin Kurti.
Por, mė 28 nėntor ai fatkeqėsisht na kumtoi diēka tjetėr.



Shiko profilin e anėtarit


Mesazh (Faqja 1 e 1)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi