A e keni menduar se cilat janë 10 makinat më të shitura në Evropë gjatë vitit 2014? Padyshim që fitues edhe për vitin 2014 është Volkswagen Golf si modeli më e shitur për vitin që lamë pas, me 520.000 modele te shitura.

Volkswagen Golf tashmë 7 vite e mban titullin e modelit më të shitur në Evropë. Vendi i dytë i takoi Ford Fiesta, ndërsa vendi i tretë Renault Clio.

Prodhuesi gjerman, në mesin e 10 modeleve më të shitura ka 2 modelet e saja, ndërsa i gjithë grupacioni Volkswagen me gjithsej 4 modele.

Volkswagen gjatë vitit 2014 ka shitur gjithsej 520.958 makina të modelit Golf, rezultat ky i cili është për 11,1% më i mirë se rezultati i vitit të kaluar, ndërsa modeli i renditur në vendin e dytë në këtë listë Ford Fiesta, mbetet pas me 200.000 makina më pak të shitura.

Clio me pozitën e tretë, ka mbajtur vendin siç e kishte edhe në vitin 2013, ndërsa në pozitën e 4 ndodhet Volkswagen Polo.

Nga lista e TOP 10 makinave më të shitura për vitin 2014 në Evropë janë larguar modelet si Opel Astra dhe BMW Series 3. Vendin e tyre e kanë zëvendësuar Skoda Octavia e cila është pozicionuar në vendin e 8, dhe Audi A3 në pozitën e 10.

Ndërsa në pozitën e 9 akoma ndodhet Nissan Qashqai, si përfaqësuesi i vetëm Japonez nga modelet më të shitura në kontinentin e vjetër./itShqip.com

Lista e plotë:

1. Volkswagen Golf

2. Ford Fiesta

3. Renault Clio

4. Volkswagen Polo

5. Opel Corsa

6. Ford Focus

7. Peugeot 208

8. Škoda Octavia

9. Nissan Qashqai

10. Audi A3